Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 TESTET E CUDITSHME TE OKSFORDIT E KEMBRIXHIT! prej Sun 03 Jun 2012, 10:25

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
TESTET E CUDITSHME TE OKSFORDIT E KEMBRIXHIT!

Të dalësh nga skemat, të dish të improvizosh, të dish të tregosh forcën e karakterit: janë më të rëndësishme se kultura e përgjithshme.

Njohja e mirë e lëndëve dhe notat e mira kalojnë në plan të dytë Të përgatitur në shkollat më prestigjioze të Anglisë, nga profesorë që vijnë nga po këto shkolla me tradita unike pedagogjike e me standarde nga më të lartat në rruzull, mund të thuhet me plot gojën se bëhet fjalë për studentë mjaft të përgatitur. Por duket se nuk mjafton.

Studentit, që synon të hyjë në universitetet prestigjioze angleze të Oksfordit e Kembrixhit, nuk i mjafton thjesht të ketë nota mbi mesataren, por duhet të zotërojë atë “kleçkën” që e bën të vetëm e të pakapshëm nga të tjerët. Kultura e përgjithshme? Tejet e rëndësishme.

Por, si edhe në të gjitha vendet, pjesa dërrmuese e studentëve dhe nxënësve zotërojnë pak a shumë të njëjtën sasi e natyrë informacioni. Janë ata që zotërojnë doza më të mëdha intelekti e informacioni, individë që kanë edhe shanset më të mëdha për të bërë përpara.

Si të vërehet një gjë e tillë në testet e pranimit? Shumë e thjeshtë: duke drejtuar pyetje që në plan të parë duken disi të pakuptimta e ekstravagante, por që nga ana tjetër fshehin brenda sekretin për të zbuluar aftësitë e kandidatëve për të arsyetuar përtej skemave të zakonshme, për të improvizuar në një terren veprimi të panjohur për ta, për të provuar se kultura e tyre e përgjithshme është përtej asaj që mësohet në libra e që e zotërojnë pjesa dërrmuese e tyre.

Për të mos thënë që teste të tilla, jashtë të zakonshmes, shërbejnë për të zbuluar personalitetin e këtyre kandidatëve, për të parë nëse janë vërtet të aftë për tu bërë klasa drejtuese e së ardhmes.

Ja disa nga pyetjet që u bëhen studentëve për tu pranuar në Kembrixh:

Bëni një paralelizëm mes muzikës e arkitekturës – Fakulteti i Arkitekturës

Ka lidhje mes kulturës greke e japoneze? – Letërsi klasike

Nëse një mëngjes do të përshkonit të gjitha fakultetet e universitetit, ç’pyetje do të bënit, apo

ç’pyetje do të parapëlqenit t’iu drejtonin? – Fakulteti i Ekonomisë

Ku ndodhet depozita jonë e gëlqeres? – Fakulteti i Gjeografisë

Hitleri përfaqëson vërtet të keqen? – Fakulteti i Historisë

Jeni dakord që loja e golfit bazohet e gjitha te fati? – Fakulteti Ekonomik

Sa e rehatshme është karrigia ku jeni ulur? – Fakulteti Juridik

Ç’është një pemë? – Fakulteti Mjekësor

Përse luani ping-pong? – Fakulteti i Matematikës

Përse nuk e kemi një vesh në mes të fytyrës? – Fakulteti i Mjekësisë

Më thoni diçka interesante për veten tuaj – Fakulteti i Gjuhëve Moderne dhe Mesjetare

Më përshkruani një patate dhe krahasojeni me një qepë – Fakulteti i Shkencave Natyrore

Po të ishit mi, cila do të qe gjëja më e rëndësishme për ju? – Fakulteti i Shkencave Natyrore
Ju pëlqen qyteti i Birmingemit? – Fakulteti i Shkencave Politike dhe Shoqërore

Ku do ta shpinit një marsian për ti treguar sa më mirë kulturën britanike? – Fakulteti i Shkencave Politike e Shoqërore

Janë gjashtë kandidatë dhe vetëm dy vende. Përse duhet të jeni ju një nga të përzgjedhurit? – Fakulteti i Studimeve Teologjike dhe Fetare

Cila është domethënia e jetës? – Fakulteti Juridik

Si funksionon një kitarë elektrike? – Fakulteti i Shkencave Natyrore

Në trupin e një lope cila është përqindja e ujit që gjendet në raport me rezervat ujore planetare? – Fakulteti i Veterinarisë

Disa nga pyetjet që u drejtohen kandidatëve për të hyrë në Oksford

Cilët janë problemet që i duhet të zgjidhë gjatë dhjetë viteve të ardhshme një inxhinieri në një prej skuadrave të Formulës 1? – Fakulteti i Inxhinierisë

A mund të kultivohen kërpudha në banjën e shtëpisë? – Fakulteti i Shkencave Biologjike

A përdorin taksistët pjesë të ndryshme të trurit për të mbajtur mend rrugët? – Fakulteti i Psikologjisë

Si mund të dimë që 1+1=2 kur koncepti i numrave është shpikur nga vetë njeriu? – Fakulteti i Filozofisë dhe Gjuhëve Moderne

Në rast se do të kishit përballë tri gra shumë të bukura e krejtësisht të zhveshura, cilën do të zgjidhnit? Kjo do të kishte ndonjë rëndësi në aspektin ekonomik? – Fakulteti i Filozofisë, Politikës dhe Ekonomisë

Përse flaka ngrihet gjithnjë lart? – Fakulteti i Fizikës Ç’mendim keni për “të vepruarin” në çifte gei? – Fakulteti i Psikologjisë, Filozofisë e Fiziologjisë

Musolini kishte interes ndaj arkeologjisë? – Fakulteti i Arkeologjisë e Antropologjisë

Kjo është një degë akacie: përshkruajeni – Fakulteti i Shkencave Biologjike

Ekziston gjuha? – Gjuhë Klasike

Krahasoni gripin e shpendëve me uraganet – Fakulteti i Gjeografisë

Përse dikush do të zgjidhte të jetonte në një vend si Islanda? – Fakulteti i Gjeografisë

Përse arkeologëve u pëlqejnë kaq shumë vazot? – Fakulteti i Historisë Moderne

Më shpjegoni jetën e Naomi Campbell – Fakulteti Juridik

Në rast se bie shi, lageni më pak duke ecur apo duke vrapuar? – Fakulteti i Mjekësisë

Përse nuk ka shumë opera lirike në gjuhën frënge? – Fakulteti i Gjuhëve Moderne

Përse të zinjtë thonë se të bardhët nuk dinë të luajnë rrep? – Fakulteti i Muzikës

Një filxhan kafe ftohet më shpejt në rast se qumështi i hidhet përpara, apo pasi është përzier sheqeri? – Fakulteti i Fizikës

Ju e konsideroni veten “si shpirt”? – Fakulteti i Filozofisë, Politikës e Ekonomisë


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons