Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Dhjetë top vendet e shenjta... prej Sat 02 Jun 2012, 21:27

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Dhjetë top vendet e shenjta...

Faltorja në Delfi kushtuar Athinës


Nga shtëpitë mitologjike të perëndive të gjithëpushtetshëm si Zeusi e Shiva deri te ambientet e qeta ku Buda ka përjetuar shenjtimin, këto vende janë të mbushura me legjenda.

Disa sosh vazhdojnë të përdoren për rituale të vjetra shekullore, disa i ka shkelur koha por marrin frymë me energji të posaçme, dhe nëse jeni me fat, me magji të mbetur e cila do të transmetohet në ju.

Mali Parnas, në Greqi

Duke mbizotëruar Delfin në Greqinë qendrore, kjo bjeshkë kishte një rëndësi të madhe në mitologjinë antike. Pos që ishte e shenjtë për porendin Apolon, i cili vizitonte shpesh vendet e shenjta të Delfit, besohej se në bjeshkë jetonin muzat, dhe prandaj ishte shtëpi e këngës dhe poezisë.

Nimfat e Korikit, që secilës prej tyre u vardisej nga një perëndi, kishin lindur në burimin e Shpellës së Korikit në Parnas.

Pema e Mahabodhit, Pylli Bodh Gaja në Indi

Sipas traditës budiste, rreth 500 vjet para erës sonë, kur princi asket Sidarta po bredhte nëpër shtetin e tashëm Bihar të Indisë , ishte ulur të pushonte nën hijen e pemës bodhi. Pas meditimit, që kishte zgjatur tri net, ishte zgjuar i shenjtuar, me përgjigjet që i kishte gjurmuar , të cilat i kishte shndërruar në ligjërime duke i përhapur përmes nxënësve të vet.

Është e kuptueshme që vendi ku Sidarta u bë Budë u shndërrua në vendin më të shenjtë të religjionit budist dhe vend pelegrinazhi shekuj me radhë. Kompleksi i i tempujve rrethon sot pasardhësin e drejtpërdrejtë, siç besohet, të pemës origjinale, në mes të oborrit , nën të cilën ndodhet statuja e Budës.

Mali i Sinajit, Egjipt

Disa nga dogmat e krishterimit (në foto Manastiri i Shën Katrinës) mund të gjenden në Malin e Sinajit. Besohet se në maje të malit Mojsiu mori dhjetë Urdhrat nga Zoti.

Ndonëse nuk ka dëshmi arkeologjike që do të dëshmonin se ky është vendi, kurse shkencëtarët e Biblës teoritizojnë vite me radhë mbi lokacionin e malit mitik, murgët e parë të krishterë besonin se ky është mu ai vendi i shenjtë dhe aty kanë ngritur disa manastire.

Sot vizitorët mund të nisen nga manastiri e Shën Katrinës në rrëzë të malit dhe të ngjiten deri në maje të tij,ku ndodhet qela e Shën Triada, prej nga shfaqet një panoramë e mrekullueshme, sidomos në agim.

Uluru-Kata Tjuta, Australi

Këto dy formacione shkëmbinjsh, të vendosura në Qendrën e Kuqe të Australisë, në mes të kontinentit, paraqesin atraksionet kryesore të Parkut Kombëtar Uluru-Kata Tjuta.

Uluru është një shkëmbë i përbërë nga rëra me maje të rrafshtë, i lartë 335 metra dhe me një perimetër rreth 10 kilometra, me nuanca të errëta në të kuqe, që ndryshojnë gjatë ditës.

Që të dy malet janë të shenjta për popullin Anangu, një nga fiset Aborxhine, që besojnë se shkëmbinjtë janë krijuar gjatë epokës së lashtë të krijimit dhe se edhe tash banohen nga shpirtërat e paraardhësve të tyre (arkeologët kanë zbuluar se në këtë zonë njerëzit kanë jetuar para më shumë se 20 mijë vitesh).

Parku është i hapur për vizitorë, edhe pse është në pronësi të Ananguve, të cilët edhe tash kryejnë në disa lokacione rite të ndryshme. Aty ndodhet Qendra e Kulturës dhe Artit në shkëmbinjtë e Aborxhinit, ndërkaq organizohen edhe vizita me renxherë.

Senote Sagrado (Burimi i shenjtë), Meksikë

Majat e lashtë respektonin ujin për shkak të fuqisë që të mbajë në jetë edhe zotin e shiut Çaka. Shumë zona të Meksikos kanë “senote” përmes “kanaleve” natyrore nëntokësore, ndërkaq Majët besonin se disa nga këto i viziton Çaku personalisht.

Pr këtë arsye disa nga këto burime mbahen të shenjta dhe në to bëhen rituale, sakrifica dhe lihen dhurata, kurse disa shfrytëzoheshin për t’u larë dhe për ujë të pijes.

Njëri nga burimet e shenjta më të njohura është Cenote Sagrado, afër vendzbulimit arkeologjik nga periudha e Majëve – Çiçen Ice në siujdhesën Jukatan.

I krijuar nga shpella natyrale shkëmbore, me faqe të rrëpishme që ngrihen rreth 20 metra mbi vijën e ujit, ky burim është përdorur për rituale dhe sakrifikime të herëpashershme – meshkujt, gratë e fëmijët hidheshin aty gjatë thatësive, me qëllim të mëshirimit të perëndive të ujit.

Kur në shekullin XX arkeologët gërmuan burimin, gjetën kambanë të arta, maska, unaza, pjesë nga xhadi por edhe eshtër njerëzish.

Mali Kailas, Tibet

Ky mal i errët shkëmbor në Tibetin perëndimor është një het-trik i shenjtë, meqë është i shenjtë për budistët, hindusët dhe gjainistët dhe konsiderohet mitik për Axis Mundi, qendër e universit.

Hindusët besojnë se është shtëpia e Zonjës Shiva dhe tokë e begatisë së përjetshme si dhe e festonin Kaailisin në tempuj në gjithë Indinë.

Budistët tantrikë thonë se në mal jeton Buda Demçog, që përfaqëson hyjninë e lartë dhe tri koka bohisate jetonë në kodrat përreth, kurse gjainistët besojnë se në këtë mal (që e quajnë Ashtapad) gjaini i parë ka mbërri nirvanën.

Liqeni i afërt Manasarovar, që konsiderohet burim i pastërtisë, është edhe një vend pelegrinazhi për hindus dhe budistë.

Kodrina Glastonberg, Angli

Në mes të livadheve Samerland në Somerset ngrihet kodra Glastonberg, që shumë kohë mbahej magjike.

Shekuj me radhë ishte burim mitesh: disa qytetërime të lashta kelte e konsideronin se a ishte portë e shtëpisë Gwyn ap Nudd, zotit të botës së nëndheshme dhe mbretit të shtojzovalleve, kurse paganët me siguri e shfrytëzonin për të madhëruar perënditë e tyre.

Më vonë konsiderohej se në këtë vend ndodhej Avaloni i mbretit Artur, meqë në maje të kodrës në shekullin XII janë zbuluar sarkofagët e Arturit dhe të mbretëreshës së tij Gjenovefës.

Kohë më parë disa historianë këtë kodër e kanë lidhur me pelegrinazhin në Qytetin e Shenjtë.

”Vaj në zjarr” kanë hedhur arkeologët të cilët kanë gjetur aty gërmadhat e shtatë verandave simetrike në rrëzë të malit. Ato janë interpretuat në mënyra të ndryshme, nga pemët e mesjetës deri të labirintet neolitike.

Cilado ë të jetë rëndësia e kodrës së Glastonbergu gjatë historisë, besohet se edhe sot ajo ka energji shpirtërore meqë vizitorët thonë se pas shëtitjes nëpër shpatet e saj ndihen më pozitivë dhe plot shpresa.

Në maje të saj ndodhet kisha e Shën Milahlit nga shekulli XV.

Liqeni i Kraterit, Oregon

I formuar para rreth 8 mijë vjetësh, pas një erupsioni masiv, nga i cili u shemb mali Mazam, ky liqen i thellë me ujë të ëmbël në Oregonin Jugor, gjendet 610 metra nën tokë, që e bën liqenin e shtatë më të thellë në botë.

Fisi indian Klamat liqenin e konsideronte vend të shenjtë: sipas legjendës udhëheqësi i botës nëntokësore dhe ai i mbitokës kishin zhvilluar këtu betejë që kishte rezultuar me shkatërrimin e Mazamit.

Liqeni tash është pjesë e Parkut Kombëtar.

Liqeni Atitlan, Guatemalë

Liqeni Atatlan, i vendosur në rrafshnaltat e mesme të Guatemalës, i rrethuar nga tri vullkane, është më i thelli (340 m) në Amerikën Qendrore . Pos për bukuri të rrallë natyrore, njihet sipas fshatrave majane, që rrethojnë brigjet e liqenit, nga të cilat shumë janë aty shekuj me radhë.

Njëri nga fshatrat më të mëdha, Panajaçel, nga shekulli IX, tërheq turistët qysh më 1960.

Banorët e Santijago Atitlana njihen për adhurimin e Maksimit, idilit lokal , në të cilin “bashkohen” perënditë majanë, shenjtërit katolikë dhe legjendat spanjolle.

Rreth liqenit edhe tash kryhen rite majane, nga shpella deri te kodrat e afërta.

Vorbullat (Vortexes), Arizonë

Sedona një kohë të gjatë ka tërhequr njerëzit që i intereson magjia, spirtualiteti, misticizmi dhe metafizika. ASta nuk vinin këtu vetëm për hir të bukurisë dramatike të shkëmbinjve të purpurt.

Zona njihet për vorbullat, qendrat e fuqishme të energjisë kinetike që mund të kenë efekt të fuqishëm ndër ata që i vizitojnë. Rreth qytetit janë katër sosh, ndër to një afër aeroportit.

Fisi indian Javapai dinte për këto qendra dhe i nderonte si energji të “Nënës së madhe” me fotografi dhe vendbanimet e shenjta.

Vizitorët sot mund t’i sodisin në këmbë që të katër pikat (ato në Grykën Bojnton janë më të njohurat) dhe njëherësh mund të meditojnë ose vetëm të “thithin” vibrime të mira.

Pas shëtitjes shumë sish ndihen me diskonim më të mirë dhe me “bateri të mbushura”, e disa madje kanë deklaruar se gjatë qëndrimit në qytet kanë pasur vizione dhe përvoja më të thella shpirtërore.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons