Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (3) prej Thu 23 Jun 2011, 14:29

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (3)

E bukura dhe arti me shumëllojshmërinë e tij (vallëzimi, piktura, skulptura, arkitektura, poezia, drama, muzika, etj) prore e kanë preokupuar mendjen njerëzore përgjithësisht dhe filozofike veçanërisht. Refleksionet e para filozofike lidhur me atë se ç‘është e bukura dhe e shëmtuara, ajo që na pëlqen dhe ajo që nuk na pëlqen, i gjejmë ende te filozofët grek të periudhës kozmologjike – Herakliti, i cili e vuri në pah relativizmin e vlerësimeve estetike, Pitagora, që e theksoi harmoninë si diçka e bukur, Demokriti etj.



8. Etika

Praktika morale është njëra ndër format e para të manifestimit të jetës shoqërore të njeriut si qenie shoqërore. Me të dalë nga bota e kafshëve, njeriu filloi të përcaktojë disa sjellje të vetat dhe të tjerëve – diçka që duhet e janë në rregull dhe diçka që nuk duhet nuk janë në rregull. Nëse Hegeli ka të drejtë kur thotë se forma më elementare e mendimit filozofik u shpreh në sentencat morale, atëherë del se çështja morale (etike) bashk me ontologjinë janë problemet më të vjetra në filozofi. Edhe filozofët e vjetër grek krahas çështjeve që u morën me kozmosin, substancën etj., ata u morën edhe me çështjen etike – e mira, e keqja, e drejta, e padrejta etj. Andaj është e lidhur ngushtë njohja dhe vlerësimi, e këtej edhe vlerësimi moral, sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm të njohë gjërat, por edhe synon ta vlerësojë atë që e din. Veprat, sjelljet, qëllimet, kriteret dhe vlerat morale u bënë objekt i analizës sistematike filozofike. Megjithëse shumë filozof para Aristotelit u morën dhe kontribuan në çështjet morale (etike) prapëseprap, themelues i Etikës si doktrinë filozofike llogaritet Aristoteli. Etika si disciplinë merret me studimin e çështjes së burimit, esencës dhe të funksionit të moralit. Ç’është morali, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e lejushmja dhe e palejueshmja, detyra morale, vlera etj., të gjitha këto janë çështje me të cilat merret Etika. Të gjitha pikëpamjet etike mund t’i ndajmë në pikëpamje etike autonome dhe heteronome. Pikpamja etike heteronome, burimin e çdo sjellje e gjen jo në njeriun por si subjekt i moralit diku jasht dhe pavarsisht nga njeriu. Në etikën e këtillë është etika religjioze, kozmologjike e Heraklitit, Pitagorës, Akuinit etj. Etika autonome, përkundrazi konsideron se burimi i çdo morali dhe veprimi moral gjindet në vetë njeriun. Përfaqësues më të njohur janë Sokrati, Stoikët, Kanti, Fihte, Marksi etj. Stoikët thonë se për të qenë i lumtur njeriu, mjafton të heqë dorë nga interesat dhe ta ruaj autonominë e mendjes. Përfaqësues tipik i etikës autonome është Kanti. Ai thot se askund në botë për më tepër, as jasht saj, nuk mund të merret me mend asgjë që pa kurrfar kufizimesh mund të konsiderohet e mirë, pos vullnetit të mirë. Vullneti i mirë është vullneti racional që mbështetet në mendjen praktike.

9. Estetika

“Njeriu, - thotë Maksim Gorki – sipas natyrës së tij është artist”.

E bukura dhe arti me shumëllojshmërinë e tij (vallëzimi, piktura, skulptura, arkitektura, poezia, drama, muzika, etj) prore e kanë preokupuar mendjen njerëzore përgjithësisht dhe filozofike veçanërisht. Refleksionet e para filozofike lidhur me atë se ç‘është e bukura dhe e shëmtuara, ajo që na pëlqen dhe ajo që nuk na pëlqen, i gjejmë ende te filozofët grek të periudhës kozmologjike – Herakliti, i cili e vuri në pah relativizmin e vlerësimeve estetike, Pitagora, që e theksoi harmoninë si diçka e bukur, Demokriti etj. Sofistët, Sokrati, e veçanërisht Platoni me veprat e tij të famshme “Shteti”, “Hipija i Madh”, “Gostia apo për dashurinë”, “Filebi”, Aristoteli me veprat “Poetika”, “Etika”, “Retorika”, etj, sikurse edhe Plotini me veprën e tij “Eneade”, Toma Akuini etj, ia vunë bazat e një metafizike, përkatësisht të një filozofie të të bukurit në përgjithësi.
Fjala “estetika” është paraqitur për herë të parë në gjysmën e shekullit XVIII. Në vitin 1750 Baumgarteni e botoi pjesën e parë të veprës së tij me titull “Aesthetica”. Baumgarteni si në njërën ashtu edhe në veprën tjetër, estetikën (nga greqishtja “aisthesis – perceptim, ndijim) e përcaktoi si shkencë për të njohurit senzual, qëllimi kryesor i së cilit është shpjegimi i të bukurit. Me ndryshim nga të njohurit racional edhe gnoseologjia “estetika është … shkenca për të njohurit senzual”, pra është një gnoseologji më e ulët. (“gnoseologia interior”). Gjatë zhvillimit të saj historik estetika, përkatësisht filozofia e të bukurit dhe artit u kuptua dhe u përcaktua ndryshe – ndryshe. Sipas Aristotelit, ajo ka për detyrë të bëjë përgjithësime lidhur me krijimtarinë artistike dhe si e tillë është pjesë përbërëse e filozofisë. Toma Akuini dhe filozofët e tjerë mesjetarë synojnë që estetikën, sikurse edhe tërë filozofinë e shkencën në përgjithësi ta vënë në shërbim të Zotit dhe fesë.
Sipas Kantit, estetika nuk është tjetër veçse një “kritikë e shijes” artistike, kurse Hegeli estetikën e përcaktoi si “filozofi e artit, madje jo e çdo arti, por e ‘arteve të bukura’. Të shumta dhe të shumëllojshme janë pikëpamjet për artin, të bukurit, komiken, tragjiken, të madhërishmen dhe çështjet e tjera me të cilat merret estetika si doktrinë e posaçme. Të gjitha këto pikëpamje të ndryshme dhe herë – herë të kundërthënshme që tentojnë ta përcaktojnë artin dhe të bukurën mund të ndahen, me kusht që ta sakrifikojmë saktësinë dhe ta thjeshtësojmë çështjen, në dy grupe të mëdha: pikëpamjet objektiviste dhe pikëpamjet subjektiviste. Sipas pikëpamjeve estetike objektiviste e bukura dhe baza më e thellë e artit në përgjithësi gjendet jashtë subjektit si diçka objektive (harmonia, përpjestimi, cilësia, uniteti, esenca, raporti, ideja etj). Pikëpamja estetike objektiviste presupozon – në një mënyrë ose në një tjetër – se arti është mënyrë e caktuar e pasqyrimit, e të shprehurit dhe e paraqitjes së të bukurës objektive. Pikëpamje të këtilla estetike kishin Platoni, Toma Akuini, Nikola Bualo, Hegeli, Maksimilian Bek, Zhak Mariten, Etjen Surio etj. Platoni i cili i kushtoi kujdes të madh çështjes së të bukurës dhe artit, të bukurit, e përcakton në mënyrë objektiviste dhe idealiste. Të bukurit ekziston si një ide objektive, si njëtrajtësi dhe esencë e amshueshme dhe e pavdirshme e gjësendeve dhe e dukurive senzuale. Dora, këmba, fytyra, mali, fusha etj., nuk mund të jenë të bukura për vete dhe në vete. Këto dhe gjërat e tjera senzuale e të ndryshme mund të jenë të bukura vetëm aq sa participojnë në ide ose idetë në to. Arti është vetëm kopjim ose pasqyrim i sendeve senzuale, të cilat në anën tjetër, edhe vetë janë kopjim ose hije e ideve të tyre. Toma Akuini presupozon se bukuria e vërtetë është bukuria hyjnore, e cila ekziston pavarësisht nga njeriu dhe njerëzia. Arti dhe bukuria artistike është vetëm simbol i të bukurës objektive hyjnore. Të bukurit sipas Hegelit, është manifestim konkret senzual i idesë absolute, e cila paraqet fillimin dhe fundin e çdo gjëje. Maksimilian Bek, është i mendimit se e bukura ekziston objektivisht dhe si formë e objektivizuar na është e dhënë në perceptimet tona.
Përkundër këtyre, pikëpamjet estetike subjektiviste nisen nga propozicioni se të bukurit dhe baza e artit dhe e krijimit artistik ekziston vetëm brenda subjektit dhe veprimtarisë së tij. Pavarsisht dhe jasht subjektit dhe veprimtarisë së vetëdijes nuk ekziston ndonjë e bukur objektive e natyrore. Natyra, sendet, dukuritë, njerëzit e të tjera janë të bukur vetëm në mbështetje të asaj që subjekti, vetëdija i kumton të tillë. Proklamimi i subjektit si i vetmi faktor që determinon të bukurit dhe artistiken sjell medoemos deri te një relativizëm estetik, i cili në shumicën e rasteve ka për moto pohimin se “për shijen nuk mund të diskutohet”. Përfaqësues të subjektivizmit estetik janë: David Hjumi, Imanuel Kant, Viktor Bash, Ditrih Hajnrir Kerler, Teodor Lips etj. Njëri ndër përfaqësuesit e parë të pikëpamjes estetike subjektiviste është David Hjumi, i cili e mohon ekzistimin e të bukurit në natyrë. “Të bukurit – thotë Hjumi – nuk është veti e vetë sendeve: të bukurit ekziston vetëm në vetëdijen e vrojtuesit dhe çdo vetëdije e vëren një të bukur të veçantë. Subjekti është i lirë që ta vërejë, sipas shijes së tij, një të bukur të veçantë, i cili nuk është e thënë të jetë patjetër e bukur edhe për subjektet e tjerë”. Sipas Kantit, “fuqia e të gjykuarit” është ligjdhënëse në lëmin e estetikës sikurse që mendja është ligjdhënëse në lëmin e natyrës. Principi objektiv i të gjykuarit estetik është i pamundur dhe të pëlqyerit e përgjithshëm mund të jetë vetëm subjektiv. Subjektivizmi etsetik i Kantit, i cili insiston që të pëlqyerit duhet të jetë i përgjithshëm, është i detyruar të përfundojë në një formalizëm estetik. Sipas Kantit, “e bukur është ajo që pa koncepte përfytyrohet si objekt i të pëlqyerit të përgjithshëm, dhe na pëlqen pa kurrfarë interesi”. Të bukurit nuk është cilësi e qenies, e realitetit të jashtëm, por diçka që i përshkruhet atij nga ana e subjektit.
Si pikëpamjet subjektiviste, ashtu edhe ato objektviste estetike, janë të njëanshme dhe nuk mund të pranohen plotësisht. Ato me të drejtë kanë theksuar këtë ose atë anë të çështjes së estetikës, artit, të bukurit, etj, por nuk janë në gjendje që ta kuptojnë tërësinë e çështjes – veprën artistike dhe raportin midis subjektives dhe objektives. Kuptohet se të bukurit nuk mund të jetë vetëm produkt i vetëdijes së kulluar, i ndjenjave, sepse me këtë rast është e pamundur që të shpjegohet fakti se si dhe për ç‘arsye disa vepra artistike na pëlqejnë përgjithësisht. Pa vetëdije, pa subjekt nuk mund të ketë art, por vetë subjekti, vetëdija është e kushtëzuar në mënyrë objektive dhe historike – shoqërore. Në anën tjetër, natyra dhe fenomenet e saj janë kusht që njeriu si krijues i artit të ekzistojë, të krijojë, të modulojë, por ato nuk kanë domethënie pa njeriun. Është indikativ mendimi i Marksit për vetitë estetike të arit dhe argjendit, sikurse edhe për vlerën dhe çmimin e mallit. Estetika Marksiste, në ujdi me filozofinë materialiste dhe dialektike duhet të niset nga presupozimi se natyra dhe sendet natyrore kanë disa “veti estetike”, janë të bukura dhe se si të tilla paraqesin bazën, piknisjen, stimulimin për krijime artistike. “Vetitë estetike” të sendeve reflektohen, thehen, ndërmjetësohen dhe sublimohen përmes vetëdijes subjektive të krijuesit dhe shndërrohen në veti estetike të veprës artistike.




10. Aksiologjia

Aksiologjia është padyshim disiplina filozofike më e re. Ajo hyri në strukturën e filozofisë bashkëkohore borgjeze kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Fjalën aksiologji (nga greqishtja “aksios” – vlerë, “logos” – shkencë, doktrinë) i pari e përdori mendimtari françez P. Lapi, kurse fill pas tij edhe filozofi gjerman Eduard Hartman. Mirëpo themelues i vërtetë i aksiologjisë është Herman Loce i cili në veprën e tij “Mikrokozmosi” e problematizoi në mënyrë sistematike çështjen zaten të hetuar kaherë në etikë, estetikë, logjikë, gnoseologji etj, lidhur me vlerat dhe të vlejturit, dhe këtë e veçoi si një problematikë të veçantë filozofike. Si disiplinë filozofike, aksiologjia merret me studimin e esencës, llojeve, kierarkisë, mënyrës së ekzistuarit të vlerave më të përgjithshme dhe mënyrës së të vlejturit të normave, sikurse edhe të raportit midis vlerave e normave dhe të njëmendësisë. Kështu e përcaktuar si disiplinë filozofike për vlerat më të përgjithshme, aksiologjia i parashtron këto pyetje: ç‘janë vlerat më të përgjithshme dhe cili është raporti i tyre me llojet e tjera të vlerave; cila është renditja e vlerave sipas rëndësisë së tyre; në çmënyrë ekzistojnë vlerat, cili është statusi i tyre ontologjik; a ekzistojnë ato vetëm në mënyrën subjektive apo në mënyrën objektive jasht nesh dhe pavarësisht nga ne; a mund të njihen dhe si mund të njihen ato me anë të mendjes, arsyes apo intuitës; për ç‘arsye vlerat dhe normat vlejnë, kurse antivlerat nuk vlejnë, etj? Duke i parashtruar këto dhe çështjet e tjera, lidhur me vlerat dhe normat, aksiologjia gërshetohet me të gjitha disiplinat e tjera filozofike, e veçanërisht me etikën, estetikën dhe antropologjinë. Mirëpo, ndërsa etika dhe estetika si disiplina filozofike kanë të bëjnë me vlerat në formë të të vërtetës (logjika), të mirës (etika), të bukurit (estetika), etj., aksiologjia ka të bëjë me vlerat më të përgjithshme si të tilla, pra me atë është e përgjithshme dhe e përbashkët për të gjitha llojet e vlerave.
Jo vetëm lidhur me vetë aksiologjinë, por as lidhur me atë që studjon ajo – vlerat, normat, idealet etj. – nuk ekziston ndonjë pikëpamje, të cilën do ta aprovonin të gjithë filozofët. Pikërisht këta, në faktin e mospajtueshmërisë rreth asaj se ç‘janë vlerat, si ekzistojnë ato etj., qëndron njëra ndër karakteristikat esenciale të aksiologjisë si disiplinë filozofike, si formë e persiatjes filozofike e cila, përkundër arsyes së shëndoshë, nuk pranon asnjë përkufizim apo të vërtetë të padiskutueshme dhe të amshueshme. Sipas shpjegimit të esencës dhe të mënyrës së ekzistimit të vlerave, dallojmë një sërë pikëpamjesh aksiologjike, siç janë neokantizmi, natyralizmi, fenomenologjizmi, neopozitivizmi e të tjera.
Aksiologjia neokantiste frajburgiane e Vindelbandit dhe e Rikertit, çështjen e vlerës e trajton në mënyrë ideliste –objektive, duke e mohuar ekzistimin real apo psikik të vlerave dhe të normave. Midis qenies apo njëmendësisë, në njërën anë, dhe vlerës, në anën tjetër, nuk ka kurrfarë lidhje apo ngjashmëri. Sipas V. Vindelbandit, vlerat ekzistojnë në një botë të veçantë transcendentale si norma, domethënie apo të vlejtur universal. Si të tilla, vlerat qëndrojnë përmbi ligjet e natyrës dhe të kulturës dhe mëtanë tyre. Hajnrih Rikert vërteton se “vlerat nuk paraqesin ndonjë njëmendësi as fizike as psikike. Esenca e tyre qëndron në domethënien, e jo në fakticitetin e tyre”. Me fjalë të tjera Rikerti është i mendimit se vlerat nuk kanë të bëjnë as me objektiven e as me subjektiven, por me një botë të veçantë që është mëtanë këtyre. Maks Sheleri vuri bazat e një aksiologjie fenomenologjike. Sipas Shelerit, vlerat janë fenomene objektive, por nuk varen nga bartësit e tyre, përkatësisht nga gjësendet dhe njerëzit. Bartësi i vlerës mund të ndryshojë, por, vetë vlera si fenomen objektiv nuk ndryshon. Vlerat nuk mund të njihen jo me anë të mendjes, apo të arsyes, por me anë të intuitës. Vlerat – thotë Hartmani – nuk janë tjetër veçse “esenca ideale” që ekzistojnë në mënyrë objektive. Vlerat si “esenca ideale” janë diçka jokohore dhe jashtëkohore dhe këtu qëndron dallimi i tyre nga qeniet materiale që janë kohore. Ralf Barton Peri paraqet një pikëpamje aksiologjike natyraliste. Përkundër antinatyralizmit të Xhorxh Murit, i cili e mohon lidhjen midis vlerave dhe nevojave, interesave, natyrës së njeriut e të tjera, aksiologjia natyraliste e Perit konsideron se vlerat janë objekte të interesit. Baza dhe burimi i të gjitha vlerave është interesi, kurse ky është vetë njeriu dhe natyra e tij. Jashtë dhe pavarësisht nga interesi si shprehje e jetës dhe e natyrës së njeriut nuk mund të ketë vlera. Përkundër këtyre dhe shumë pikëpamjeve të tjera aksiologjike në filozofinë borgjeze, që aq shumë e çmojnë aksiologjinë, neopozitivizmi (Ejer, Karnap, Rasel etj) e mohon mundësinë që vlerat të trajtohen në mënyrë shkencore. “E mira”, “e bukura”, “e vlefshmja” etj, sikurse edhe gjykimet lidhur me vlerat përgjithësisht, as nuk mund të provohen, as të përgënjeshtrohen. Prandaj, vlerat dhe gjykimet vlerësore nuk mund të jenë objekt i analizës shkencore, por vetëm objekt i një diskripsioni. Sipas neopozitivizmit, çështjet lidhur me vlerat janë “të pakuptimta”, sikurse edhe çështjet e tjera metafizike filozofike. Aksiologjia ekzistencialiste karakterizohet me një notë të theksuar të subjektivizmit.
Aksiologjia Marksiste bazat teorike të së cilës ia ka vënë Marksi në veprat “Manuskriptet ekonomike – filozofike të vitit 1844”, “Kapitali” etj., nuk e aprovon as objektivizmin (neokantizmi, fenomenologjizmi) as subjektivizmin aksiologjik (pozitivizmin, ekzistencializmin etj) sepse vlerat nuk janë as vetëm objektive, që ekzistojnë jashtë dhe pavarsisht nga njeriu, as vetëm subjektive, diçka që krijohet në vetëdije dhe ekziston vetëm brenda saj pavarësisht nga raportet, përcaktimet, cilësitë e sendeve, të dukurive apo të proceseve. Vlerat janë të lidhura ngushtësisht dhe të kushtëzuara si nga objekti ashtu edhe nga subjekti. Ato janë njëri nga momentet e shumta të unitetit të objektit dhe subjektit. “Prandaj, vlera njerëzore janë vetëm ato të mira, të cilat – te njeriu – i plotësojnë interesat njerëzore, nevojat njerëzore, përkatësisht ato interesa, nevoja, dobi të tërësisë optimale konkrete dhe të qenies njerëzore”. Jovlerat janë ato objekte, raporte, cilësi që as nuk i plotësojnë as nuk i pengojnë interesat e nevojat me të cilat është e lidhur tërësia dhe qenia e njeriut. Antivlerat janë qenie të tilla, raporte, cilësi, që e pengojnë, madje edhe e zhdukin “tërësinë optimale konkrete dhe qenien njerëzore”. Pra, vlerat janë të lidhura me interesat dhe nevojat, por nuk janë identike me këto. Vlerat dhe interesat përputhen vetëm pjesërisht ndër vete.

11. Antropologjia

Antropologjia (prej greqishtes “anthropos” – njeriu) është disiplina më e re filozofike dhe njëra ndër më aktualet në filozofinë bashëkokohore përgjithësisht. Aktualiteti i antropologjisë filozofike del nga fakti se për njeriun asnjë çështje apo problem tjetër filozofik, teorik ose praktik nuk mund të jetë më interesant, më i drejtpërdrejtë, i lidhur me të dhe më me vlerë sesa vetë ai. Çështja e njeriut si qenie e posaçme është e pranishme edhe në ato filozofema e sisteme filozofike, të cilat verbalisht e mohojnë vlerën dhe mundësinë e shqyrtimit teorik filozofik të njeriut. Mund të thuhet me të drejtë se çështja e njeriut, e esencës, e praktikës, e jetës, e domethënies së tij, është çështje fundamentale, çështje e të gjitha çështjeve filozofike. Qysh në fillim të sajimit dhe të formimit të mendimit filozofik në Greqinë e vjetër skllavopronare njeriu erdh e u bë objekt i rëndësishëm i analizave dhe i persiatjeve filozofike. Sofisti Protagora ishte i mendimit se e tërë problematika shkencore e filozofike duhet t’i subordinohet problematikës antropologjike, meqë “njeriu është masa e çdo gjëje”. Sokrati insistoi gjithashtu në njohjen, përcaktimin e njeriut si diçka më e lartë dhe më me vlerë në tërë kozmosin. Sipas Sokratit, detyra e filozofisë nuk është ta njohë natyrën dhe fenomenet natyrore, sepse kjo nuk është e mundur, por ta analizojë njeriun. “Njih vetveten” – ishte maksima themelore e filozofisë së Sokratit dhe porosia e tij kryesore drejtuar njeriut. Platoni, Aristoteli, Epikuri, stoikët etj., e analizuan njeriun dhe e përcaktuan atë si qenie mendore (Platoni), qenie politike (Aristoteli) etj., por nuk ia dolën ta hetojnë atë që njeriun e karakterizon në mënyrë esenciale. Pas nënçmimit të problematikës antropologjike në mesjetën e errët dhe të degradimit praktik e teorik të njeriut si qenie “mëkatqare” dhe e paaftë që ta njohë të vërtetën për botën, për Zotin dhe për vetveten, në kohën e Renesansës u aktualizua jashtëzakonisht çështja e njeriut, kurse humanizmi dhe individualizmi u bënë tipare esenciale dhe dominante të tërë mendimit teorik dhe filozofik.
I pari që u angazhua për trajtimin e antropologjisë si dije universale, ishte materialisti i njohur Ludvig Fojerbahu. Sipas Fojerbahut, “filozofia e re (do me thënë filozofia e tij) e bënë njeriun, duke përfshirë këtu edhe natyrën si bazë të njeriut, të vetmin objekt universal dhe më të lartë të filozofisë, pra, antropologjia, duke e përfshirë këtu edhe fiziologjinë, shndërrohet në shkencë universale. Përkundër idealizmit përgjithësisht, dhe idealizmit të Hegelit veçanërisht, i cili njeriun e kupton si një qenie shpirtërore, të ndarë nga natyra, Fojerbahu, njeriun e trajton si qenie të njëmendtë, të plotë dhe të njësuar me natyrën. Antropologjia materialiste e Fojerbahut “si shkencë universale”, kurorë e tërë filozofisë e përcakton njeriun si “masë të mendjes” dhe tërë asaj që ekziston. Sipas antropologjisë së Fojerbahut, “dialektika e njëmendtë nuk është monolog i mendimtarit të vetmuar me vetveten, por dialog në mes të Unit dhe të Tisë”. Megjithëkëtë, edhe megjithëse pas Fojerbahut Marksi dhe Engelsi e ngritën në shkallën më të lartë mendimin teorik për njeriun dhe historinë, prapëseprapë themelues i antropologjisë, si një disiplinë e veçantë filozofike konsiderohet filozofi gjerman Maks Sheleri. Ai, qysh në esenë e tij “Lidhur me idenë për njeriun” theksoi se “në një pikëpamje të gjitha çështjet qendrore të filozofisë mund të reduktohen në pyetjen: ç‘është njeriu dhe cila është pozita e tij në totalitetin e përgjithshëm të qenies, të botës dhe të Zotit”? Nevojën urgjente për themelimin e një antropologjie filozofike si disiplinë e veçantë filozofike, e cila do ta ndriçonte atë që njeriun e karakterizon në mënyrë esenciale dhe e dallon nga qeniet e tjera, Sheleri e provon me faktin se tri konceptet themelore të deritanishme për njeriun – koncepti çifut - krishter, i cili njeriun e trajton lidhur me legjendën për Adamin dhe Evën, greko-romak, sipas të cilit njeriu është qenie mendore dhe konceptit natyralist-gjenetik-psikologjik, sipas të cilit njeriu është rezultat i zhvillimit evolutiv të natyrës – nuk kanë mundur të sigurojnë një “ide unike për njeriun”. Për arsye të paaftësisë së këtyre dhe koncepteve të tjera, që ta kuptojnë drejtë qenien e njeriut, njeriu i është bërë problem vetvetes më shumë se kurdoherë më parë. Edhe pse janë zmadhuar, thelluar dhe begatuar njohuritë e shumta njeriu i sotëm, thotë Sheleri, gjendet i habitur dhe i dezorientuar para “enigmës” së vetë, enigmës njerëzore. Me qëllim që të sigurojë një “ide unike për njeriun” dhe kështu t’i evitojë të gjitha kontestet në shkencën e historisë, sociologjisë etj., “iu përvesha punës që në një bazë të gjërë ta paraqes një tentativë të re të antropologjisë filozofike” – thotë Sheleri. Duke e përcaktuar këtë disiplinë të re filozofike, Sheleri thekson se “detyra e antropologjisë filozofike është të tregojë saktësisht se si nga struktura themelore e qenies njerëzore … pasojnë të gjitha monopolet, punët dhe veprat specifike të njeriut, siç janë: gjuha, ndërgjegja, veglat, armët, idetë për të drejtën e të padrejtën, shteti, qeverisja, funksionet treguese të artit, miti, feja, shkenca, historia dhe sociabiliteti. Antropologjia filozofike duhet të përgjigjet, përveç tjerash, në pyetjen se “cili është raporti metafizik i njeriut me bazën e të gjitha sendeve”. Përveç kësaj, antropologjia si “shkencë themelore për esencën dhe strukturën esenciale të njeriut” ka për detyrë të shpjegojë origjinën dhe fillimin fizik, psikik dhe shpirtëror të njeriut në këtë botë, sikurse edhe kahjet dhe ligjet themelore, të zhvillimit biologjik, psikik, shpirtëror-historik dhe social të tij. Është meritë e padiskutueshme e Shelerit që e aktualizoi dhe sërish e problematizoi problematikën antropologjike, sikurse edhe ndriçimi i shumë çështjeve lidhur me njeriun. Mirëpo, antropologjia filozofike e tij është në esencë idealiste dhe e papranueshme në tërësi. Idealizmi i Shelerit, i cili sikurse edhe shumë mendimtarë borgjez, dëshiron ta kapërcejë kontraverzën idealizmi – materializmi, qëndron në pohimin e tij se ajo që njeriun e bënë njeri me ndryshim nga qeniet e tjera nuk është as mendja, as arsyeja, as praktika, por fryma. Idealizmi i Shelerit dhe i antropologjisë së tij filozofike shihet sheshazi në pohimin se njeriu është kërkues i Zotit, dhe si personalitet, si qenie frymore i pavdekshëm.
Antropologjinë filozofike e përkrahën dhe e zhvilluan më tutje Plesneri, Geleni, Rothakeri, Buberi, Rintelen, Landman etj. Plesneri konsiderohet me të drejtë si njëri ndër themeluesit e antropologjisë bashkëkohore borgjeze. Plesneri dhe Geleni janë nismëtarë të një antropologjie filozofike të veprimit. Sipas tyre, ajo që e karakterizon në mënyrë esenciale dhe që e dallon nga qeniet e tjera është veprimi. Plesneri konstaton me të drejtë se njeriu nuk është vetëm qenie që vlerëson, që mendon, por në rradhë të parë, qenie që vepron. Esenca më e thellë e njeriut si qenie e posaçme dhe si objekt i antropologjisë filozofike konsiston në faktin se ai prore synon ta kapërcejë vetveten dhe gjendjen e tij të dhënë. Këtë synim themelor të njeriut Plesneri e quan “ekscentricitet”. Një rrymë e posaçme e antropologjisë bashkëkohore është e ashtuquajtura “antropologjia kulturore”, përfaqësues të së cilës janë Erih Rothaker, Mihael Landman etj. Sipas Landmanit dhe “antropologjisë kulturore” të tij, njeriu është një qenie kulturore, respektivisht një qenie e kulturës. Kultura, në anën tjetër, nuk është gjë tjetër veçse materializim i frymës objektive, e cila më parë gjendet vetëm në subjektin. Duke krijuar në mënyrë të lirë vlera kulturore, njeriu në të vërtetë e bart frymën objektive në një substrat të jashtëm. Sa më e madhe që të jetë kultura objektive si sendërtim i frymës, aq më e vogël do të jetë kultura subjektive dhe vetë njeriu. Nuk ka dyshim se antropologjia bashkëkohore borgjeze ka meritë jo vetëm që e aktualizoi antropologjinë filozofike, por edhe për arsye se brenda saj janë arritur rezultate interesante në lidhje me qenien njerëzore. Antropologjia filozofike borgjeze është kryesisht idealiste, kur e hipostazon vetëdijen dhe subjektiven irracionaliste, kur e përcakton vullnetin “praktikën” si superiore ndaj mendjes.
Në krahasim me antropologjinë borgjeze, antropologjia filozofike marksiste, bazat e së cilës ia kanë vënë Marksi dhe Engelsi në veprat e tyre “Manuskriptet ekonomike - filozofike”, “Ideologjia gjermane”, “Familja e shenjtë” etj., përmban një sërë përparësish teorike – metodologjike dhe ideore. Ndryshe nga antropologjia filozofike borgjeze, e cila është idealiste, metafizike, irracionaliste dhe pesimiste, antropologjia marksiste është materialiste – dialektive dhe optimale, meqë presupozon se njeriu i organizuar mirë, drejtë, mund dhe duhet t’i flakë të gjitha format e tjetërsimit, të cilat paraqesin pengesë për sendërtimin e njeriut të vërtetë dhe të humanizmit revolucionar. Antropologjia filozofike marksiste është një disiplinë filozofike, e cila merret me studimin e esencës, domethënies dhe pozitës së njeriut në mënyrë, kuptimit të jetës së tij, sikurse edhe mënyrën, ligjet dhe format e modifikimit të “natyrës njerëzore në përgjithësi” në fazat dhe rrethanat e ndryshme historike – shoqërore dhe kulturore. Mendimi themelor prirës i antropologjisë marksiste është se njeriu paraqet një qenie të arsyeshme natyrore – shoqërore të tij, njeriu nuk mund të kuptohet drejt dhe si duhet, meqë pikërisht praktika është ajo që atë e karakterizon në mënyrë esenciale.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (3) prej Thu 07 Feb 2013, 05:43

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
C'eshte Filozofia

Qe ne lashtesi Eshte krijuar perfytyrimi per filozofine si dije per gjithcka.Ky kuptim lidhet me etimologjine e

fjales filo - sofia = pro diturise, pra te duash diturine.Per me teper, ne lashtesi filozofet ishin edhe njerezit me te

ditur.Ata ishin dijetare te shumanshem: matematikane,mjeke,gjeometra,biologe,astronome,ast rologe,oratore etj.

Filozofia mendohej si pema e madhe e diturise, qe perfshinte te gjitha
deget e njohjes njerezore, ose si shkenca e shkencave.Aristoteli e
shikonte filozofine si shkencen e shkaqeve dhe te parimeve te para.
Ideali i te diturit nenkuptonte nje zoterim te plote te sjelljes ne saje
te nje mendimi racional. Meqenese filozofia studionte gjithcka, ajo
duhej t'i jepte njeriut "fuqine magjike" per te zoteruar pasionet e
erreta qe vlonin brenda qenies njerezore, deshirat e shumellojshme, si
dhe te jepte zgjidhje per problemet e shumta qe njeriu haste ne jete.
Filozofia duhet te ishte fuqia per ta bere njeriun te lumtur. Por jeta
tregonte se as vete filozofet nuk ishin njerez me te lumtur, se ,
megjithese ata mund te parashikonin eklipset diellore me saktesi te
jashtezakonshme ( psh. Talesi, nje nga themeluesit e shkolles se para
filozofike te miletit, parashikoi eklipsin e diellit), ata nuk mund te
jepnin receta te gatshme per te zgjidhur cdo veshtiresi ne jeten e
njeriut Kuptimin per filozofine si nje fuqi e jashtezakonshme arriti
kulmin ne perpjekjet e alkimisteve per te gjetur gurin filozofik, i cili
do te thyente kufijte qe natyra kishte vene ne jeten e njeriut, do ti
jepte njeriut fuqi, rinidhe bukuris te perhershme. Keto perfytyrime u kapercyen me Rilindjen
Evropiane, kurse ideja per perputhjen e mendimit me veprimin, sundimin e
arsyes ndaj cdo akti te sjelljes njerezore vazhdoi te mbetej ideali
qendror per filozofine deri ne shek. XIX. Sot ky pretendime nuk pranohet
shume .

Filozofet nuk jane te vetmit miq te diturise dhe , per me teper, nuk
pretendojne te jene njerzit me te ditur. Zhvillimi i jashtezakonshem i
shkences, teknikes, teknologjise i ka zgjeruar se tepermi horizontet e
dijes njerezore, fuqite e njeriut dhe i ka siguruar mjete per te
ndryshuar natyren e per te rritur pa nderprerje nivelin e jeteses. Cili
eshte roli i filozofise, me se merret ajo? Mos valle ajo eshte e
panevojshme, meqe sot cdo aspekt i realitetit studiohet nga shkencat e
vecanta, qe perfshijne dhjetera disiplina teper te specializuara?
Filozofia vazhdon te qendroje me vizionin e saj per boten, pa perseritur
shkencat dhe pa u shkrire me shkencat e ndryshme. Filozifia eshte
refleksioni qe synon diturine, mencurine.

Refleksioni eshte metoda, rruga per te dituria dhe mencuria apo dituria
eshte qellimi? Jo cdo lloj mendimi meriton emrin e refleksionit. Ne
shpesh veprojne pa pasur ndonje ide te qarte se ku duam te aarijme, dhe
pa i njohur mire mjetet qe do te perdorim. Ne fillojme te veprojme dhe
me pas ai nenshtrojme analizes motivet tona te veprimit. Refleksioni
filozofik ka per objekt vete aktin e te menduarit. Ai eshte mendimi i
kthyer ndaj vetvetes. Kjo e ben filozofine te veshtire dhe komplekse.
Ajo ve ne diskutim cdo gje, madje edhe ato dije qe duken te thjeshta e
te verteta perfundimtare. Dekarti do te pyeste:" A ekzistoj une ? Mua me
duket se po. Po sikur kjo te mos jete e vertete? Sikur une te jem ne
enderr...?

Keshtu refleksioni filozofik behet nje kritike e ideve te pranuara.
Kritika dhe fryma jokonformiste jane elementet thelbesore te
refleksionit filozofik. Qe ne agimin e filozofise shfaqet fryma
jokonformiste e filozofise. Ne vepren e Hesiodit gjejne kete keshille te
Prometeut per vellane e vet Epimetin. "Prometeu: Cila eshte lumturia me
e madhe ne syte e njerezve? Epitemi: Nje grua dhe shume para".Atehere
Prometeu deklaron: "Mos i prano dhuratat e zeusit Olimpik, refuzoi
ato".Keshtu, Prometeu i meson vellait te vet qe te mos i pranoje
dhuratat, permes ndergjegjesimit filozofik dhe kundershtues. Ne kete
menyre njeriut clirohet nga gjithcka qe nuk e ka bere ai vete, nga
gjithcka per te cilen nuk eshte ai vete pergjigjes. Motivimin e kundershtimit prometejan e gjejme edhe te Sartri ne vepren
"Mizat", ku Oresti pohon para Zotit lirine e tij dhe i kundershton
pushtetin e tij. Tere mendimi filozofik eshte karakterizuar nga protesta
dhe revolta per formimin e njeriut nga vetvetja, per kundershtimin e
gjithckaje qe e shtyp dhe e ndrydh. Prandaj Prometeu e ben simbol i
njeriut te pavarur dhe te lire, i cili e shikon ekzistencen e tij si nje
fillim krejt te ri dhe unik. Kjo do te thote se libri i botes duhej te
lexohej ne menre aktive dhe njeriu nuk duhej te humbiste ne spekulime
boshe dhe te padobishme. Mendimi filozofik lind per t'iu pergjigjur nje
pyetjeje, pra nje shqetesimi. Shqetesimi intelektuali eshte elementi
nxites, levizes i refleksionit filozofik. Per Sokratin, te zgjosh nje
shpirt drejt filozofise, do te thote t'i mesosh atij tronditjen.

Permes tronditjes fillon refleksioni. Qe te linde shqetesimi, tronditja
duhet te kete dicka, pra te kene lindur probleme, e per rrjedhojete jete
nje nivel i caktuar zhvillimi. Pikerisht ne castin kur njeriu kapercen
pragun e nevojave te domosdoshme per mbijetese, ai eshte perpjekur qe te
kape permes mendimit vete aktin e mendimit. Primum vivere, deinde philosophari, thote fjala latine. Ne fillim duhet plotesuar nevojat materiale, pastaj te mendosh per gjerat ne pergjithesi.
Per kete arsye, megjithese mendimet filozofike kane shqetesuar cdo
qyteterim, qe nga ai kinez, indian, babilonas, egjiptian, vetem ne shek.
6 - 5 p.l.k. filozofia lindi si profesion dhe u krijuan shkollat e para
filozofike ne azine e vogel, ne kryqezimin e rrugeve ne lashtesi, ne
greqi. Filozofia kerkon nje nivel te caktuar te zhvillimit te shoqerise
njerezore."Zogu i minerves e nis fluturimin pasi ka rene nata",- thoshte
Hegeli, duke paralelizuar me shfaqjen e filozofise.

Filozofia, duke qendruar krahas shkencave ne studimin e natyres,
shoqerise dhe mendimit njerezor, ndryshon prej tyre. Ajo nuk mbeshtetet
tek eksperimenti dhe vezhgimi, por vetem te mendimi. Ndryshe nga
matematika, ajo nuk ka as metoda formale te te provuarit. Filozofia
fillon me shtrimin e ceshtjeve, kalon permes argumentimit, paraqitjes se
ideve por dhe kunder dhe perpunon e zhvillon konceptet. Filozofia nuk
inponon mendimin e vet. Ajo synon te zhvilloje metoden reflektive te
kushedo, ne menyre qe secili te perpiqet per zbulimin e se vertetes.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons