Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Kur televizori i Nicola Ford u hap vetvetiu e nemenyre te pashpjegueshme ne mes te nates, ajo pranon qe u terrorizua.

Megjithate tani, ngjarjet e cuditshme ne shtepine e saj ne Brentwood jane bere nje burim konforti per te dhe nuk ndihet me aspak e frikesuar.

Pervec incidentit te cuditshem me televizorin, kane ndodhur edhe gjerate tjera te cuditshme, si per shembull jane gjetur pupla te bardha te vendsura me kujdes rreth shtepise se Nicola-s dhe aroma e nje parfumi qe ajo nuk e perdor shpesh ndjehet me shume ne ajer.

Nje here nje qiri ra ne menyre te mistershme, edhe pse ishte i vendosur fort ne nje mbajtese qirinjsh;, nderkohe nje cift me engjej xhami ne dhomen e saj jane rrotulluar gjate dites, edhe pse dera ka qene e mbyllur.

Ajo gjithashtu sheh hije te cuditshme me bisht te syrit.

Megjithate, edhe me gjithe gjerat qe jane duke ndodhur, Nicole nuk mendon qe shtepine e saj e ka pushtuar nje shpirt keqdashes. Ajo mendon qe eshte vetem mamaja e saj e vdekur Hazel qe po kujdeset per te.

"Fantazmat per mua jane te tmerrshem dhe te keqinj," - tha 36 vjecarja.

"Megjitate ka edhe te mire, si puna mamase time qe thjesht do te me tregoje qe ajo eshte aty per mua."

"E verteta eshte qe mamaja ime ishte shume spirituale dhe besonte ne shpirtrat dhe kjo me ben te mendoj qe eshte ajo."

Nicola e cila jeton ne Hutton Drive, ne Hutton, shtoi: "Mua me duket konfortuese. Nuk eshte ndjesi e keqe; nuk eshte se kam gjera qe fluturojne neper shtepi dhe tentojne te me godasin."

"Jane vetem gjera qe levizen neper shtepi. Dhe nese nuk eshte mamaja ime, atehere eshte dikush tjeter qe thjesht do te me beje te ditur qe eshte aty."

Nicola ka jetuar ne shtepine e saj aty per pothujse nente vjet, por eksperienca e saj paranormale ka filluar vetem mbas vdekjes se mamase se saj, e cila vdiq ne moshen 63 vjecare ne korrik te vitit 2008.

Gjera te cuditshme i kane ndodhur edhe djalit te saj Robbie i cili eshte 16 vjec, siedhe mases se saj 6 vjecare Fifi.

"Kur mamaja ime vdiq, Robbie perjetoi disa eksperienca negative." - tha Nicola.

"Ai pa disa gjera te frikshme ne dhomen e tij, si per shembull fytyren e gjyshes qe shkonte drejt tij dhe me pas kthehej ne nje fytyre te frikshme."

"Persa i perket maces, ajo gjate gjithe kohes eshte duke pare ap ndjekur dicka qe ne nuk mundemi ta shohim."

Nicole shtoi: "Ajo cfare po dodh ketu eshte paranormale. Une nuk mund te shpjegoj se si jane duke ndodhur keto gjera."

Kur forografi do te bente nje foto te Nicola-s, 'flashi' i aparatit te tij nuk punonte.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Të vdekurit vallë a na shohin, a na ndigjojnë?!
Engjëll KENGJI

Tani jemi në muajin nëntor, në të cilin përkujtohen të vdekurit më tepër se në çdo muaj tjetër. Kurse me 2 Nëntor është një ditë, të cilën Kisha Katolike e feston për të gjithë të vdekurit dhe në këtë ditë, në shumë vënde celebrohet mesha për të vdekur edhe nëpër varreza.

Misioni Katolik Shqiptar në Zvicër, që misionon në pjesën lindore, me qendren e vet në Sirnach (TG), mu në atë ditë, më dy Nëntor organizoi një takim enkas për të vdekurit tanë gjithëshqiptarë. Takimin në atë mbrëmje e udhëhoqi Mr. Dom Marjan Marku. Ajo mbrëmje aq e divoçme, aq shenjt, në të cilën u tubuan mbi 300 mërgimtarë iu përkushtua e tëra të dashurve të tanë, të cilët kaluan në atë jetë për të jetuar në amëshim. Të gjithë në heshtje dhe më një përvujtëri të rrallë medituan dhe përkujtuan veçanërisht ata që rënë për lirinë e Kosovës. Të gjith me zemra të hapura i drejtuam lutjet tona, që ata të pushojnë në paqen e Zotit, që ata të na shohin dhe të na përcjellin me SHPIRTIN E PAVDESHËM.

Shpirti është i pavdeshëm; këtë e qartëson si feja e krishter, por edhe ajo islamike. Shpirti, si një term filozofik dhe teologjik, ka një prejardhje të dyfisht: atë të dëshmisë biblike dhe atë të menduarit grek tha Mr. Dom Marjan Marku. Fjala shpirti në shiqimin biblik rrjedh prej besëlidhjes së vjetër nga fjala “RUACH”, e që ka kuptimin e frymëmarrëjes, dhënjes së Shpirtit dhe erës. Fjala “ruach” ka kuptimin e veprimtarisë konkrete të Hyjit tek njeriu, por edhe në krijimtari.Shpirti i njeriut shpesh here përjetojet në mënyrë emocionale dhe shpirtërore.
Ky kuptim ishpirtit vazhdohet edhe në Beslidhjen e Re. Shpirti si form konkrete i veprimit Hyjnor: pneuma – erë (erë që fryen), frymë apo si frymëmarrje, fuqi jetësore e njerëzëve. Në Beslidhjen e Re është i pranishëm ky dualizëm: se njeriu është i përbërë prej mishit “Sarx” apo trupit dhe prej shpirtit “ruach”, ndër të tjera tha Dom Marjan Marku me rastin e takimit që u mbajt më 2 Nëntor.

Fjala shpirti në shiqimin filozofik. Në filozofinë e hershme greke fjala “NOUS” – (lat. intellectus) dmth. vendkuptim i lidhur bashk me fjalën “Logos”, i cili ekziston në shpirtin e njeriut tani edhe në gjithë botën. Të Plotini, filozof grek , ndikues i madh i Neoplatonizmit e përfaqëson mendimin mbi shpirtin me konsekuenca të kuptimit unik – qenietë e tëra ekzistojnë përmes një Qenie Existenz. Njësia është apsolute, përmes qenieve të tëra është vetëm një Njësi në shumësi. Një është matanë qenies që do të thot apsolute dhe transcendente.

Këtë njësi Plotini e mendon si proces: përmes daljes në shumësi, mbetet në tërësi e përcaktuar prej njësisë.
Ky mendim mbi shpirtin mbetet deri pas mesjetës në përdorim. Ekzistenca e shpirtit dallohet përmes “me qenë në vetëvete” tha predikuesi në fjalë, dhe përmes aftësisë së njohurit apo shpalljes së vetëvetes (communicatio) dhe këthimi në vetëvete (raditio in seipsum).
E mu këtu shihet dallimi shumë i madh me materien, e cila kurrë nuk është në vetëvete dhe kurrë nuk është vetëm. Të menduarit e njeh materien dhe formohet përmes shpirtit.

Këto ishin dy paraqitje ose intenca të të menduarit biblik ose filozofik, por shumë shkurta, gjë që qëllimi ishte për tu kuptuar një film dokumentar – “JETA PAS JETËS”. Ky film është një dokument i posaçëm nxjerrë nga një libër me të njëjtin titull, libër i cili është përkthyer në shumë gjuhë dhe shitur në mbi 10 milion kopje.

Në këtë libër bën fjalë për njerëz të vdekur klinikisht. Një doktor – psikiatër mirret me analizat e njerëzve, që përkohësisht kanë vdekur dhe pas një kohe janë kthyer përsëri në jetë. Ai ka analizuar me mijëra njerëz të tillë dhe tëgjitha përjetimet e tyre i ka shenuar në librin e lartëpërmendur.

Të gjithë kanë deklaruar gjëra shumë të ngjashme: “Erdhi mjeku më shiqoi dhe tha, më vie shumë keq, ky njeri ka vdekur… unë ndigjoja. Unë dola prej trupit dhe u vëndosa një një kënd të dhomës, pastaj pash një tunell, dhe në fund të tunellit pash një dritë e cila krejtësisht më rrembeu. Aty më duel përpara jeta ime e tëra, por si një film shumë i shpejtë, më dukej sikur isha duke fluturuar.”
Të gjithë të pyeturit kanë përjetuar çaste shumë të lumtura. Ata i kanë parë dhe i kanë ndigjuar, për më shumë i kanë përcjellur të afërmit e vetë, por askush nuk ka dashur të këthehet përsëri në jetë. Njëri prej tyre, për sa ishte i vdekur klinikisht ka ndigjuar një foshnje ende e pa lindur, duke qarë. Ai tha ti po qan, por të gjallërit nuk ndigjojnë dhe nuk dinë se çka të mungon. Kur është këthyer në jetë, megjithë se me përtesë, shkoi dhe i tha mjekut se ajo foshnje ka kukun të nxerrur nga vendi….. dhe ashtu ndodhi.

Këtë e ka dëshmuar mjeku, i cili ishte i pranishëm në lindjen e asaj foshnje. Aty ka shumë e shumë raste që cekën, por unë mora vetëm ca rreshta për ta kuptuar se të vdekurit me shpirtin e tyre të pavdekëshem na shohin e na ndigjojnë por edhe më shumë ata janë më ne.

Të vdekurit klinikisht për sa kohë, e të cilët janë kthyer përsëri kanë përjetuar një vdekje e cila do të ishte e njejtë me atë të përmbarueshmen, nga e cila kurrë më nuk do të kishin frikë dhe krejtësisht e kanë ndërruar botëkuptimin dhe jetën e tyre. Ata jetojnë edhe për të tjerët. Ata jetojnë për të kaluar në jetën e amëshuar dhe për tu bashkuar me të gjithë dhe të barabartë.

Kjo është një realitet dhe nuk është një fiksion. Të gjitha rastet e paraqitura janë autentike. Në atë libër, ( për të cilin nuk premtoj, por do përpiqem që ta përkthej edhe në gjuhën tonë), por edhe në filmin dokumentar, dëshmitarë janë ata të cilët e kanë përjetuar këtë ngjarje.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
A takohen shpirtrat e të vdekurve pas vdekjes?
"Kur t'i vjen momenti i vdekjes një besimtari, i vijnë atij melaiket e mëshirës me një mëndafsh të bardhë dhe i thonë: Dil me një kënaqësi, transferohu tek Allahu se Allahu është i kënaqur me ty, dhe nuk është i hidhëruar në ty. Dhe del shpirti me një erë sikurse misku (parfumi), dhe kështu shkon lart derisa arrin me shpirtin e tij tek dera e qiellit, dhe pyesin se çfarë është kjo erë e mirë me të cilën keni ardhë nga dunjaja. Pastaj do të vinë shpirtrat e besimtarëve për ta takuar atë, dhe ata do të gëzohen më shumë për këtë takim se sa njeriu që gëzohet kur ti vjen ndonjë i afërm i tij nga udhëtimi. Pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit? Ai ju përgjigjet: Lere atë sepse ai është në ankth, në mashtrim të dunjasë."
[Nesaiu 1833, Albani ka thënë se Hadithi është Sahih, shih Silsile es-Sahiha, 2758]



Pra, ky hadith tregon qartë se shpirtrat e besimtarëve takohen pas vdekjes dhe bisedojnë njëra me tjetrën, gjithashtu gëzohen kur të takojnë të afërmin e tyre.

Gjithashtu, nga ky hadith kuptojmë se të vdekurit tanë përkujdesën për gjendjen tanë, dhe kur të vdes ndokush shkojnë dhe e pyesin se a e ke parë filanin, çfarë është puna e tij, etj., siç u cek edhe në hadith: " pastaj fillojnë dhe e pyesin atë: çka është puna e filanit dhe çka është puna e filanit?"
Ibn Tejmija kur është pyetur se, a takohen shpirtrat pasi që të vdesin? Ka thënë:



"Po, takohen, dhe argument për këtë është hadithi që e transmeton Ebu Ejjub El Ensariu r.a dhe gjithashtu Ebu Hatimi r.a transmeton me sened sahih se, Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Kur njeriut i del shpirti, atë e takojnë shpirtrat tjerë dhe e pyesin për të gjallët, kurse disa të tjerë thonë: "Lere atë le të pushoj një herë." Pastaj e pyesin atë se, çfarë është puna e filanit? Ai ju përgjigjet duke iu thënë: "Ai është duke vepruar punë të mira." Dhe e pyesin se, çfarë ka bërë filani? Ai u thotë: "A nuk është ai me juve?" Ata i thonë: "Jo," - dhe thonë, "..e kanë dërguar atë në xhehhenem."
Banorët e xhennetit dallojnë sipas vendeve të tyre me njëri tjetrin. Dikush është më lart e dikush më ulët. Ata që janë më lart mund të zbresin poshtë, kurse, ata që janë më poshtë nuk kanë mundësi të ngritën lart. Dhe ata takohen nëse do Allahu, ashtu siç takohen në dunja, edhepse dikush e ka shtëpinë më të mirë se tjetri.



Gjithashtu, nuk luan rol largësia e varrimit të të vdekurve në dunja. Nëse ata janë prej banorëve të xhennetit, ata do të takohen pa marrë parasysh largësinë e varrezave të tyre, sepse ka mundësi që të dy personat të i kenë varrezat afër, mirëpo, ata nuk do të takohen, sepse njëri është në xhennet kurse tjetri në xhehhenem, ashtu sikurse kur dy persona flenë në një vend, njëri sheh ëndërr të mirë kurse tjetri rrotullohet dhe nuk rehatohet nga ëndrrat e këqija. [Mexhmuatul Fetava, 24/368]
Ibn Kajjimi ka thënë:

Shpirtrat janë dy lloje:

1. Shpirtrat që janë duke u ndëshkuar dhe

2. Shpirtrat që janë duke u shpërblyer



1. Shpirtrat që janë duke u ndëshkuar, janë të zëna me ndëshkimet që kanë.



2. Kurse shpirtrat që janë duke u shpërblyer, ato shpirtra e vizitojnë njëra tjetrën dhe ia përkujtojnë njëra tjetrës veprat që i kanë bërë në dunja. Dhe çdo shpirt është bashkë me shpirtrat që janë të gradës së tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s është në shkallën më të lart, siç thotë Allahu xh.sh:
E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!" [En-Nisa, 69]



Allahu na mundësoftë të jemi me Pejgamberin s.a.v.s, shokët e tij dhe shehidat, në jetën e varrit dhe në ahiret. Amin





përktheu dhe përshtati:

Eroll Nesimi



Kur´an dhe Sunnet © 2007



________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons