Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Akuzat dhe gjyqet vazhduan per nje kohe te gjate dhe bene qe me shume se 200 persona te akuzoheshin qe ishin shtriga dhe praktikonin magji.

Gjyqet e shtrigave te Salemit ndodhen ne Massachusetts koloniale nga 1692 deri ne 1693. Veprimet jo te zakonshme te tre femijeve filluan nje seri inkuizicionesh dhe ekzekutimesh si asnjehere tjeter me pare apo me pas ne te gjithe boten.

Aq te medha ishin efektet e ngjarjes dhe vete ngjarja sa kujtohet akoma edhe sot mbas me shume se treqind vjetesh. I gjithe skenari ishte shtyse nga veprimet e tre vajzave te reja. Vajzat papritur filluan te shfaqnin sjellje te cuditshme.

Sjelljet e cuditshme perfshinin kriza konvulsive, ulerima, hedhje te objekteve, dhe nxjerrja e tingujve jo te zakonshem. U thirren doktore qe te ekzaminonin sjelljet e vajzave. Mbas ekzaminimeve te kujdesshme, doktoret thane qe nuk mund te gjenin asnje arsye fizike per sjelljet e vajzave.

Ne ate kohe, Europa dhe Amarika koloniale kishin besytni te forta qe djalli i jepte ndjekesve te tij energji mbinatyrore, dhe qe ndjekesit e djallit mund te kontrollonin sjelljet e njerezve te tjere. Me keto besime, komunitetet puritane te Massachusetts arriten ne konkluzionin qe kolonia e tyre ishte mesyre nga shtrigat.

Me keto mendime iu kerkua vajzave te vogla qe te tregonin emrat e shtrigave qe i kishin ato nen kontroll. Mbas shume pyetjeve, vajzat permenden emrat e nje skllaveje, te nje lypseje pa shtepi dhe te nje gruaje ne moshe te madhe. Gruaja ne moshe dhe lypesja, te dyja i mohuan akuzat qe u beheshin ndersa skllavja pranoi.

Kjo ishte pikenisja e gjuetise se madhe te shtrigave. Te tre grate u vune ne arrest dhe kerkoheshin edhe shtriga te tjera. Vajzave iu be serish presion per te treguar emra te tjere. Vajzat akuzuan nje pjesetare te kishes.

Komuniteti u turbullua qe shtrigeria kishte hyre edhe thelle ne kishe. Gruaja u soll perballe zyrtareve per tu gjykuar. Nderkjohe vajzat u sollen ne gjyq per tu pyetur. Vajzat filluan te imitonin cdo veprim apo levizje qe bente gruaja. Nese gruaja gjate gjyqit kafshonte buzen, te tre vajzat qanin me dhimbje dhe kafshonin buzen. Nese e akuzuara tundte kemben, vajzat benin gjithashtu te njejten levizje.

Edhe persona te tjere qe ishin ne assemble filluan te ankoheshin qe nuk ishin me ne kontroll te levizjeve te tyre dhe qe ndjenin dhimbje te pashpjegueshme.

Kjo beri qe pjesetarja e devotshme e kishes te merrte nje verdikt te menjehershem duke u denuar si shtrige.

Akuzat dhe gjyqet vazhduan dhe cuan ne me shume se 200 numrin e te akuzuarve qe praktikonin magjine. Disa prej te akuzuarave ishin te vogla fare, nga 4 vjec. 19 njerez u ekzekutuan duke u varur, dhe nje person u ekzekutua duke i hedhur gure siper.

Disa te tjere vdiqen nderkohe qe ishin te burgosur duke pritur gjyqin. Mbasi filluan te akuzoheshin pjesetare te afert te familjeve te zyrtareve, u vendos qe do te ishte me mire qe te lejohej praktikimi i shtriganise se sa te mund te ekzekutohej pa dashje nje person i pafajshem.

Me kete drejtim te ri te menduari, drejtuesi i kolonise, ndryshoi menyren e veprimit te gjykates lokale.

Qe nga ajo kohe megjithate, shume ndodhi paranormale ndodhin ne ate zone. Godinat dhe vendet e tjera te lidhura me gjykimin e shtrigave kane nje histori te gjate me fantazma ne kurrizin e tyre.

Vecanerisht nje vend i njohur si Gallows Hill ka qene nje vend plot me ngjarje te cuditshme dhe me fantazma qe ne kohen e ekzekutimeve.

Observuesit jane te bindur qe jane ata persona qe jane denuar si shtriga qe jane fantazma tashme ne kete vend. Varrezat Saint Mary jane gjithashtu nje vend i njohur per zhurmat e cuditshme, drite qe leviz me shpejtesi rreth e rrotull varrezave. Gjithashtu kjo varreze eshte dokumentuar qe jep nje ndjesi te se keqes. Kjo vjen per shkak te energjise negative qe shkaktohet nga fantazmat.

Gjyqi i shtrigave te Salemit ndodhi per shkak te nje keqkuptimi te veprimeve te femijeve. Besimi i Puritaneve se fuqite mbinatyrore i jepeshin atyre qe ndiqnin djallin dukej si pergjigja me e natyrshme e nje problemi qe dukej se nuk kishte asnje pergjigje.

Nderkohe, shume njerez te pafajshem u gjykuan dhe u ekzekutuan. Fantazmat e tyre nuk gjejne qetesi edhe sot e kesaj dite. (F.B/Infoalbania)


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
gjithnje kam mendu seesht thjesht nje histori pa baza dhe jo se esht e vertete


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons