Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Urdheri i Tempullit dhe Templaret prej Mon 21 May 2012, 18:24

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Kemi degjuar dhe kemi lexuar aq shume per ta. Kohet e fundit atyre u eshte dhene edhe nje rendesi mjaft e madhe nga autore te ndryshem filmash e librash. Megjithate duhet te mesojme qe te mos besojme gjthcka qe lexojme apo degjojme.

Ne shekullin e 21-te eshte hedhur balte dhe eshte krijuar nje fryme kospiracioni rreth memories se miljarda kavaliereve templare, qe 900 vjet me pare, kane veshur mantelin me shenjen e kryqit.

Eshte e vertete qe edhe ne shekujt e meparshem kishte dyshime mbi “Urdherin e Tempullit”, sidomos mbi faktin nese keta vertet nuk ekzistonin me qe me vdekjen e Mjeshtrit te Madh De Molay ne vitin 1314, apo nese kishin vazhduar ne menyre sekrete veprimtarine e tyre.

Duke e marre te mireqene qe ne nje menyre apo ne tjetren, dicka i ka mbijetuar denimit te Filipit dhe Papa Klementit te V, duke i dhene origjinen nje dinastie me shume Mjeshter te Medhenj, organizata mori pamjen me shume te nje shoqerie te fshehte se sa Urdheri i Templareve.

Nuk mund te mohohet qe ne shekullin e XVIII te drejtoheshin nga personazhe te njohur te masonerise. Ka disa teori qe ishin pikerisht templaret e shpetuar nga persekutimet qe i kishin dhene origjine ritit masonik skocez.

Analogjite ne fakt jane te shumta, por per ceshtje kronologjie, mund te mbeshtetet teza qe Masoneria eshte frymezuar nga Urdheri i Templareve por kjo nuk do te thote qe ajo e ka patur origjinen prej tyre.

Gjate Luftes se Dyte Boterore, ndahet nje grup qe deri me atehere ishte i bashkuar, dhe formohen dy te tjere qe kane ardhur deri tek ne: O.S.M.T.J. - Ordre Souverain et Militaire du Temple de Jerusalem, qe eshte trashegimtar i linjes se meparshme, dhe O.S.M.T.H. -Ordo Supremus Militaris Templi Hierosolymitani qe eshte krijues te dinastise se re.

Nese me pare nga ky episod asnje kavalier as nuk do te kishte guxuar te ndahej nga Urdheri per te krijuar nje tjeter, me ndarjen qe u be me siper, te gjithe e gjeten kete kurajo!

Mendohet qe tani ne bote ekzistojne me shume se 50 ndarje nga origjinalja, dhe rreth 400 shoqeri qe jane autoidentifikuar vazhduese te tradites. Kjo ka qene e mundur fale Rregullit te Kavaliereve sipas te cilit cdo Kavalier qe i eshte dhene zyrtarisht ky titull, mund te jape nje titull.

Dhe keshtu jane krijuar pafund grupe te reja.

Ne fakt problemi i vertete fillon me vete deklarimin e Mjeshtrave te medhenj dhe Prioreve, pasi vete rregulli i Kavaliereve parashikonte qe kjo detyre mund te jepej ekskluzivisht nga te gjithe kompanite e Urdherit dhe jo nga komaderite.

Sipas te dhenave te koheve te fundit, ekziston nje mundesi per ribashkimin e te gjithe grupeve te Teplareve dhe te Neotemplareve, ne menyre qe te kishte nje Urdher te vetem te shperndare ne te gjithe bote.

A e dinit qe ne epoken e pezullimit te Urdherit te Tempullit (sepse dokumentat flasin qarte: Urdheri u pezullua dhe nuk u shtyp), te gjitha te mirat material te Templareve u transferuan ne Urdherin Spitalor te Shen Jovanit, qe eshte aktualisht Urdheri i Maltes (SMOM)?
Behet fjale qe me parate e sotme te flitej per miljarda euro ne toke, posedime, keshtjella, dhe ndertesa.

Ne Rome, S.M.O.M-I ishte Templare, nje pjese e Fori Imperiali, aktualisht prone e “Maltesi” ishte Templare. Lista do te ishte e pafundme por mjafton vetem kaq qe te arrini te kuptoni se si disa Urdhera tani te njohur nga Vatiani kane arritur te ndertojne fuqine e tyre politike dhe ekonomike mbi nje trashegimi te Templareve.

Ashtu si u permend me pare, sot ekzistojne dy ndarje kryesore Neotemplaresh: OSMTH, dhe OSMTJ. Ne fakt ka edhe grupe te tjera qe jane te mbushur me shpirt besimtar (Madje ka nga ata qe pretedojne qe kane marre nje njohje nga Vatikani), por megjithate keto grupe nuk kane dokumentat e nevojshem per te bere lidhjen mes tyre dhe degeve fillestare te pakten me nje vazhdimesi minimale te tradicionalitetit.

Qe keta Urdhera Templaresh fshehin ende ndonje sekret, kjo mund te jete e vertete. Por nje gje eshte e sigurt; ne Udherat Templare te sotem, mos prisni qe te gjeni gjera si magjia, okultizmi, dhe “Priorate te Sijonit”, por do te gjeni nje forme te re zhvllimi shpirteror, te bazuar ne thjeshtesine dhe ne njohjen e tjetrin nepermjet bazave njerezore.

Eshte e vertete qe templaret jane te fshehur nga ajo re misteri qe i ka ndjekur neper shekuj e shekuj, por megjithate realiteti i sotmem eshte shume me i ndryshem dhe me pak i mbuluar me mister nga ajo qe mund te prese secili prej nesh qe te gjeje ne nje Urdher te tille.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons