Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Incidenti me UFO ne Mantell eshte nje prej ngjarjeve me te rendesishme qe kane lidhje me UFO-t te ndodhura ne cdo kohe. Kjo ngjarje ka rezultuar ne vdekjen e nje piloti luftues dhe ka ndryshuar qendrimin publik kunderjt UFO-ve.

Ne daten 7 janar te vitin 1948 Kentucky State Highway Patrol filloi te merrte telefonata ne lidhje me nje objekt te paidentifikuar qe ishte duke fluturuar mbi Maysville, Kentucky. Sipas te dhenave te mbledhura, objekti ishte 250 - 300 feet ne diameter dhe ishte drejtuar per ne perendim. Keto raportime u vune edhe ne qender te vemendjes se policise ushtarake dhe per pasoje terhoqen edhe vemendjen e kolonelit Guy F. Hix i Godman Army Air Field ne Fort Knox.

Per reth nje ore e gjysem, stafi veshtroi objektin por te gjithe ishin te paafte qe ta identifikonin ate. Gjithashtu edhe deshmitare po shikonin nga sieraqet rreth e rrotull. Shume prej deshmitareve e pershkruan objektin si te palevizshem apo qe levizte shume ngadale.

Rreth ores 2.45 ne dreke, nje fluturim prej kater luftuesve F-51 Mustang u dergua ne ate siperfaqe. Drejtuesit e fluturimit, kapitenit Thomas F. Mantell, iu kerkua qe te investigonte objektin e paidentifikuar. Objekti ishte ne nje lartesi shume me te madhe keshtu qe luftetaret duhet te ngjiteshin. Pasi kishin arritur ne nje lartesi prej 22,500 feet, tre nga kater luftetaret kishin abandonuar fluturimin per shkak te karburantit te mbetur te pakte ose per shkak se nuk kishin mjaftueshem oksigjen. Edhe kapitenit Mantell iu kerkua qe te zbriste por ai vazhdoi qe te ngjitej.

Ka pak ngaterrese ne lidhje me cilat fjale jane thene ekzaktesisht me ane te radios gjate momenteve te fundit. Nje pjese e stafit te fushes ajrore pretendojne qe Mantell e ka pershkruar objektin si "metalik dhe te jashtezakonshem ne madhesi". Te tjere pretendojne qe ai ka thene: "eshte mbi mua dhe duket se leviz me gjysmen e shpejtesise time."

Momenti i fundit qe u pa avioni i Mantell ai ishte duke u ngjitur lart. Duke qene se nuk kishte pajisje oksigjeni, atij duhet t'i kete mbaruar oksigjeni dhe t'i kete rene te fiket duke humbur kontrollin e avionit dhe duke u perplasur ne nje ferme prane Franklin, Kentucky. Mantell u gjend i vdekur ne ate vend disa ore me vone. Ne kete kohe UFO nuk dukej me.

Shume shpejt filluan thashetheme mbi perplasjen, duke perfshire edhe pretendime ne lidhje me faktin qe avioni ishte goditur nga nje UFO, qe avioni ishte i mbushur me vrima pothuajse mikroskopike, dhe qe plage te mistershme jane gjetur ne trupin e Kapitenit Mantell.

Ne fakt, edhe pse nuk ka patur asnjehere te dhena te besueshme mbi plaget misterioze, dy faktore mund te kene ndihmuar ne zhvillimin e spekulimeve mbi shkaterriin e avionit:

1. Avioni u nda ne pjese perpara se te perplasej ne toke. Ky eshte nje rezultat normal ne rastin kur nje avion eshte duke operuar jashte parametrave te dizenjimit te tij, por megjithate eshte e lehte te shihet se si deshmitaret e kane keqinterpretuar ndarjen e avionit.

2. Avioni u ul horizontalisht, dhe jo me fytyre perpara ashtu si mendojne qe duhet te kishte ndodhur shumica e njerezve.

Megjithese nuk kishte te dhena te mjaftueshme, teori mbi konspiracione dhe teori per mbulime, gjeten nje audience te gatshme per te degjuar.

Shpjegime.

Shpjegimi fillestar ishte qe objekti ishte Venusi, qe eshte i njohur qe krijon nje lloj te ngjashem iluzioni. Megjithate kjo hipoteze eshte hedhur poshte nga astronomet qe thane qe Venusi nuk mund te kishte krijuar kete lloj efekti ne kohen e incidentit.

Shpjegimet e fundit zyrtare ishin qe objekti ishte nje balone moti US Navy Skyhook. Ky deri tani eshte shpjegimi me i besueshem per faktin se:

- Projekti i balones se kohes ishte sekret - asnje prej te perfshireve ne incident nuk dinte gje per te.

- Nje numer i madh i balonave Skyhook ishte leshuar ne te njejten dite ne Clinton Country, Ohio, rreth 150 milje larg Fort Knox.

- Pamja dhe sjellja e UFO-s perputhet me ate te balonave te motit (te perbera nga alumin reklektues, rreth 100 m ne diameter)

Ajo cfare ndryshoi mbas ketij incidenti ishte qendrimi qe njerezit mbanin ndaj UFO-ve. Ndersa deri ne ate kohe UFO-t ishin konsideruar si te parrezikshem, incidenti Mantell ishte shume alarmues per njerezit. Qe nga ajo pike, UFO-t jane konsideruar si te rrezikshem. Nga ky incident fenomeni UFO ndryshoi pergjithmone. (F.B/Infoalbania)


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons