Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Mister....Ekspedita ne kerkim te dinosaureve ne ditet tona

Eshte e vertete qe te gjithe ne ngelem te mahnitur nga efektet dixhitale shume reale te filmave Jurassic Park.

Dhe eshte e vertete qe edhe shume njerez kane menduar mundesine e nje klonimi ne nje dite ne te ardhmen te dinosaurve qe jane zhdukur ne te kaluaren.

Por po sikur dinosauret te ishin ende gjalle? Po sikur disa prej dinosaurve t'i kene mbijetuar zhdukjes dhe te jene duke jetuar me ne ne kohet e sotme?

Ashtu si eshte trajtuar edhe ne shume raste te tjera dhe ne artikuj te tjere, kohet e fundit jane zbuluar disa te dhena qe mund te vertetojne bashkeekzistencen e njeriut me dinosauret.

Per me shume se 200 vjet, raportime te rralla por shume interesante kane dale nga pyjet e dendura te Afrikes dhe Amerikes Jugore. Tribute qe jetojne ate, disa prej te cilave kane jetuar aty per mijera vjet, i njihnin krijesat e medha qe mund te pershkruhen vetem si te ngjashme me sauropodet, si apatosauri.

Tribute kishin emra per to, si jago-nini ("zhytesi gjigand"), dingonek, ol-umaina, dhe chipekwe.

Ne vitin 1913, Kapiteni Freiheer von Stein zu Lausnitz, nje eksplorues gjerman, mesoi prej Pygamies per nje krijese te frikshme qe ata e quanin mok'ele-mbembe ("ndaluesi i lumenjve").

Ky eshte perskrimi qe njerezit e tribuse dhane:

* lekure e lemuar kafe ne gri
* Perafersisht ne madhensine e nje elefanti, dhe te pakten sa madhesia e nje hipopotami, rreth 30 feet i gjate
* kishte nje qafe te gjate dhe shume fleksibel
* ushqehesh vetem me barishte pra ishte krijese vegjetariane
* megjithate krijesa i vriste njerezit nese i afroheshin shume

Gjate nje ekspedite te bere per te kerkuar mok'ele-mbembe ne vitin 1980, kriptozoologu Roy Mackel dhe herpatologu James Powell u treguan njerezve qe banonin aty fotografi te kafsheve lokale, dhe ata i identifikuan te gjitha kafshet ne menyren e duhur me emrat e tyre.

Ne momentin qe atyre iu tregua nje ilustrim i nje sauropodi te madh, ata e identifikuan ate menjehere me emrin mok'ele-mbembe.

Duke lene menjane deshmite e ketyre njerezve te tribuve, (per te cilat disa skeptike kane shkruar qe ata kane qene duke u tallur me njerezit e bardhe), te dhenat e tjera te gjendura aty nga ekspedita jane shume te paketa.

Ne menyre hipotetike disa eksplorues kane gjetur gjurme jashtzakonisht shume te medha (te medha po aq sa nje frisbi), dhe e vitin 1992 nje ekspedite Japoneze thuhet se ka rreth 15 sekonda filmim te bere nga nje aeroplan ku duket nje forme e madhe qe eshte duke levizur ne uje duke lene pas nje shenje ne forme v-je. Fatkeqesisht nga ky filmim nuk u arrit te identifikohej asgje.

Ekspedita te koheve te fundit ne kerkim te mok'ele-mbembe kane vazhduar. Ato kane eksploruar rajonin Likoula te Kongos per kater jave me objektivin zyrtar te misionin si "nje hetim shkencor dhe analize te raportimeve per dinosaure qe jane akoma gjalle".

Megjithate, fatkeqesisht, ata serish u kthyen me duar bosh.

Eshte e sigurt qe ekspedita te reja padyshim qe do te vahzdojne ne kerkim te dinosaureve te gjalle


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons