Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Mbetjet e asaj qe me pare ka qene nje specie njerezore e panjohur jane identifikuar ne Kinen Jugore.

Kockat, qe perfaqesojne te pakten pese individe, mbas ekzaminimeve eshte thene se datojne ndermjet 11,500 dhe 14,500 vjet me pare.

Megjithate, shkencetaret per momentin i kane quajtur ata njerezit e Shpelles Red Deer, sipas vendit ku ata jane gjetur.

Ekipi qe po merret me skeletet ka thene per gazeten Plos One qe analiza me e detajuar e fosileve eshte e nevojshme ne menyre qe te thuhet me saktesi qe eshte nje specie e re njerezore.

"Ne jemi duke u munduar te tregohemi shume te kujdesshem ne kete faze, qe t'i klasifikojme ata perfundimisht," - tha bashkedrejtuesi i studimit Darren Curnoe, nga universiteti i New South Wales, Australi.

"Nje arsye per kete eshte se ne shkencen e evolucionit te njeriut, apo paleantropologjine, ne nuk kemi nje pershkrim biologjike per specien tone per te cilin eshte rene dakord, e besoni apo jo kete. Dhe keshtu kjo eshte nje zone shume e rrezikshme," - tha ai per BBC News.

Shume prej materialit ka qene ne koleksionet Kineze qe prej disa koheve, por vetem kohet e fundit ka qene subjekt i hetimeve te thella.

Mbetjet e disa prej individeve te gjetur vijne nga Maludong (Apo Shpella Red Deer), prane qytetit te Mengzi ne Provincen Yunnan. Nje skelet tjeter eshte zbuluar ne Longlin, ne Provincen e afert Guangxi.

Kafka dhe dhembet nga te dy vendet jane shume te njejte me njera tjetren duke sugjeruar qe skeletet te jene nga i njejti popull.

Por tiparet e tyre jane shume te dallueshme nga ato qe kane njerezit moderne. Ne fakt, ato kane nje perzjerje te karakteristikave arkaike dhe moderne.

Dr. Curnoe dhe koleget e tij kane menduar dy skenare te ndryshem mbi origjinen e popullit te Shpelles Red Deer.

Nje hipoteze sugjeron qe ato perfaqesojne nje emigrim te heret te Homosapiens me pamje primitive qe jetonin te ndare nga format e tjera ne Azi perpara se te zhdukeshin.


Nje mundesi tjeter eshte qe ato kane qene ne fakt nje specie e dallueshme qe eshte zhvilluar ne Azi dhe kane jetuar prane llojit tone deri ne kohet e vona.

Megjithate, nje mundesi e trete e sugjeruar nga shkencetaret qe nuk jane te lidhur me kerkimet eshte qe njerezit e Shpelles Red Deer mund te jene hibride.

"Eshte e mundur qe keto te ishin njerez moderne te cilet jane perzjere me njerez arkaike qe ndodheshin ne ate kohe," - shpjegoi De. Isabelle De Groote, nje paleantopologe nga Natural History Museum ne Londer.

"Opsioni tjeter eshte qe ata te kene evoluar keto tipare primitive ne menyre te pavarur per shkak te izolimit gjenetik, ne pergjigje te presionit mjedisor, si eshte klima."

Dr Cunroe pranoi qe te gjitha keto hipoteza te hedhura jane te mundshme.

Jane duke u bere perpjekje per te nxjerre ADN-ne nga mbetjet. Dhe kjo do te ishte nje ndihme shume e madhe per te nxjerre inforacione ashtu si shume studime gjenetike mbi speciet njerezore te lidhura afer.

Kushdo qofte vendi i tyre i vertete ne pemen e familjes Homo, njerezit e Shpelles Red Deer jane nje gjetje e rendesishme.

"Njerezit Red Deer kane jetuar ne ate qe ka qene nje kohe shume interesante ne Kine, gjate asaj qe ne e quajme epipaleolitik apo fundit e Epokes se Gurit, " - thote Dr. Cunroe.

"Jo shume larg nga Longlin, ka disa vend eshume te njohura arkeologjike ku jane gjetur te dhenat me te hershme epipaleolitike ne Azine e Lindjes."

Akoma nuk ka te dhena perfundimtare per keta njerez. Ekipi i kerkimit premton qe do te vazhdoje te beje hetime per te arritur ne nje pergjgije te kenaqshme ne lidhje me skeletet dhe me prejardhjen e tyre. (F.B/Infoalbania)


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons