Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Misteret e Hënës prej Wed 22 Jun 2011, 15:08

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Statuja 200 mijë vjeçare e gjetur në Hënë

WASHINGTON, DC - një shkencëtar sjellë prova që sipërfaqja e Hënës ka qenë e banuar nga jetë inteligjente.

Gjeologu Dr Charles Morris zbuloi se në laboratorin e NASA-së gjendet një statujë femre me krahë në shpinën e saj, të cilën ekipi i APOLLO 11 e solli nga hëna 40 vjet më parë, në vitin 1969.

"Kjo nënkupton që në një kohë Hëna ka pasur një atmosferë nxitëse për jetën. Për më tepër, një herë ishte shtëpi e një race të njerëzve të sofistikuar me një sens të lartë të bukurisë", ka thënë Dr. Charles, për uebsajtin The Crit.

Këto artikuj, kanë bërë të ditur edhe detajet lidhur me përbërjen e "statujës së engjëllit", që përfshin një përzierje të hekurit dhe gurit. Ajo besohet se është gjetur nga astronautët në një shkëmb në një mal hënor.

Analizat kimike ka zbuluar se skulptura është 200 mijë vjet e vetër, që mund të nënkuptojë se ajo është bërë 170 mijë vjet para se njerëzit të paraqiten në Tokë.

Hena, pse njeriu nuk shkon me atje?

Zbulimi i Hemisiferes perëndimore, me mendësinë e shek. të XV, ishte vërtet “hap i vogël për njeriun dhe hap gjigand për njerëzimin”.

Gjithashtu, ndërsa mjetet e sotme të udhëtimit as që mund të krahasohen me ato të Kristofor Kolombit, edhe eksplorimet në Hapësirë kanë zgjuar të tjera përmasa të kureshtjes njerëzore. Eksplorimet gjeografike të shek. XV – XVII nxitën fantazinë e shkrimtarëve për të krijuar vepra si “Robinson Kruzo”, “Aventurat e Guliverit”, “20 mijë lega nën det” a “Rreth tokës në 80 ditë”, ndërsa sot udhëtimet në Hapësirë e kanë shpënë imagjinatën përtej çdo kufiri të menduar ndonjëherë.

Jashtëtokësorët, UFO-t, udhëtimi në të kaluarën a në të ardhmen, janë ide po aq nxitëse sa ç’ishin dikur ëndërrat për të shkuar në zonat e pashkelura ekzotike të rruzullit tokësor.

Në dhjetor të vitit 1972, astronautët amerikanë lanë në Hënë një pllakë metalike me këtë mbishkrim: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës…” . Kështu, eksplorimet në Hënë, që kishin filluar më 1969 me anijen Apollo 11, përfunduan me anijen Apollo 17 në vitin 1972.

Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori. Kjo ndodhi kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me Apollo 11 në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem. Bota i nderoi këta astronuatë si heronj.

Neil Armstrong dhe Edvin Aldrin ishin të parët që zbritën atje. Por ata nuk ishin të fundit. Agjencia amerikane për fluturime në Hapësirë, e njohur me akronimin Nasa, ndërmori edhe gjashtë misione të tjera në Hënë me anije Apollo.

Apollo 12 u nis vetëm 4 muaj pas kthimit të Apollo 11. Një natë më parë kishte rënë shi. Retë ishin shpërndarë, por shira të tjerë parashikoheshin. Zyrtarët e Nasa-s arritën në përfundimin se moti ishte i përshtatshëm dhe, kështu, Apollo 12 u nis nga Toka për në Hënë.

Vetëm 36 sekonda pas nisjes, një rrufe goditi raketën Saturn 5 që shtynte anijen. Anija Apollo humbi rrymën elektrike në sistemin e kontrollit. Aparaturat e ndërprenë funksionimin. Astronautët punuan me gjakftohtësi dhe e kthyen rrymën. Por një tjetër rrufe ra dhe rryma elektrike u ndërpre përsëri.

Rrufeja e dytë nuk e preku raketën Saturn 5. Kështu, ajo vazhdoi ta shtynte anijen në udhën e saj. Astronautët shumë shpejt ndreqën defektin. Gjendja u normalizua dhe Apollo 12 mundi të vazhdonte fluturimin drejt Hënës.

Tre astronautët në bordin e saj ishin pilotë të marinës. Çarls Konrad ishte komandant i fluturimit. Richard Gordon, pilot i modulit komandues dhe Alan Bean ishte pilot i sondës për zbritjen në Hënë.

Pas katër ditësh, Apollo 12 arriti afër vendit të uljes. Zona quhej Stuhitë e Oqeanit, rreth dy mijë kilometra në perëndim të zonës, ku ishte ulur Apollo 11. Richard Gordon qëndroi në komandë të modulit, duke i ardhur Hënës përrreth.

Çarls Konrad dhe Alan Bean fluturuan me sondë dhe e ulën në sipërfaqe të Hënës. Ata iu afruan sondës Surveyor 3, një anije pa pilot që kishte mbërritur dy vjet më parë dhe kishte dërguar në Tokë rreth gjashtë mijë fotografi të Hënës, para se të ndalte së funksionuari.

Konrad zbriti në sipërfaqen e Hënës. “Sipërfaqja është e butë, shpresoj të mos fundosem në të”, tha ai dhe zëri regjistrohej në qëndrën e kontrollit të fluturimit në Tokë.

Alan Bean ndoqi Konradin në sipërfaqen e Hënës dhe të dy mblodhën rreth 35 kilogram gurë. Ata lanë aty pesë instrumente shkencore, që do të dërgonin informata në Tokë.

Para se të iknin, Bean dhe Konrad vizituan edhe sondën Surveyor, e cila kishte kohë që nuk funksiononte. Këta dy astronautë qëndruan në Hënë rreth tridhjetë orë. Pastaj u kthyen në anijen Apollo, e cila i priste në orbitë dhe prej andej u nisën për në Tokë.

Kapsula me tre astronautët ra në oqeanin Atlantik, vetëm gjashtë kilometra nga vendi ku po i priste anija e flotës detare.

Gjatë projektit amerikan prej tetë fluturimesh në Hënë,vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tri ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim e dëmtoi anijen.

Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbristjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.

Apollo 14 u nis në janar të vitit 1971 dhe u ul në Hënë në zonën Fra Maouro, paksa në lindje të rajonit ku kishte zbritur Apollo 12. Fra Maouro është një zonë kodrash të larta, të krijuara miliona vjet më pare nga rënia e një meteori të fuqishëm.

Për këtë arsye, shkencëtarët donin ta studionin këtë sipërfaqe. Ata besojnë se nga studimi i të dhënave nga Fra Maouro, mund të sigurojnë infomata të rëndësishme rreth historisë së herëshme të Hënës.

Komandant fluturimi i Apollo 14 ishte Alan Shepard. Ai njihej atëhere si amerikani i parë në Hapësirë. Stuart Rosa dhe Edgar Miçëll ishin dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Në Apollo 14 astronautët kishin marrë me vete edhe një pajisje udhëtimi dy rrotëshe, që do ta përdornin për të mbajtur kamerat e mjete të tjera kur të zbriznin në Hënë.

Ky mjet u krijoi mundësi të udhëtonin larg nga vendi i zbritjes, për të mbledhur gurë e për të bërë eksperimente. Astronautët mundën të ecnin deri në tre kilometra larg nga sonda.

Edhe pse kishin mjetin dy rrotësh, Shepard e Miçëll nuk mundën të arrinin në njërin prej objektivave të tyre, kraterin e quajtur Kone. Ata nuk kishin mjaft oksigjen për të udhëtuar aq larg dhe u kthyen në sondën që i priste.

Apollo 12 dhe Apollo 14 grumbulluan për shkencëtarët shumë informacione, që e shtynë Nasa-n të vazhdonte projektin e udhëtimeve në Hënë.

Tre misionet e tjera do t’u lejonin astronautëve të qëndronin atje më gjatë. Tani ata do të përdornin një mjet me katër rrota për të udhëtuar në sipërfaqen e Hënës. Ky automjet u quajt Rover hënor dhe punonte me bateri.

Me të astronautët mund të shkonin më shumë se tridhjetë kilometra larg nga vendi i zbritjes. Roveri hënor mund të mbante pajisje me peshë prej 110 kilogramësh dhe në të ishte instaluar edhe një kamera televizive, që u dërgonte stacioneve në tokë pamje me ngjyra me cilësi transmetimi.

Ekuipazhi i anijes Apollo 15 përbëhej nga atronautët David Skot, Alfred Uorden dhe Xhejms Irvin. Ata u nisën nga Toka në korrik 1971 dhe zbritën në Hënë në zonën e quajtur Hadley Rille, afër Maleve Apenine, në veriperëndim të vendin ku ishte ulur Apolli 11.

Astronautët u kthyen pa problem në Tokë. Shkencëtarët u befasuan nga gurët që sollën me vete. Njërin prej tyre, shkencëtarët e quajtën Guri i Gjenezës, sepse besohet të ketë një moshë prej 4 miliardë vjetësh. Sipas shkencëtarëve, ky gur ishte krijuar kur Hëna kishte qënë në moshën e saj më të herëshme.

Gjithashtu, dheu që astronautët sollën nga Hëna përmbante copa xhami në ngjyrë portokalli. Shkencëtarët thonë se ky xham ishte rezultat i materialeve të krijuara në një thellësi prej 300 kilometrash nën sipërfaqen e Hënës.

Në prill të vitit 1972, Apollo 16 u nis për në Hënë. Në bord ndodheshin astronautët Xhon Jang, Thomas Mattingly dhe Çarls Djuk. Jang dhe Djuk zbritën në jugperëndim të vendit, ku ishte ulur zbritur Apollo 11. Ata qëndruan në Hënë 45 orë.

Gjjatë asaj kohe, mblodhën gurë dhe vendosën në sipërfaqe disa aparate shkencore.

Astronautët Juxhin Kerman, Harrison Shmid dhe Ronald Evans ishin të fundit që udhëtuan në Hënë me misionin Apollo 17. Ishte dhjetor i vitit 1972. Kerman dhe Shmid zbritën në një luginë thuajse në veri të vendit, ku ishte ulur Apollo 11. Ata qëndruan në sipërfaqen e Hënës 72 orë dhe më shumë se 24 orë i kaluan duke punuar jashtë sondës, me të cilën kishin zbritur.

Këta astronautë kryen tre udhëtime me Roverin hënor, duke bërë fotografi e duke mbledhur gurë. Ata gjithashtu lanë atje edhe shumë pajisje shkencore, që do të vazhdonin të dërgonin në Tokë informata të ndryshme rreth Hënës.

Kerman dhe Shmid u nisën nga Hëna më 14 dhjetor dhe, para se të largoheshin, lanë atje një pllakë metalike ku thuhet: “Këtu njeriu përfundoi eksplorimin e parë të Hënës.

Shpirti i paqes me të cilin ata erdhën le të pasqyrohet në jetën e të gjitha qenieve njerëzore.” Pllaka metalike me këtë mbishkrim, sigurisht në anglisht, ka mbetur në sipërfaqen e Hënës si e vetmja shenjë e përherëshme e mbërritjes së njeriut atje.

Me Apollo 17 mori fund edhe prodhimi i raketës Saturn 5, si dhe projekti i anijeve Apollo. Eksplorimet e Amerikës me njerëz në Hënë kishin përfunduar.

Kjo ishte një kohë e veçantë në historinë e njerëzimit, sepse për herë të parë njerëzit shkuan përtej planetit të tyre të vogël brenda sistemit gjigand diellor. Pas kësaj, Hëna përsëri do të bëhej e paarritëshme për njeriun, por jo për imagjinatën e tij.

Ndonjëherë dëgjohen njerëz që pyesin: përse duhej shkuar në Hënë, thjesht nga kureshtja? Përgjigjia mund të jetë edhe ”Po”, sepse është kurioziteti që nxit eksplorimin, nga i cili vjen zbulimi i pasuar nga kënaqësia, që e bën njeriun ta përsërisë deri në përftimin e vlerave dhe aftësive, të cilat krijojnë vetëbesim për ta hedhur atë në eksplorime të tjera.

Parë nga ky kënd, 40 vjet pas shkeljes së njeriut të parë në Hënë, njerëzimi duket se ndodhet tani në fazën e krijimit të vetëbesimit për eksplorime të reja.

Por ka nga ata që thonë se suksesi i katër dekadave të mëparshme vështirë të përsëritet, apo se njerëzimi ka përfituar pak nga ky eksplorim, ose se shkuarja në Hënë ishte aventurë.

Dhe shpesh harrohet se epoka e eksplorimeve vetëm në planetin Tokë, që filloi rrreth fundshekullit XV, zgjati të paktën 200 vjet para se njerëzimi të shihte përfitimet e para: krijimin e kolonive, shteteve a qytetërimeve të reja.

Prandaj, edhe sikur për kthimin e Hënës në një vendbanim a “koloni” të pritej 200 vjet të tjera, përsëri do të ishin pak, sepse sa më e përparuar është teknologjia e udhëtimeve sot në krahasim me pesë shekuj më parë, qindra herë më larg ishin edhe zonat e eksplorimeve të dikurshme të Tokës krahasuar me ato të Hënës në kohën tonë.

Zbulimi i Hemisiferes perëndimore, me mendësinë e shek. të XV, ishte vërtet “hap i vogël për njeriun dhe hap gjigand për njerëzimin”. Gjithashtu, ndërsa mjetet e sotme të udhëtimit as që mund të krahasohen me ato të Kristofor Kolombit, edhe eksplorimet në Hapësirë kanë zgjuar të tjera përmasa të kureshtjes njerëzore.

Eksplorimet gjeografike të shek. XV – XVII nxitën fantazinë e shkrimtarëve për të krijuar vepra si “Robinson Kruzo”, “Aventurat e Guliverit”, “20 mijë lega nën det” a “Rreth tokës në 80 ditë”, ndërsa sot udhëtimet në Hapësirë e kanë shpënë imagjinatën përtej çdo kufiri të menduar ndonjëherë.

Jashtëtokësorët, UFO-t, udhëtimi në të kaluarën a në të ardhmen, janë ide po aq nxitëse sa ç’ishin dikur ëndërrat për të shkuar në zonat e pashkelura ekzotike të rruzullit tokësor.

Duke qene brenda nje teme te tille po shtoj dhe dicka tjeter por qe ka lidhje me nje trup qiellor shume me afer se planeti Mars dhe eshte pikerisht sateliti jone Hena. Duke lexuar nje material per Ufologjine hasa ne disa deklarata dhe dokumenta qe kane te bene me Henen dhe ate qe mund te kete te fshehte ky trup qiellor dhe qe mbahet e fshehte per masen e gjere te njerezve ne toke.

Sic dihet fluturimi per ne Hene ka nje histori te mbushur me perpjekje, deshtime dhe humbje ne jete njerezore dhe ka lene gjurme ne historine e fluturimeve kozmike. Perpjekja e pare qe mund te quhet si ajo e Apollo 1 deshtoi pa arritur te kaloje orbiten e tokes dhe e astronautet Virgil Grissom, Edward White, Roger Chaffee humben jeten e tyre ne 21 Shkurt te vitit 1967.

Mbas ketij deshtimi u ndertuan edhe 6 anije te tjera kozmike respektivisht Apollo 2-Apollo 6 te cilat te gjitha ben fluturime te shkurtra rreth orbites se tokes ne forme testimi per hapin e passhem me te madh, ate te zbritjes ne hene.

Do te ishte Apollo 8 anija e pare kozmike qe do te afrohej ne siperfaqen e Henes dhe do ta orbitonte ate per dite te tera duke marre informacione fotografike nga atmosfera dhe siperfaqaja e planetit.

Por hapi perfundimtar do te nderrmerrej ne 20 Korrik te vitit 1969 kur me anijen kozmike Apollo 11, astronauti Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin do te hynin ne histori si te paret qenie njerezore qe shkelen truallin e henes. QE mbas asaj perpjekje do te beheshin disa fluturime te tjera duke perfshire Apollo 9,10,11,12,13,14,15,16,17 dhe fluturimet per ne hene do te nderpriteshin ne 11 Dhjetor te vitit 1972 me fluturimin e fundit te Apollo 17 dhe uljen e tij ne Hene.

Cfare ndodhi, pse u nderprene fluturimet dhe sidomos cfare ndodhi me Apollo 13 qe ka hyre ne histori madje eshte bere edhe nje film per deshtimin e uljes ne Hene?

Po ti referohemi informacioneve te brendeshme te "rrjedhura" nga NASA qe ne fluturimet e para astronautet kane bere deklarata, madje shume prej tyre jane edhe audio per objekte fluturuese te paidentifikuara qe afroheshin ne anijet komzike tokesore dhe largoheshin me intervale te shkurtra kohe sikur te donin te eksploronin anijen.

Nje gje e tille eshte deklaruar ne nje transmetim direkt te nje fluturimi te Apollos dhe qe ishte transmetik publik por qe u nderpre menjehere nga NASA.

Te gjithe pjesetaret e ekuipazheve te te gjithe Apollove pa perjashtim kane dhene deklarata per objekte te tilla qe uleshin dhe ngriheshin nga siperfaqja e henes dhe qe afroheshin me shpejtesi te madhe drejt tyre. Edhe Apollo 11 qe nga momenti qe ju afrua Henes deri ne zbritjen e tij eshte shoqeruar nda 6 objekte te tilla ne forme diskoidale.

Por misterin me te madh e ka fluturimi i Apollo 13 qe mbas fakteve te dala kohet e fundit nga burime te NASA, nuk ka patur problem te thjesht ne motor apo pajisjet elektrike, por eshte goditur nga nje rreze, nga nje prej objekteve fluturuese te paidentifikuara qe e shoqeronte gjithe kohes.

Kjo ndodhi ne momentin kur apollo po merrte nje drejtim tjeter nga ai i pararendesve te tij dhe po perpiqej te ulej ne pjesen tjeter te Henes. Sic dihet ulja deshtoi dhe ekuipazhi mezi arriti te zbriste ne toke.

Mbas Apollo 13, fluturimet vazhduan edhe me kater apollo te tjere deri te Apollo 17 dhe me pas u nderprene. Por ulja e tyre eshte bere vetem ne zonen e njohur dhe te eksploruar me pare. Jo ne pjesen tjeter te Henes. Pse? Cfare ka ne anen tjeter te Henes qe nuk duhet te shikohet nga syte e tokesoreve?

Pse teleskopi Hubble qe ka nje rreze shikimi prej miliona miljesh dhe qe shqyrton deri kufijte me te larget te sistemit tone diellor apo galaktikes sone dhe me tej, nuk pozicionohet asnjehere ne Hene dhe pse ka deshtuar marrja e fotova nga nje pjese e caktuar e Henes. Mbase nuk keni degjuar per termin ANA e Erret e Henes, por eshte nje pjese e satelitit tone natyral qe nuk mund te kontrollohet nga asnje mjet optik.

Pamjet gjithmone bllokohn, imazhi turbullohet dhe kur perpiqet te zhvillohet me teknologji digitale nuk arrihet asnje perfundim. Pikerisht aty u perpoq Apollo 13 te ulej dhe ulja deshtoi. Pse u godit anija jone kozmike?

3 vitet e fundit mbas berjes me publike te problemit te ufo-ve dhe mbas rritjes se ndergjegjes kolektive per kete problem, numri i deshmive dhe deklaratave nga njerez te perfshire direkt ne fluturime dhe ne organizimin e tyre jane shtuar shume.

Dokumenti me i fundit i dale nga nje grup studiuesish amerikan i quajtur Disclosure Project (Projekti zbulimit te se vertetes) sic do e quaja personalisht,qe ka studiuar me detaje komplet fenomenin e ufo ne token amerikane dhe qe eshte bazuar ne deshmite e njerezve me kompetente te forcave ajrore, sherbimeve sekrete, shkenctareve, ushtarakeve, studiuesve qe kane patur lidhje direkt me fenomenin, tregon qarte dhe deshmon me foto pamje te strukturave ne hene te ndertuara nga qenie inteligjente.

Ndertesa te larta, rruge qe i lidhin, forma te cuditshme catish, disa here sferike, disa here te sheshta, mini pista fluturimi dhe objekte shencore te natyres se sateliteve, teleskopve ose gjera te ngjashme. Keto informacione kane qene gjithe kohes ne dispozicion edhe te NASA por qe jane refuzuar te behen publike.

Kush i ka ndertuar dhe pse nuk arrihet dot te fotografohen nga toka me qartesi, apo nga teleskopet e fuqishem qe pluskojne ne hapesire? Pse nga ajo pjese e Henes dalin gjithmone objektet fluturuese qe duken shume qarte ne pothuajse cdo filmim te bere nga Apollot.

Pse astronautet Michael Collins, Buzz Aldrin, Alan L. Bean, Frank Borman, Vance D. Brand, Ronald B. Evans etj u kercenuan nese flisnin per pamjet qe kane pare. Deklaraten me bombe e ka dhene vete Michael Collins pak dite perpara se te vdiste ne tetor te vitit 2004 duke thene se: Me vjen keq per njerezit e ketij planeti qe nuk e dine se cpo ndodh.

Me vjen keq qe mbahen te fshehta gjera qe gjithe njerezimi do i mirepriste dhe qe do sillnin begatine. Nuk kemi nevoje te shkojme deri ne Mars, skemi nevoje te kalojme sistemin tone diellor, te verteten e kemi ne Toke dhe shume afer saj, ne Hene.

Faktet jane aty, ndertesat, strukturat e ndertuara nga qeniet inteligjente jane aty. Dhe vete mjetet e tyre fluturuese levizn ore e cast.... I bej thirrje qeverise amerikane ti japi fund heshtjes dhe te shpalosi te verteten sic e dine ata prej me shume se gjysem shekulli.....

Nder te tjera fjala qe Collins thote eshte: Mjaftoni te mendoni, pse nuk po shkojme me ne Hene dhe ca na ndalon te eksplorojme ate komplet sic eshte. Ca ka ne pjesen e erret te Henes qe nuk duhet ta shohim ne. Une e kam pare, kam qene me fat ose jo kete se di, po uroj te gjithe njerzimin nje dite te shohi ate qe kemi kaq afer.


NASA ndërton bazë sekrete në Hënë?

Google ka publikuar imazhe të reja të Hënës, dhe spekulohet se në sipërfaqen e saj mund të ndodhet edhe baza sekrete e NASA-s. Në fakt, imazhet tregojnë ndërtesa të papërcaktuara mbi 9 metra, të cilat janë rregulluar në formën e grilave.

Siç shkruan “Sun”, menjëherë kanë filluar spekulimet se fjala është për bazën e NASA-s në Hënë. Megjithatë, ekspertët demantojnë euforinë e shkaktuar, duke argumentuar se ka shumë të ngjarë se fjala është “për paqartësi në imazhet satelitore”.

Sido që të jetë, koha, ndoshta edhe publikimet e ardhshme të WikiLeaks, do të tregojnë se kush ka të drejtë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons