Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 E dini vertet se sa vlen Facebook-u? prej Mon 14 May 2012, 20:11

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

E dini vertet se sa vlen Facebook-u?

Kompania Facebook ka filluar një fushatë në kuadër të procesit për të filluar shkëmbimin e aksioneve të saj në bursë. Facebook shpreson të sigurojë fonde që kapin shumën e 10.6 miliard dollarëve, duke e bërë vlerën e kompanisë në treg të përafërt me atë të gjigandëve teknologjikë si Google dhe Amazon.com. Ndërkohë që shumë analistë besojnë se Facebook nuk do ta ketë të vështirë gjetjen e investitorëve, ka filluar të shtrohet pyetja nëse rrjeti më i madh social i botës ka në të vërtetë një vlerë aq sa ç’mendojnë aksionerët?

Fushata filloi në Nju Jork me themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg që po mundohet të bindë sa më shumë investitorë që të blejnë aksionet e Facebook-ut. “Që nga fillimi kur po krijonim këtë program për një shkollë, kishim një ide se sa i përhapur mund të bëhej programi, por nuk ishim të sigurtë që do të ishim ne që do ta bënim këtë.” Pak mund ta kishin imagjinuar se ajo që filloi si projekt në konviktin e universitetit tetë vite më parë do të tërhiqte 900 milion përdorues në mbarë botën dhe do të kishte një vlerë të barabartë me prodhimin e përgjithshëm të një vendi të vogël. Bazuar në çmimin prej 28 deri 35 dollarësh për aksion, analisti i tregjeve Max Wolf thotë se kompania mund të ketë një vlerë prej mbi 80 miliard dollarësh. “Besoj se do ta kapin këtë vlerë. Çmimet e aksisoneve do të ngrihen në ditën e parë. Ata po mundohen të sigurojnë sa më shumë kapital në ofertën fillestare publike.”
Por jo të gjithë janë të bindur në aftësitë e Facebook-ut për të sjellë fitime. “Unë nuk do të blija aksione të saj.”

Jeff Corbin, drejtues i firmës KCSA Strategic Communications tha për Zërin e Amerikës se bazuar në të ardhurat nga reklamat, Facebook ka një vlerë shumë më të vogël. Ai përdor të njejtën formulë vlerësimi si për firmën Google, e cila është pesë herë më e madhe se të ardhurat vjetore nga reklamat. “Kjo formulë e përdorur për Facebook le të themi me 400 milion dollarë të ardhura dhe ta pesë-fishosh vlera e kompanisë del diku 20 deri 25 miliard dollarë dhe jo 100 miliard dollarë.”

Max Wolf e pranon se parashikimi aktual është i lartë por ai beson se Facebook ka një të ardhme të mirë. “Kompania po rritet ndjeshëm dhe po ashtu edhe tregu.” Megjithatë, analisti Corbin i këshillon investitorët jo profesionistë që të kenë kujdes. “Ajo që mendoj se do të ndodhë është se nëse kompania nuk jep hollësi rreth planeve se si parashikon t’i shtojë të ardhurat, çdo tremujor ajo do të ketë rezultate zhgënjyese.” Fushata e Facebook-ut në mbarë vendin padyshim që do t’u përgjigjet shqetësimeve të ngjashme nga invetitorët. Facebook pritet që të shkëmbejë aksionet e saj në bursën e Nju Jorkut për herë të parë më 18 maj.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: E dini vertet se sa vlen Facebook-u? prej Fri 22 Feb 2013, 13:10

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
pfffffff gjoja me kot mduket fb-ja


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons