Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ja vëndet më të frikshme në botë. prej Tue 21 Jun 2011, 14:56

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Por kështjella Drakulës nuk ju duke e frikshme sa duhet ka plot vende të tjera që mund t’u shkaktojnë të ngjethura në mes të ditës me diell. “Vendet e magjepsura po bëhen gjithnjë e më popullore. Në disa vende, fantazmat janë kthyer një pjesë të marketingut”, shprehet Jeff Belanger, autor i enciklopedisë së vendeve më të magjepsura në botë. Kjo është dhe arsyeja pse në Luginën e Fjetur në Nju Jork, çdo tetor vizitorët mblidhen për të parë një aktor që luan roli ne kalorësit pa kokë. Vitin e kaluar në këtë luginë u mblodhën rreth 47 mijë vetë, ndërkohë që këtë vit pritet që 70 vizitorë të mbërrijnë me rastin e festave të Hallouinit. Vendet e frikshme vijojnë me katakombet që gjenden në Paris të Francës. Në një vend të nëndheshëm gjenden trupat e zhvendosur në shekullin e 18-të nga varrezat e qytetit. Për këtë arsye, shumë vizitorë janë shprehur në kohë të ndryshme se kanë dëgjuar pëshpërimat e fantazmave dhe i kanë parë ato t’u fanepsen.


Kështjella “Bran”
Brasov, Rumani

Thuhet se autori i “Kont Drakula”, Bram Stoker e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të. Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella shërben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë.




Kulla e Londrës
Londër, Angli

Thuhet se fantazma e Anne Boleyn, bashkëshortja e ekzekutuar e mbretit Henri VIII, ecën në korridore duke mbajtur në duar kokën e saj të prerë dhe duke kërkuar bashkëshortin e saj jobesnik, i cili e ekzekutoi që të mund të martohej me një grua tjetër.






Katakombet
Paris, Francë

Këto gurë të mëdhenj gëlqerorë janë strehë e trupave të zhvarrosur në shekullin e 18-të nga varrezat e tejmbushura. Radhë të tëra kafkash dhe kocksh gjenden në mure dhe disa vizitorë pretendojnë se kanë parë fantazma e dëgjuar pëshpërimat e të vdekurve të zhvendosur.







Zona 51
Nevada, SHBA

E vendosur në jug të Nevadës, Zona 51 është një zonë “top-secret” e qeverisë që shërben si vend për testime të ndryshme ajrore. Por njerëzit që banojnë rreth e rrotull shprehen të kenë parë vazhdimisht ndër vite UFO. Kjo dhe ka tërhequr shumë vizitorë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të shohin ndonjë alien.







Uorçester, Nju Jork, SHBA

Çdo tetor vizitorët mblidhen këtu për të parë një aktor që interpreton rolin e kalorësit pa kokë, sipas personazhit të romanit “Legjenda e luginës së fjetur”. Aty mblidhen shumë vizitorë, zakonisht ata që janë të pasionuar pas historive horror.







“Loch Ness”
Invernes, Skoci

Shumë njerëz drejtohen në “Loch Ness”, një liqen me ujë të pastër në malet skoceze në kërkim të një krijese të pakapshme dhe me gungë në kurriz. Ajo konsiderohet si një prej krijesave më misterioze dhe legjenda e saj daton që në shekullin e VI-të.








Ferma “Monte Cristo”
Uellsi i ri jugor, Australi

Kjo shtëpi e ndërtuar në fund të vitit 1800 thuhet se banohet nga fantazmat e dhjetë njerëzve që kanë vdekur aty. Ato përfshijnë një vajzë të mitur të pronarit, një shërbëtore shtatzënë, të cilën e shtynë nga ballkoni dhe të një kopshtari që u vra nga një vizitor që po vinte në jetë filmin “Psycho”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Ja vëndet më të frikshme në botë. prej Thu 26 Sep 2013, 07:21

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
7 vendet e braktisura më të frikshme në planet
Eshtra njerëzore të përdorura si dekorim, kukulla pa kokë të varura pemëve, një repart vdekjeje, një ishull i vetmuar në mes të detit janë disa nga vendet më të frikshme në planet, të cilat janë krejtësisht të braktisura dhe mbartin histori fatkeqe.
1. Parku i Lojërave në Çernobil: Ukrainë

Parku i lojërave në Çernobil, qytetin fantazmë Pripyat, Ukraine, është i braktisur tërësisht nga qytetarët, çka e bën vend jo vetëm të mërzitshëm, por edhe të rrezikshëm. Në 1986 aty ndodhi katastrofa bërthamore në uzinën e Çernobilit, që shkaktoi evakuimin e qytetit të tërë, duke e bërë këtë park dëfrimi të padobishëm. Megjithëse njerëzit janë larguar tashmë prej shumë vitesh, radioaktiviteti është ende atje.
2. Kubeja e Sedlec: Republika Çeke

Kubeja e Sedlec është një kishëz e vogël katolike romake në Sedlec të Çekisë. Ajo përmban mbetje skeletore të rreth 40 mijë trupave njerëzorë të shpërndarë në të gjithë hapësirën e brendshme të cila janë rregulluar artistikisht si llambadarë dhe sende të tjera zbukuruese. Ato janë dhënë me vetëdije të plotë për këtë qëllim dhe janë eshtrat e njerëzve të devotshëm katolikë nga mbarë Europa.

3. Pylli i Vetëvrasjeve : Mali Fuji, Japoni

Pylli Aokigahara, rrëzë malit Fuji në Japoni, është një pyll shumë i dendur që për këtë arsye është quajtur shpesh si ‘Deti i pemëve’, por emri që e identifikon më së miri është “Pylli i vetëvrasjes”. Në këtë pyll janë bërë 54 vetëvrasje vetëm në vitin 2010 dhe për shkak të dendësisë së madhe të pemëve në të, vetëm për disa prej tyre është arritur të zbulohen trupat.

4. Tregu i fetishizimit Akodessewa: Togo

tregu i fetisheve

Tregu i objekteve të adhurimit i Akodessew në Togo është më i madhi i këtij lloji në botë dhe një parajsë e vërtetë për praktikantët e besimit vudu.
Objekte e fetishizimit apo adhurimit që gjenden aty janë nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet. Aty ka talisman si koka krokodili, duar shimpanzesh, kobra dhe shumë eshtra. Besohet se duke u përdorur si përbërës të gatuar ato mund të shërojnë sëmundje të ndryshme.

5. Ishulli i Kukullave: Liqeni Teshuilo, Meksikë

I njohur si Ishulli i Kukullave, ky vend është ‘krijesë’ e një burri të quajtur Don Julian Santana, i cili jetoi si një vetmitar për 50 vite në ishull deri në vdekjen e tij në vitin 2001. Gjatë kohës së tij atje, ai grumbulloi një koleksion mbresëlënës kukullash kokëprera të varura në degët e pemëve përreth ishullit. Kukullat janë varur çdo ditë prej si simbol i sakrificës së njeriut që për një gjysmë shekulli ka jetuar aty. Edhe pse ekzistojnë versione të ndryshme të legjendës së këtij vendi, të gjitha i bashkon ideja se Don Julian Santana ia kushtoi të gjitha kukullat e sakrifikuara shpirtit të një vajze të vogël që u mbyt në një kanal në atë vend.

6. Ishulli Hashima: Nagasaki, Japoni

Ndërtesa të rrënuara dhe sende të braktisura nga ish-minatorë të qymyrit, e bëjnë këtë vend të duket si ishulli më i shkretë në tokë. Në vitin 1950 ky vend ishte shtëpia e mijëra minatorëve, por u braktis tërësisht në vitin 1974 me mbylljen e minierës. Edhe pse ishulli Hashima u mbyll në vitin 2009, tani është hapur sërish për vizitorët.

7. Spitali psikiatrik Gonjiam: Kore

spitali psikiatrik

Historia e këtij spitali psikiatrik të braktisur është e denjë për skenarin e një filmi horror.

Sipas legjendës lokale, pacientët filluan të vdesin në mënyrë misterioze në këtë spital 10 vjet më parë, duke detyruar përfundimisht mbylljen e tij. Ai është tashmë një vend tërësisht i braktisur, duke mbartur vetëm mbetjet e pista të jetës që dikur ekzistonte brenda tij.
3 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons