Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Shkencëtarët kanë mundur të gjejnë kalendarin më të hershëm Maja në një shtëpi në Guatemala, dhe ai i jep fund dyshimeve se bota do të marrë fund në dhjetor të vitit 2012.

Vizatimet në mure tregojnë tabelat astronomike më të vjetra të njohura nga Maja. Shkencëtarët e dinin që ata kishin mbajtur shënime të tilla në atë kohë, por deri tani, shënimet më të vjetra të njohura datonin rreth 600 vjet më vonë.

Shënimet astronomike ishin çelësi i kalendarit Maja, i cili mori vëmendje më të madhe kohëve të fundi, për shkak se thuhej që ai parashikon që botës do t’i vijë fundi në dhjetor të këtij viti.

Ekspertët thonë që kalendari nuk bën një parashikim të tillë. Gjetjet e reja ofrojnë një prapavijë tjetër: Llogaritjet përfshijnë një hapësirë kohe më të gjatë se 6 mijë vjet, që do të thotë se mund të zgjasë edhe përtej vitit 2012.

“Pse ata do të kalonin nëpër ata numra, nëse botës do t’i vinte fundi këtë vit?”, thotë Antoni Aveni nga Universiteti Kolgejt në Hamilton, Nju Jork, i cili është ekspert i astronomisë majane. “Mund të thuhet se një numër aq i madh, të paktën sugjeron që koha vazhdon”.

Aveni, bashkë me Uilliam Saturno nga Universiteti i Bostonit, si dhe disa ekspertë të tjerë, e treguan zbulimin të premten në revistën “Science”.

Dhoma është pjesë e një kompleksi i rrënojave të majanëve, në pyllin e Ksultunit, në verilindje të Guatemalës. Muret përmbajnë gjithashtu portrete të mbretërve dhe disa figura të tjera, por është e qartë se ato kanë lidhje me shkrime astronomike, thonë shkencëtarët.

Një mur përmban një kalendar të bazuar në fazat e hënës, i cili i mbulon rreth 13 vjet. Zbuluesit thanë se mendojnë që mund të jetë përdorur për të mbajtur gjurmë se cila “perëndi” ishte duke e mbikëqyrur hënën në kohë të caktuara.

Aveni tha se një gjë e tillë i lejonte shkruesit të parashikojnë paraqitjen e viteve hënore paraprakisht, kur hëna ishte e plotë.

Mbajtja e të dhënave të tilla ka qenë çelësi i astrologjisë dhe ritualeve Majane, dhe mund të jetë përdorur, për shembull, për të këshilluar mbretin kur të shkojë në luftë.

“Ajo që keni këtu është një astronomi e nxitur nga feja”, tha Aveni.

Në një mur ngjitur, janë numra që tregojnë katër horizonte kohore prej afërsisht 935 deri në 6,700 vjet.

Ende nuk është e qartë se çfarë përfaqësojnë këta numra, por ndoshta shkruesit kishin bërë llogaritje të vëzhgimeve të kombinuara nga ngjarjet e rëndësishme astronomike, si lëvizjet e Marsit, Venerës dhe hënës, thanë hulumtuesit.

“Pse të lodhen ta bëjnë një gjë të tillë? Ndoshta shkruesit ishin ‘kalamaj’…të cilët vetëm u përkushtuan me pasion duke bërë këso lloje të llogaritjeve dhe përllogaritjeve, dhe i bënë ato shumë më larg se sa çka iu nevojit shoqërisë”, u shpreh Aveni.

Ekspertët e papërfshirë në zbulimin, thanë se ky është një përparim i madh.

“Është një befasi e mrekullueshme”, tha Simon Martin, kurator i një ekspozite rreth kalendarit Majan, në Universitetin e Muzeut të Arkeologjisë dhe Antropologjisë në Pensilvani.

Derisa rezultatet e punës së shkruesve të kalendarit ishin të njohura si gdhendje mbi monumente, “ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë një hapësirë punuese, ose si kanë shkuar gjërat realisht”, tha Martin.

Puna e re i jep njohuri për këtë, tha ai, dhe fakti se shtëpia ka kulm prej guri, dhe nuk ishte e bërë me kashtë, tregon se në atë kohë, shkruesit kishin jetuar në një nivel të lartë shoqëror.

“Është një zbulim shumë i rëndësishëm”, tha Xhon B. Klarson, drejtor i qendrës Arkeastronomike në Marillend.

“Ky është një fillim intrigues për këtë zbulim”./REL


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons