Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Dinosaurët fajtorë të efektit serrë prej Sat 12 May 2012, 19:27

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Dinosaurët fajtorë të efektit serrë

Në qarqet e shkencëtarëve pranohet gjerësisht se periudha e Mezozoikut (250-65 milion vjet më parë) u shoqërua me temperatura relativisht të larta dhe me shtimin e dinosaurëve, të cilët më pas u zhdukën.

Për zhdukjen e tyre, teoria më e fortë mbetet ajo e goditjes së tokës nga meteorët. Një grup shkencëtarësh nga Liverpuli i Anglisë u munduan të ndërtojnë urën lidhëse mes rënies së meteorëve që zhdukën dinosaurët dhe rritjes së temperaturës në Tokë gjatë Mezozoikut.

Teoria e tyre u botua në “Current Biology” dhe arrinte në përfundimin se ishin vetë dinosaurët ata që shkatërruan Tokën, sidomos barngrënësit.

Dihet që metani është një gaz i fuqishëm serrë, me potencial për të ngrohur planetin tonë 21 herë më të lartë se sa anhidridi karbonik për 100 vjet, por plot 56 herë më shumë për 20 vjet. Aktualisht gjendja e gazit metan në atmosferë është 1.8 grimca në 1 milion dhe cilësohet si përgjegjës për 18 përqind të efektit serrë.

Metani është një produkt natyral që gjendet në sasi të mëdha në stomakun e barngrënësve dhe që ka funksion jetik në tretjen e ushqimit tek to.

Dave Wikonson nga “John Moores University” në Liverpul thotë:

“Një model i thjeshtë logjik na shtyn të besojmë se mikrobet e zhvilluara në stomakun e dinosaurëve barngrënës, por që u mundësonte atyre procesin e tretjes së ushqimit, u çliruan në masë pas rënies së meteorëve. Kjo sasi mikrobesh, përthithi gazin metan dhe e çliruan atë në natyrë në sasi aq të mëdha, saqë mund të merret si shkaktar i ngrohjes së planetit në periudhën Mezozoike”.

Por sa mund të ketë ndikuar një mikrob në ngrohjen e një planetit të tërë? Sipas shkencëtarëve, dinosaurët barngrënës, ndryshe sauropodët, (që peshonin rreth 20 ton) prodhonin rreth 520 milion ton metani në vit. Kjo është një e shifër shumë herë më e lartë se sa emërtimet e këtij gazi në ditët e sotme. Sa më shumë metan të kishte në atmosferë, aq më shumë ngrohej ajri dhe nga kjo klimë përfituan dinosaurët reptilë me gjak të ftohtë, që populluan Tokën pas zhdukjes së titanosaurve dhe sauropodëve.

Teoria e grupit të shkencëtarëve britanikë dhe puna eksperimentale e tyre me gazin metan, do t’u paraqitet shkencëtarëve, antropologëve dhe historianëve më me emër.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons