Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Fotoshopi, si na ndryshon realitetin prej Wed 09 May 2012, 22:00

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Shpesh fotografia bëhet mjeti ideal për manipulimin e realitetit dhe informacionit. Por të gjithë duhet të mësojmë të njohim fotoshopin dhe të mos gënjehemi sistematikisht nga ajo që shohim. Të luash me fotoshopin sot, nuk është e vështirë. Me zhvillimin e teknologjisë dixhitale, gjithçka është e mundur. Çfarë fshihet pas kësaj? Një fakt i pabesueshëm apo një fotoshop? Kjo është pyetja më e zakonshme që na shkon të gjithëve ndërmend kur shohim një foto që duket paksa ndryshe nga të tjerat. Në fillim ishte propaganda politike që i shtynte ekspertët e fotografisë të vinin dorë mbi to, duke hequr ose shtuar personazhe të ndryshme. Pastaj erdhi momenti kur ndryshimet e shumta të bëra në fotografi ndikonin dukshëm në rritjen e cilësisë së saj. Edhe sot, për ta bërë më tërheqës një lajm bëhen ndryshime të mëdha në fotografi. Kështu duket se fotografia po humbet dalëngadalë funksionin e saj, ndaj pa frikë mund të themi: ajo që shohim nuk është pasqyrimi i asaj që ka ndodhur.

Me zhvillimin e teknologjisë dixhitale, mundësia për të modifikuar fotot është rritur ndjeshëm. Realiteti nuk është më një “pjesë” e vulosur në film, por është transformuar në një sekuencë pjesësh të vogla njësish minimale të informacionit dixhital. Ndryshe nga e kaluara, sot ekzistojnë edhe shkolla për të mësuar sekretet e fotokamerës dixhitale dhe fotoshopit. Në shekullin tonë, të manipulosh pamjet dhe të realizosh një fotoshop është bërë tamam si një lojë fëmijësh. Për këtë mjafton një fotokamerë dixhitale, një kompjuter i mirë dhe një softuer për ndryshimin e fotografive, që gjendet lehtësisht në internet. Ndërhyrja mund të jetë e fshehur mirë, por ne mund të mësojmë të njohim edhe manipulimet më të vogla. Megjithatë, duhet treguar kujdes i veçantë për përpjesëtimin e gabuar mes objekteve, hijet e dyshimit dhe gjërave që historikisht janë bërë pjesë e fotoshopeve.

Si funksionon fotografia dixhitale?

Aparatet e rinj fotografikë dixhitalë janë të pajisur me një sensor që e konverton dritën në informacion dixhital. Pamja fiksohet poshtë disa pikave të vogla të ngjyrosura në formë drejtkëndëshe, të quajtura piksel. Kështu, sa më i madh të jetë numri i pikseleve nga i cili përbëhet një imazh elektronik, aq më të mëdha do të jenë edhe detajet e vëzhguara në të. Për të kuptuar se si është e mundur të bësh modifikime në një fotografi, është e nevojshme të dihet se nga sa piksele të veçanta është e përbërë ajo, sepse çdo piksel krijon një histori më vete: mund të modifikohet, hiqet apo ngjyroset. Kështu për shembull, flokët e rënë të një politikani mund të rriten sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që lëkura rinohet dhe të gjitha shenjat joestetike në fytyrë zhduken si me dorë. Edhe defektet e tjera mund të eliminohen, ndërsa personazhet duken krejtësisht perfektë, pa më të voglin defekt.

Dietë e detyruar

Aktorja angleze, Kate Winslet ishte çuditur kur në kopertinën e një reviste të famshme mode e kishte parë veten shumë të dobët, ndërkohë që në diciturën e saj shkruhej se fotoja ishte bërë vetëm një ditë më parë. Në fakt, në këtë fotografi nuk kishte asgjë për t’u çuditur, pasi bëhej fjalë për një “dietë” dixhitale.

Efekti i çorapes

Si mund t’i zbulojmë mashtrimet e shumta të medias? Për këtë mjafton të dimë hilet për t’i dhënë pamjes një aspekt joreal. Kjo gjë mund të arrihet duke shumuar dhe zbutur konturet, mjafton që të vësh një çorape tek objektivi. Kjo është një metodë paksa shtëpiake, e cila rinon dhe heq defektet. Një foto e manipuluar mund të bëjë që të lindë një skandal. Politikani me një sjellje të pahijshme, ose një çift klandestinësh i kapur nga policia, mund të përfundojnë shumë shpejt në kopertinë. E vetmja mënyrë për të mos rënë pre e këtyre mashtrimeve është të mësosh t’i njohësh.
Në shkollën e “mashtrimeve”

Marrim një fotoshop të bërë mirë dhe e shohim me kujdes, me qëllim që të zbulojmë të gjitha hiletë. Për shembull, senatori amerikan, Tom Daschle, në një ngjarje të shënuar nderon flamurin amerikan me dorën e vendosur në vendin e gabuar. Por jo vetëm kaq. Shihni me kujdes edhe xhaketën e senatorit: është e mbyllur me kopsa femrash. Nëse akoma jeni skeptikë, me një kërkim të shkurtër biografik do të zbuloni se Tom Daschle është i martuar dhe në gisht mban unazë rreth. Duke u zbuluar mashtrimi, merr fund edhe skandali./Shqip/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons