Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor
Një zbulim i ri për të mbajtur trurin në formë të mirë janë luleshtrydhet. Fruti i ëmbël dhe plot lëng është bërë objekt i një kërkimi shkencor në SHBA, i cili e ka etiketuar si të çmuar për ruajtjen e aftësive njohëse të trurit, sidomos atij të femrave.



Meritat e flavonoideve

Falë këtyre përbërësve, luleshtrydhet janë ushqimi ideal për të mbajtur trurin në formë të mirë. Flavonoidet janë substanca antioksiduese të pranishme në sasi të mëdha te luleshtrydhet. Ato njihen për aftësinë për të ngadalësuar procesin e reduktimit gradual të aftësive njohëse të trurit, duke i garantuar atij në këtë mënyrë një jetë më të gjatë.



Studimi

Autorët e studimit janë një ekip mjekësh në Brigham and Women’s Hospital, të cilët këshillojnë konsumimin e luleshtrydheve, krahas frutave të tjera të pyllit, për të zgjatur mesatarisht me 2.5 vjet jetën e trurit. Studimi ka nisur në mes të viteve ’70 dhe ka përfshirë më shumë se 120 mijë gra të moshës 30-55 vjeçe, të cilat janë pyetur çdo katër vjet në lidhje me mënyrën e të ushqyerit, stilin e jetës dhe gjendjen shëndetësore.

Studimi ka vazhduar deri në vitet ’90, kur mbi 16 mijë gra me moshë mesatare 74 vjeç, u janë nënshtruar testeve të kujtesës çdo dy vjet.



Rezultati

Studimi ka çuar në rezultate domethënëse, të cilat janë publikuar në revistën amerikane “Annals of Neurology”. Sa më i madh konsumi i luleshtrydheve dhe frutave të pyllit, aq më jetëgjatë dhe cilësor aktiviteti cerebral.

Sipas studimit, meshkujt i gëzojnë në mënyrë më të reduktuar vlerat e luleshtrydhes.

Luleshtrydhet njihen prej kohësh për vlerat kuruese në rastet e gastriteve dhe hipertensionit. Tashmë, falë studimit në fjalë, i cili ka zgjatur 40 vjet, mund të thuhet se luleshtrydhet janë aleatet më të mira të femrave në luftën kundër degradimit të trurit. / Gazmira Ndoja

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
sa mir bekam mireeeee qe i preferokam luleshtrydhettt


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons