Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor
Aktoret Naomi Harris dhe Bernice Marlohe, dy Bond-girl në filmin e ardhshëm të agjentit 007, kanë tërhequr vëmendjen e fotografëve në Stamboll. Në qytetin turk, bashkë me protagonistin kryesor Daniel Craig, aktoret kanë bërë prezantimin e filmit të radhës të agjentit të Madhërisë së Saj, me titull “Skyfall”. Filmi i tretë me Daniel Craig, me regji të Sam Mendes, do të dalë në kinematë e gjithë botës më 26 tetorin e ardhshëm. Regjisori ka dashur të sjellë një Bond paksa ndryshe nga ai i penës së Ian Flaming.

“Nuk do ta kisha marrë kurrë regjinë e filmit nëse nuk do të kisha pasur mundësi të vija diçka timen në të. Kur të bëhet montazhi, do të duket se cili është ndryshimi”, ka thënë Mendes në konferencën për shtyp.

Mendes dhe Craig po punojnë ngushtë për realizimin e filmit të 23-të të James Bond, i cili nuk do të ketë lidhje me kapitujt e mëparshëm dhe do të ketë një buxhet prej 230 milionë dollarësh.

“Në fillim nuk duhet të ishte kështu, por më pas lexuam e rilexuam Ian Flaming dhe shkëmbyem email-e me mendimet tona dhe të gjithë u përfshin në projekt”, ka thënë Craig.

Kastit të filmit iu desh më shumë kohë për të mësuar skenarin pasi xhirimet e filmit u ndërprenë njëherë në Indi dhe pasi kompania MGM nuk kishte buxhet të mjaftueshëm dhe ishte në prag të shpalljes së falimentimit.

Fansat e agjentit 007 janë në pritje të filmit të ri që do të vijë në kinema pas disa muajsh. Filmi i parë me Daniel Craig, “Casino Royal” u vlerësua nga publiku dhe kritika si një ndër historitë më të mira, ndërsa ai që pasoi, “Quantum of Solace”, nuk u mirëprit edhe aq për shkak të aksionit të ekzagjeruar, duke pasur parasysh faktin se James Bond është më tepër një njeri i rafinuar. Mbetet vetëm që adhuruesit të presin deri në tetor për të parë episodin e tretë.
TCH

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
ehhh 007 sa i famshem ky serial


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons