Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Gazeta e përditshme britanike "The Daily Mail" ka shqetësuar evropianët ditët e fundit me një shkrim me titullin "A është gati të shpërthejë një super vullkan vetëm rreth 630 kilometra larg Londrës?" Artikulli bën fjalë për vullkanin pak të njohur të Laacher Seesw, në veriperëndim të Gjermanisë, i cili për herë të fundit ka shpërthyer rreth 12 000 vjet më parë i cili, siç beson e përditshmja britanike, është gati të shpërthejë përsëri.

Vullani gjerman nuk konsiderohet i shuar, por thjesht jo aktiv. Një shpërthim i vullkanit të Laacher Seesw do të shkatërronte shumicën e Evropës që e njohim. Londra është 630 kilometra larg tij, ndërsa ish-kryeqyteti i Gjermanisë, Boni, është nja 40 kilometra larg. Por, shpërthimi i mundshëm në një të ardhme i super vullkanit jo aktiv në veriperëndim të Gjermanisë nuk është i vetmi kërcënim gjeologjik për vendet e industrializuara të botës.

Tërmeti në Tokio, Japoni

Japonezët prej kohësh po përgatiten për "të madhin", për një tërmet masiv. Tërmeti dhe cunami që shkaktoi aksidentin bërthamor në Fukushima nuk ishte ai. Jugperëndimi i Tokios, deti i hapur, shtrihet mbi një zonë ku ndodhin shkarje çdo 100 deri në 150 vjet. Tërmeti i fundit në këtë zonë ka ndodhur në vitin 1854 dhe sipas llogaritjeve i ka ardhur radha të godasë prapë. Ai pritet të jetë më i fuqishëm se i ai i Fukushimës dhe të gjenerojë një cunam masiv. Dëmet që do t’i shkaktonte Japonisë do të ishin shumë më të mëdha sesa ato që ka pësuar më 2011 e të cilat ishin të përqendruara kryesisht në veriun rural.

Tërmeti në Nju-Madrid, SHBA

Më 1811-1812, Lugina e Misisipit është goditur nga një varg tërmetesh, dhjetëfish më të fuqishme se tërmeti prej 7.9 ballësh i San Franciskos në vitin 1906. Ndërtesa të tëra ishin shembur në qytete si Sinsinati dhe Sent Luis. Memfisi, me popullsi metropolitane prej mbi 1 milionë banorësh, i kanoset rreziku më i madh nga një tërmet i ardhshëm në zonën e Nju-Madridit. Të dhënat historike sugjerojnë se miliona amerikanë të tjerë në Misisipi dhe pranë luginave të lumit të Ohajos janë gjithashtu në rrezik nga ky tërmet i fuqishëm.

Vullkani në Jellouston, SHBA

Në 2.1 milionë vjetët e fundit, rajoni i Jelloustonit në Uajooming ka prodhuar tri shpërthime të mëdha vullkanike. Më i fundit ishte 640 000 vjet më parë. Lava nga vullkani për herë të fundit është prodhuar para rreth 70 000 vjetëve. Shpërthimi më i madh i vullkanit të Jelloustonit kishte prodhuar aq shumë hi sa që ishin mbuluar të gjitha apo pjesët më të mëdha të gjashtëmbëdhjetë shteteve perëndimore. Nga Dallasi deri në Denver dhe nga Los Anxhelosi deri në Mineapolis një shpërthim i ri i të njëjtës madhësi do të varroste qytetet e mëdha dhe pjesën më të madhe bujqësore në Shtetet e Bashkuara.

Shkarjet në San Andreas, SHBA

Zona më në rrezik nga shkarjet në Amerikë është San Andreas e Kalifornisë. Kjo zonë e brishtë shtrihet mbi një rrjet të madh të vijave të shkarjeve. Që nga tërmeti i parë më 1759, Kalifornia është bërë e njohur për lëkundjet e saj. Por, San Andreas-i ende nuk ka përjetuar më të rëndin. Gjasat që Los Anxhelos të goditet nga një tërmet prej 7.0 ballësh deri më 2038 janë 82 për qind, sipas zyrës gjeologjike amerikane. Në të njëjtën kohë ka gjasë (46%) të godasë edhe një tërmet prej 7.5 ballësh, në Kaliforninë Jugore. Qarku i Los Anxhelosit ka 9.8 milionë banorë. Mund t’i paramendoni pasojat e një tërmeti të madh.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons