Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gjera qe bien nga qielli prej Sat 18 Jun 2011, 13:46

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ndersa ka patur raporte per materiale inorganike qe bien nga qielli sic jane gure, zalle dhe guralece, po ashtu ka patur raporte te rregjistruara per materiale organike gjithashtu.

Shprehja "po bie shi qensh dhe macesh" mund te zgjerohet duke perfshire hardhje, krimba dhe farera te ndryshme.

Ne vitin 1859 jane paraitur raporte te shumta qe flisnin per renie peshqish nga qielli. Vezhguesit deklaruan se dicka po binte nga qielli mbi trupat e tyre.

Raportet shpreheshin qe deshmitaret ndjenin renien e ketyre objekteve mbi kurrizet, qafat dhe kokat e tyre.

Mbas disa minutave u zbulua se ishin peshq te vegjel qe binin nga lart. Shume shpejt toka u mbulua nga ata duke mbuluar nje rrip te gjere prej 80 jardesh te gjate dhe 12 te gjere.

Deshmia flet per dy shira peshqish me intervale te shkurtra midis njeri tjetrit dhe me nje kohezgjatje prej 2 minutash secili. Intervali midis dy shirave ishte rreth 10 minuta. Vete kjo ngjarje ndodhi ne 11 te mengjesit.

U rregjistrua qe peshku me i madh ishte rreth 10 cm. Po ashtu ka patur dokumentime qe flasin per renie te kafsheve dhe materie te tjera organike gjate shekujve.

Referencat datojne qe ne kohet para eres se re ne vitin 77 dhe qe njihen si kronikat me te vjetra qe pershkruajne nje fenomen te tille.

Renia e materies organike nga qielli eshte pare si nje fenomen natyral i cili nuk ka asnje shpjegim real.

Disa besojne se materialet jane spostuar gjate ndonje stuhie te fuqishme dhe depozituar diku por kjo teori nuk perputhet me rutinen e ngjarjeve.

Ka shume raste per te eksploruar; secili me materialin e tij unik, objekt ose materie te cilat paraqesin nje mori skenaresh dhe faktesh shume interesante. Me poshte po bej nje permbledhje te disa nga rastet e rregjistruara:

1- Shume gaforre dhe kermij qe rane nga qielli afer Worchester, Angli ne vitin 1881.

2- Ne vitin 1973 me mijera dhe dhjetra mijera thithlopa rane nga qielli ne Brignoles, France gjate asaj qe u quajt nje "stuhi e cuditshme".

3- Ne Paderborn, Gjermani, me mijera midhje rane nga nje mjegull e verdhe qe levizte me shpejtesi.

4- Ne vitin 1872, krimba te zinj rane nga nje qiell i paster fare. Ato u peshkruan ne madhesine e nje mize te zakonshme.

5- Hardhje u thane se rane nga qielli ne Montreal, Quebec ne vitin 1857.

6- Nje stuhi e shpejte ne Boring, Oregon prodhoi nje shi te vertete salamandrash qe binin ne toke me mijera.

7- Nje shi qe zgjati 1 ore dhe qe ne vend te pikave hidhte ne toke...kashte, ndodhi ne vitin 1963 ne Kent, Angli ne zonen e Dartford. Po aq shpejte dhe cuditshem sa filloi, po ashtu dhe perfundoi.

8- Dy fshatar ne France raportuar qe gjethe te thara dhe te prishura pemesh rane nga qielli gjate dy diteve te qeta dhe te kthjellta pranvere. Ngjarja ndodhi ne Prill 1894 ne nje distance prej kater ditesh nga njera tjetra.

9- Ne vitin 1840 nje stuhi prodhoi nje dush te vertete gruri nga qielli. Ajo qe e ben kete rast shume te cuditshem eshte fakti qe ne Rajket, Indi, fara qe ra nga qielli nuk ekziston ne ate vend.

10- Ne Dublin, Irlande ka rene nje shi i vertete lajthishe ne sasira shume te medha dhe me force te madhe.

11- Nje balte e blerte e pashpjegueshme ra ne qielli ne Washington, DC ne vitin 1978. Mbeshtolli ndertesa te tera, kafshe dhe bimesi si dhe shkaterroi bojen e shume makinave. U tha se balta ra qielli nga nje lartesi shume e madhe.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons