Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Studimi i shkencëtarëve: Shkëlqimi i Tokës “udhëzues” për të zbuluar “jetë jashtëtokësore..

Një aleat të ri në kërkimin e jetës në planet të tjerë, njoftuan se gjetën shkencëtarët. Dhe emri i tij: Shkëlqimi i Tokës!

Dihet tashme se planeti ynë reflekton për në univers dritën që vjen nga Dielli. Një dritë e cila nuk mund të jetë kaq rrezatuese saç mund të jenë e rrezatojnë me miliona yje të tjerë, por një dritë e cila mbartë brenda saj “shenja jete”.

Këto dukuri, apo fakte që në gjuhën shkencore njihen si “Bio-nënshkrimet”, vijnë nga substancat kimike që shoqërojnë ekzistencën e jetës, e cila ekziston në Tokë dhe shfaqet me një mënyrë të veçantë në reflektimin e dritës.

“Bio-nënshkrimet” e Tokës, përkatësisht janë një zbulimi i freskët, pasi vetëm para 20-vjetësh ishin diktuar nga komuniteti shkencor, thuajse rastësisht kur anija hapësinore e studimit Galileo e NASA-s, kishte kaluar sipër talentit tonë me destinacion Jupiterin.

Që nga ai çast shkencëtarët menduan se siç dërgon “shenja jete” shkëlqimi i Tokës për në univers, ka shumë gjasa që të ndodh diçka e ngjashme dhe në planetë të tjerë. Si pasoj, nëse arrijmë të diktojmë dhe të dëshifrojmë këto “shenja jashtëtokësore”, do mund të kemi për herë të parë një fakt të pa thyeshëm për ekzistencën e jetës “diku”, në një formë e “Bio-nënshkrimeve” që do të sugjerojnë ndoshta ekzistencën e pranisë së bimësisë, pra të oksigjenit, ozonit, ujit etj.

Problemin më të madh që ndeshën shkencëtarët në këtë tentativë të tyre, ishte se rrezatimi i planetëve të tjerë është i dobët dhe kështu asgjësohet plotësisht nga shkëlqimi i yllit të tyre. Edhe më të vështira janë gjërat me shkëlqimin e planetëve jashtë sistemit tonë Diellorë, të cilët kanë më shumë shanse që në to të ekzistojë jetë e të jenë të banueshëm, drita e të cilëve është e pamundur të regjistrohet për shkak të distancës së madhe, të paktën me teknologjinë që disponon sot njerëzimi, është e pamundur.

Këtë pengesë shpreson të kalojë një ekip shkencëtarësh nga Observatori Jugor Europian, me një metodë të re të hartimit të gjurmëve të shkëlqimit planetar. Një aleat i mirë, është e ashtuquajtura “shkëlqimi i Tokës”, apo drita e Tokës. Pra, reflektimi i rrezatimit Diellorë që dërgon talenti ynë për në “anën e errët” të Hënës.

“Teknologjia e sotme, nuk mund të na ndihmojë shumë në këtë drejtim, por shpresojmë në të ardhmen e shpejtë të zhvillohe teleskop shumë më të fuqishëm, të cilët do të mund të na japin shansin të zhvillojmë metodën tonë”, deklaroi Michael Stertsik, udhëheqës i këtij hulumtimi


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons