Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Numri Zero prej Fri 20 Apr 2012, 22:25

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Provat e para historike të calculus-it i përkasin Egjiptit të 5 mijë viteve më parë. E megjithatë, edhe duke përshtatur definicionin më bujar, koncepti matematik i zeros ekziston prej vetëm 2500 vitesh.

Edhe atëherë, qytetërimet që e zbuluan nuk ishin aspak në gjendje ta kuptonin. Në Europë, zhvillimi i tij u bllokua për shekuj prej indiferencës, miopisë apo frikës. Çfarë e ka penguar të imponohet?

Kjo është historia e gërshetuar e dy zerove: zeros si simbol i asgjësë dhe zeros si numër me cilësi matematike të dalluara që mund të përdoret në llogaritje. Ne na vjen natyrshëm t'i konsiderojmë si e njëjta gjë. Historia thotë të kundërtën.

Simboli i zeros ka qenë i pari që është shfaqur. Flasim për germën që jemi mësuar të lexojmë në brendësi të një numri, për shembull, si në rastin e vitit ku jemi, 2012.

Në këtë rast zero ka funksionin e shenjës në brendësi të një numeracioni të dhënë: karakteristika e saj themelore është që t'i japë vlerë një shifre sipas pozicionit që zë. Marrim 2012: "2" shfaqet dy herë, një herë nënkupton 2 dhe herën tjetër nënkupton "2000".

Kjo sepse ne përdorim sistemin numerik dhjetor: spostimi i një pozicioni në të majtë të një numri nënkupton që vlera e atij numri shumëzohet me 10.

Pikërisht nëpërmjet këtij mekanizmi vija numerike "2012" merr cilësitë e një numri me vlerë të barabartë me 2 x 10 në fuqi të tretë + 0 x 10 në katror +1 x 10 + 2.

Roli i zeros është shumë i rëndësishëm: po të mos ishte prania e saj e pangatërrueshme, mund të ngatërronim fare mirë 2012 me 212, apo me 20012 dhe llogaritë tona do të gabonin me qindra apo mijëra.

Sistemi i parë i numërimit pozicional u përdor për të llogaritur kalimin e stinëve dhe të viteve në Babiloni, në Irakun e sotëm, nga 1800 para Krishtit e më vonë. Baza nuk ishte 10, por 60.

Nuk ekzistonte një simbol për çdo numër të plotë deri në bazë, ndryshe nga modeli "dinamik" i shifrave nga 1 në 9 që është buka e përditshme e sistemit tonë dhjetor. Ekzistonin vetëm dy simbole, 1 dhe 10, që vendoseshin në kombinime të ndryshme për të numëruar maksimumi deri në 60.

Për shembull, 2012 ishte 33 x 60 + 32, domethënë paraqitej përmes dy grupesh simbolesh të afërt: një grup i përbërë nga 3 10-a dhe 3 1-sha; dhe një grup i dytë i përbërë nga tre 10-a dhe dy 1-sha.

Por përgjithësisht, gjatë 15 shekujve të parë të numërimit pozicional babilonian, mungesa e çdo shumëfishi të 60 të çfarëdolloj numri nuk shenjohej me një simbol, por vetëm nga një hapësirë boshe.

Nuk dimë çfarë ndryshoi në vitin 300 para Krishtit, ndoshta konfuzioni i madh në pozicionin e numrave...


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Numri Zero prej Sun 10 Feb 2013, 12:19

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
zero eshte numer i zbraste (kur eshte vetem zero)
eshte numer si te gjithe tjeret - 0 - 9, kur eshte tok me numra tjere

sikur mos te ishte numer zeroja, nuk do ta dinim shkallen e ngrirjes se ujit
ne 0 grade C, as piken e vlimit te ujit ne +100 grad Celzius

mathematika
e spjegon: zero eshte numer i zbraste, por eshte numer, po te mos
ishtenumer, nuk do te renditej E Para, para te gjithe numrave 0123456789


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Numri Zero prej Thu 23 May 2013, 17:04

Edaa

avatar
Antare i ri
Antare i ri
interesante kjo

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons