Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Sekretet që u morrën në varr prej Sat 18 Jun 2011, 13:38

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Sekretet që u morrën në varr

Marrja e sekreteve në varr nuk është asgjë e re dhe të gjithë mund të marrim ndonjë sekret me vete, kur të mbërrijmë atje.

Disa merren në varr për të mbrojtur të tjerët, disa për të mbrojtur reputacionin e familjes e kështu. Disa sekrete, për shkak të pasojave historike apo vëmendjen që u është kushtuar me kalimin e viteve, kthehen në mister dhe legjendë.

Këtu janë dhjetë prej mistereve më të mëdha që janë marrë me vete në varr.

1 - Antonio Stradivari 1644 - 1737

Stradivari ishte një artizan italian, mjeshtër në punimin e instrumenteve muzikore si violinat, violinçelët, kitarat dhe harpat.

Për shekuj me radhë shkencëtarët dhe historianët janë munduar të gjejnë sekretin e Stradivarit në punimin e këtyre instrumenteve. Ngjitëset dhe verniku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjerësisht dhe mund të luajnë një rol për tingullin dhe cilësinë e instrumenteve të punuara prej tij.

Sidoqoftë, nuk ka konsensus mbi faktorin më të mundshëm që mund të shpjegojë tingullin
superior të instrumenteve Stradivari. Stradivari ka prodhuar deri në 1100 instrumente.

Sot kanë mbetur 650 të tillë, 500 nga të cilët janë violina.

2 - Benjamin Franklin 1706 - 1790

Në vitin 1730 Franklin njohu djalin e tij të paligjshëm dhe të vetëm, William. Ai ishte rritur nga babai i tij Ben dhe gruaja e tij, Deborah Rea.

Disa prej teorive spekulonin se arsyeja pse nëna e William nuk bëhej e ditur ishte fakti se çifti nuk ishte martuar akoma kur djali lindi dhe Franklin donte të mbante gjithë fajin vetë, në mënyrë që të mos hidhej baltë mbi emrin e Deborah. Të dhëna të tjera tregojnë se nëna e William ishte prostitutë.

Identiteti zyrtar i nënës së William edhe sot nuk dihet. Në vitin 1752, kur William ishte 21 vjeç, ai asistoi në eksperimentin e famshëm të balonës, kryer nga i ati.

3 - Johann Bessler 1680 - 1745

Johan Bessler lindi në qytetin Zitau në Gjermani dhe ndërtoi makinën, për të cilën pretendonte se lëvizte vetë. Në vitin 1717 ai kishte bindur mijëra njerëz se kishte shpikur sekretin e një mekanizmi vetëmbështetës. Makina kaloi shumë teste dhe inspektime rigoroze. Ajo u vu në prova për periudha të gjata dhe një test zyrtar udhëtoi për 54 ditë.

Ndërtimi i brendshëm gjithnjë ruhej nga afër nga krijuesi i saj. I trazuar nga paranoja dhe temperamenti i keq, si dhe me mungesën e ligjeve për të mbrojtur të drejtën e autorit, Bessler i shkatërroi makinat në një shpërthim zemërimi dhe e mori sekretin e tij me vete në varr.

4 - Edward Leedskalnin 1887 - 1951

Edward Leedskalnin ishte një emigrant leton në SHBA dhe skulptor amator. Leedskalnin ndërtoi me njërën dorë një monument të njohur si Kështjella Korale në Florida dhe gjithashtu njihet për teoritë e tij të pazakonta mbi magnetizmin.

Ai i ngriti gurët e kështjellës në mënyrë astronomike dhe i integroi ato në një plan të madh arkitekturor, duke u bazuar në të dhënat matematikore dhe astronomike.

Leedskalnin përdori vetëm mjete të thjeshta për të prerëblloqet koralore. Kur e pyesnin se si e kishte ndërtuar kështjellën, ai përgjigjej, "Nuk është e vështirë, sekreti është të dish se si".

Kur e zhvendosi kështjellën, ai i kërkoi shoferit të kamionit të mbyllte sytë, kur po ngarkonte e shkarkonte gurët koralë.

5 - James Black 1800 - 1872

James Black ishte një zejtar nga Arkansasi dhe krijuesi i thikës origjinale "Bowie" e dizenjuar nga Jim Bowie. Bowie ishte i famshëm për luftimin me thika nga dueli i vitit 1827.

Por, vrasja e tre vrasësve në Teksas dhe vdekja e tij në betejën e Alamos e bënë atë dhe thikën e zejtarit legjendë. Thikat e Black ishin shumë të forta, por njëkohësisht elastike.

Ai i mbante metodat e krijimit të thikave sekret dhe i kryente gjithë punimet pas një perdeje lëkure. Ka nga ata që pretendojnë se Black rizbuloi sekretin për prodhimin e çelikut të Damaskut, i përdorur në Lindjen e Mesme për shpatat.

Mënyra e vërtetë e prodhimit të thikave përfundoi në varr bashkë me Black.

6 - Arne Beurling 1905 - 1986

Arne Beurling ishte një matematikan suedez dhe profesor matematike . Në vitin 1940 ai theu kodin gjerman për komunikacionet strategjike ushtarake. Kjo arritje është konsideruar si një nga më të mëdhatë në historinë e kriptografisë.

Duke përdorur vetëm kaseta teleshkruese dhe tekst të shi- fruar, ai deshifroi kodin që gjermanët mendonin se ishte i pamundur të thyhej, vetëm në dy javë.

Beurling krijoji një aparaturë që i jepte mundësinë suedezëve të deshifronin trafikun teleshkrues gjerman që kalonte nëpër Suedi nga Norvegjia me anë të një kablloje. Kur u pyet se si e kishte bërë një gjë të tillë, ai u shpreh: "Magjistari nuk i tregon sekretet e tij".

7 - Njeriu i Lëkurës 1839 - 1889

Njeriu i Lëkurës ishte një endacak që udhëtonte në një rreth ndërmjet lumenjve të Konektikatit dhe Hudson. Ai fliste rrjedhshëm frëngjisht, por komunikonte më së shumti me shenja dhe vishej me lëkurë, nga koka te këmbët. Ai mblidhte fundet e cigareve përgjatë rrugës së tij dhe pranonte cigaret e freskëta që i ofronin banorët në rrugët ku kalonte.

Kur e pyesnin për prejardhjen e tij, ai e ndërpriste bisedën dhe largohej. Ai ishte aq i njohur në pjesën ku qarkullonte, saqë njerëzit ruanin ushqim gati për të në një kohë të caktuar, një herë në 34 ditë.

8 - Femra e huaj 1793 - 1816

Gjatë një vjeshte në vitin 1816 në Aleksandri, Virginia, dy njerëz, një burrë me gruan e tij u futën në hotelin "Gadsby's Tavern".

Gruaja ishte e sëmurë dhe vuante nga ethet. Gjendja e saj u përkeqësua pavarësisht kujdesit të doktorit. Bashkëshorti atëherë thirri doktorin dhe stafin e hotelit në dhomë për t'iu drejtuar një kërkesë të pazakontë:

Ai u kërkoi gjithë të pranishmëve të betoheshin se s'do e nxirrnin kurrë identitetin e tij dhe të gruas. Të gjithë ranë dakord dhe secili prej tyre e mori me vete sekretin në varr. Femra e huaj vdiq dhe sot e kësaj dite nuk dihet identiteti i saj.

9 - "Jerome" 1840 - 1912

Më 8 shtator 1863 një i huaj me lëkurë të çelët u gjet nga dy peshkatarë në Sendi Kouv, në Kanada. Dy këmbët e këtij personi ishin prerë dhe një broke me ujë e bukë ndodheshin aty afër. Njeriu që s'mund dhe s'donte të fliste nuk tha më shumë se tri fjalë pasi u gjet.

Një ndër fjalët ishte "Jerome" dhe ai ishte i mbushur me zemërim dhe njerëzit menduan se ai ruante një sekret, të cilin nuk lejohej ta thoshte. Jerome u soll me dinjitet dhe kur i ofronin para ai ofendohej.

Ka shumë teori se kush ishte realisht Jerome, po asnjë prej këtyre historive nuk është provuar deri më sot. Jerome vdiq më 19 prill 1912.

10 - Axel Erlandson 1884 – 1964

Erlandson filloi punën e tij si fermer e më pas filloi t'u jepte formë trungjeve të pemëve për hobi. Më vonë pemët filluan të rriteshin sipas formave që u jepte ai.

Ai eksperimentoi me të gjitha llojet e pemëve, duke u dhënë forma nga më të ndryshmet. Ai pa se këto forma pemësh shërbenin si zbavitje dhe vendosi të krijonte "Cirkun e pemëve". Ai nuk ia tregonte asnjeriu teknikat e tij dhe i gdhendte pemët pas perdeve, për t'u mbrojtur nga spiunët.

Erlandson vdiq në vitin 1964 duke marrë me vete në varr sekretin e mahnitshëm të formës
që u jepte pemëve. Në vitin 1985 "Cirku i pemëve" u ble nga milioneri Michael Bonfante.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons