Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Windows XP prej Sun 15 Apr 2012, 21:22

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Windows XP është një familje e sistemeve operative 32 dhe 64 bit, e cila prodhohet nga Microsoft për PC (Kompjuterët Personalë). Në grupin e kompjuterëve që përdorin Windows XP janë desktopët, laptopët dhe kompjuterat Media Center. Emri "XP" nënkupton fjalën eXPerience - përvojë. Windows XP është pasardhës si i Windows 2000 Professional dhe i Windows Millennium (ME) dhe është versioni i parë i një sistemi operativ për përdoruesit e thjeshtë që ka hedhur në treg Microsoft që mbështetet në kernelin dhe arkitekturën e Windows NT (versioni 5.1). Windows XP doli për herë të parë në 25 Tetor 2001 dhe brenda Janarit 2006 kishte 400 milionë kopje të tij në përdorim, e gjitha kjo sipas vlerësimeve të specialistëve të tregut amerikanë.
Ajo u pasua nga Windows Vista, e cila doli për përdoruesit e licencuar në 8 Nëntor 2006 dhe për publikun në 30 Janar 2007. Shitjet e drejtpërdrejta të XP përfunduan në 30 Qershor 2008, por disa kompani po e shesin XP me kompjuterët e tyre deri në 31 Janar 2009. Përdoruesit e pasionuar pas XP kanë gjetur dhe një mënyrë për ta mbajtur atë përherë, duke blerë Windows Vista Ultimate ose Business, të cilat kanë në pakon e tyre dhe një kopje të Windows XP.
Edicionet më të përdorshme të XP janë Windows XP Home Edition, e cila i dedikohet përdoruesve shtëpiakë dhe Windows XP Professional, e cila ofron mjete shtesë për përdoruesit profesionistë, serverat dhe për kompjuterët që kanë më tepër se një procesor. Windows XP Media Center Edition shton mundësitë për multimedia, për regjistrimin e shfaqjeve televizive, për të parë filma DVD dhe për të dëgjuar muzikë. Windows XP Tablet PC Edition punon për platformat Tablet PC kurse Windows XP 64-bit punon edhe në procesorët normalë Intel 64-bit edhe në procesorët Intel Itanium 64-bit.
Windows XP njihet për stabilitetin e vet dhe për bashkëveprimin gati total me programet që janë sot në treg.
Gjatë krijimit, punonjësit e Microsoft i vunë emrin e koduar "Whistler", sepse për të bërë ski ata shkonin në lokalitetin Whistler të Kolumbisë Britanike, një nga provincat e Kanadasë./Lost Planet / Kekompjuter


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons