Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Rrjeti Kompjuterik prej Sun 15 Apr 2012, 21:19

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Rrjeti kompjuterik është pjesë e inxhinierisë që ka të bëjë me komunikimin midis sistemeve kompjuterike apo pajisjeve. Një rrjet komjuterik është një grup kompjuterash apo pajisjesh kompjuterike të lidhura me njëri tjetrin dhe të aftë për të shkëmbyer të dhëna (Data). Kemi tre tipe rrjetash: Internet, Intranet dhe Ekstranet (Extranet). Mënyrat se si lidhen kompjuterat apo pajisjet e tyre, janë të ndryshme. Këtu do te trajtojmë rolin e rrjetave telefonike në rrjetin kompjuterik. Komunikimi i rrjetave kompjuterike nëpërmjet përcjellësave të telefonave kërkon disa pajisje shtesë. Sinjali telefonik është i tipit analog dhe jo dixhital. Ndryshimi qëndron në faktin që, sinjali analog është proçesi i marrjes së sinjalit zanor ose pamor (në të shumtën e rasteve nga njeriu) dhe përkthehet në pulse elektronike. Sinjalet dixhitale e marrin sinjalin zanor ose pamor dhe e kthejnë në kode binare pra formojnë seri “1”-sh dhe “0”-sh. Shumica e pajisjeve analoge jane telefonat, fakset, modemet etj.


Si kalon sinjali si analog ashtu dhe dixhital. Sinjali telefonik ISDN (Integrated Services Digital Network) ose dixhital sigurohet nga shërbimi shtetëror telefonik dhe përcillet në formë dixhitale në distanca të mëdha që arrijnë deri tek terminatori i shkëmbimit (ISDN Exchange). Ky terminator shërben për të konvertuar sinjalet nga dixhitale në analoge dhe anasjellas. Çdo linjë telefonike ISDN që vjen nga shërbimi publik telefonik (që quhet Network Loop ose U-Loop) deri tek konsumatori, mund të përdorë vetëm 2 përcjellesat e tij të bakrit siç përdor për sinjalin analog. Shërbimi Publik Telefonik e mbaron shërbimin e tij me 2 fijet ISDN deri tek Terminatori i Rrjetit (NT1 – Network Terminator). Konsumatorët sipas kërkesës së tyre mund të përdorin pajisje si Telefona, Faks, Modem të jashtëm dhe të brendshëm për të lidhur kompjuterat ose një sistem të tërë kompjuterik. Kombinimi i modemëve dhe ruterave (Router), na bëjnë të mundur që të lidhim një seri të gjerë pajisjesh kompjuterike, në mënyrë që të shkëmbejnë të dhëna (Data). Në vitet 1990 teknologjia ADSL (Asymmetric Digital Subscriber Line) ishte shumë e kushtueshme për përdorim vetjak dhe mënyra me ekonomike në atë kohë u bënë vetëm me modem. Ky lloj komunikimi i kompjuterave ISDN – Modem, arrin në shpejtësinë maksimale 128 kilo bit per sekondë (kbps). Sot për sot në tregun Shqiptar ndodhen modem të jashtëm dhe të brendshëm, ku çdo konsumator është i lirë të zgjedhi teknologjinë që dëshiron për tu lidhur në Internet. Duke instaluar ADSL (ISDN + Modem + Ruter + Kompjuter), arrihen shpejtësi shumë të mëdha në transmetimin e të dhënave (Data). Mund të përmendim 512 kbps, 1 Mbps (Megabit për sekondë) dhe vende si Amerika, Anglia dhe Japonia po e rrisin teknologjine e transmetimit për konsumatorin deri në 20 Mbps.


Pra sic na vjen sinjali ISDN me dy përcjellësa bakri, nga Shërbimi Publik Telefonik, do te futet tek Filteri Adsl-Telefonik (Splitter), i cili ka rol shumë të rëndësishëm në këto tipe rrjetash. Funksioni i spliterit është që të bëjë ndarjen e sinjalit që vjen ISDN (Telefon dhe Data), në 2 sinjale të ndryshme. Spliteri ka 3 porta. Porta hyrëse Linjë ku hyn sinjali ISDN dhe është i tipit RJ-11 (Spinë Telefonike 4 pin). Porta dalëse ADSL nga del sinjali Data për tu lidhur Modemi, kjo portë është e tipit RJ-45 (Spinë Rrjeti Kompjuterik – 8 pin). Porta dalëse Telefonike (Phone), për të marrë sinjalin telefonik (Sinjalin Analog – zakonisht zanor). Nëse nuk do të ishte Spliteri, në këtë rrjet sinjali Adsl që do të merreshe dhe sinjali analog do të binin në konflikt me njeri tjetrin. Pra nuk do ishte një lëvizje e drejtuar e sinjaleve. Nga Spliteri, në porten e Adsl marrim sinjalin dhe e kalojmë në Modem. Nga modemi e kalojmë në portën hyrëse të Ruterit. Ruterat jane të ndryshëm, nga ruteri mund të lidhen një seri e madhe e kompjuterave dhe rrjetave të tjerë kompjuterik. Nga ruteri e kalojmë sinjalin në shpërndarësin e sinjalit ADSL që quhet Hab (Hub). Edhe habet jane disa llojesh në varësi nga numri i portave RJ-45 dhe shpejtësisë që transmetojnë në rrjet. Mund të përmendim me 8 porta, 12 porta, 16 porta etj.
Më këtë kuptojmë që nëse kemi një sinjal ADSL dhe e kalojmë në një ruter është e mundur ta shpërndajmë në shumë rrjeta kompjuterike apo pajisje kompjuterike./ Lost Planet / Kekompjuter.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons