Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Çfarë është Open Office? prej Sun 15 Apr 2012, 20:35

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
OpenOffice.org është paketë pa pagesë e programeve të kodit të hapur për punë zyre. Ajo përmban programe për përpunim të tekstit, prezantimeve, vizatimeve vektoriale, programe për krijim dhe qasje në baza të dhënave si dhe program për kalkulime tabelore.

Ekzistojnë disa versione të OpenOffice.org për sisteme të ndryshme operative si: Microsoft Windows, Linux, BSD, Solaris e MAC OS X. Ajo mbështet standardin për shkëmbimin e të dhënave OpenDocument, si dhe formate tjera, në mes tjerash edhe ato nga paketa konkurrente Microsoft Office.

Paketa OpenOffice.org fillimisht ka rrjedhur nga StarOffice, një paketë programesh e zhvilluar nga kompania StarDivision, të cilën në gushtin e vitit 1999 e ka blerë Sun Microsystems. Kodi është paraqitur në dispozicion të publikut në korrik të vitit 2000, me qëllim që të zvogëlohet pjesëmarrja në treg e paketës dominuese Microsoft Office, duke ofruar kështu një alternativë pa pagesë, kualitative dhe të hapur. Versionet e mëvonshme të StarOffice janë të bazuara në paketën OpenOffice.org, me shtojca të pronësisë.

Projekti dhe softueri joformalisht quhet OpenOffice. Pasi që kjo shprehje është shenja regjistruese mbrojtëse në pronësi të huaj, projekti si emrin e vet zyrtar e ka adaptuar emrin OpenOffice.org. Komponentët e kësaj pakete programesh janë:
• Openoffice.org Writer (shkrues) - program për përpunim të tekstit
• Openoffice.org Draw (vizatues) – program për vizatim vektorial
• Openoffice.org Base (baza) - program për bazë të dhënave
• Openoffice.org Calc (llogaritari) - program për llogaritja tabelore
• Openoffice.org Math (matematika) – program për formula matematikore
• Openoffice.org Impress (prezantues) - program për prezantime

OpenOffice.org mban afërsisht 14 për qind të tregut korporativ, derisa faqja zyrtare deri më tani ka shënuar mbi 50 milionë shkarkime.

E bukura e kësaj pakete është se disa djem e vajza të vullnetit të mirë nga kompania Ati-Kos e kanë lokalizuar atë edhe në gjuhën shqipe. Edhe pse versioni i fundit, OpenOffice.org 3.0, nuk është në gjuhën shqipe, ju mund ta shkarkoni versionin OpenOffice.orgShqip Beta2+.

Lidhje interneti që ndërlidhen

• OpenOffice.org
• OpenOffice.org në gjuhën shqipe
• Shkarkoni OpenOffice.org Shqip Beta2+ /Telegrafi/


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons