Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Vendstrehim i nëndheshëm nëse përmbyset bota!

Kolaps ekonomik, stuhi diellore, sulme terroriste, epidemi… Vendstrehimi që është ndërtuar në thellësi të tokës në Kansas, poshtë një lëndine të gjelbëruar, i përballon të gjitha ato që përmendëm më sipër, ndaj dhe quhet “Vendstrehimi i Apokalipsit”.

Deri më sot, katër persona të interesuar kanë paguar së bashku 7 milion dollarë, për të siguruar fatin e tyre dhe familjes së tyre, nëse vjen vërtet katastrofa e madhe dhe gjithçka shkatërrohet.

“Janë të shqetësuar nga katastrofa të ndryshme, nga shpërthimet diellore e deri tek mungesa e ushqimit”, deklaron përgjegjësi i ndërtimit të vendstrehimit nën tokë, Larry Hall.

55-vjeçari Hall bleu një “apartament” të vendstrehimit për të dhe familjen e tij. Ata jetojnë në Denver dhe mendojnë që momentalisht ta përdorin këtë vendstrehim për pushime (!) dhe nëse ndodh diçka, të jenë të përgatitur.

Hall nuk është i vetmi që blen baza të braktisura të prodhimit të energjisë bërthamore, të cilat i shndërron në vendstrehime.

Të ndërtuara që të përballojnë deri edhe shpërthime bërthamore, vetëm aty mund të ndjehesh i sigurt, brenda mureve me trashësi rreth 3 metra që shtrihen 53 metra nën sipërfaqen e tokës.

Shtatë nga 14 katet nën tokë do të shiten për 2 milion dollarë secili apo 1 milion dollarë gjysma. Tre kate e gjysmë janë shitur, dy kontrata shitblerjeje janë në pritje dhe vetëm dy janë akoma në dispozicion.

Momentalisht, katet lidhen me një shkallë, por më vonë do të ndërtohet edhe një ashensor.

Hall po ndërton një fermë në ambientet e brendshme të vendstrehimit, me qëllim që të ketë perime dhe peshq për 70 njerëz, ndërkohë që po grumbullon edhe ushqim të thatë, të bollshëm për t’u ushqyer për plot 5 vjet.

Gjithashtu, nuk do të mungojë as pishina, biblioteka, salla ekspozuese, qendër shëndetësore dhe shkollë!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons