Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Ushqimet që na bëjnë të zgjuar prej Thu 12 Apr 2012, 20:30

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Kush do që të ushqehet në mënyrë të shëndetshme dhe të jetë inteligjent, duhet që të dijë se neuronet, qelizat që e përbëjnë trurin, kanë nevojë për energji që të jenë në gjendje për të përmbushur funksionin e tyre.

Energjia futet kështu në trupin përmes ushqimit, dhe jo vetëm që na ushqen, por na bën edhe më të zgjuar.

Për këtë arsye është e nevojshme që të ndjekim një dietë të ekuilibruar: hani siç duhet dhe zgjidhni ushqime të drejta për të siguruar substancat e nevojshme për funksionimin e duhur të trupit tonë, duke filluar që nga truri.

Kështu, një dietë e pasur me karbohidrate komplekse, si drithëra, bishtajore, fruta, është më e përshtatshmja për funksionimin e duhur të organit tonë më të rëndësishëm.

Kjo kategori e ushqimeve përmirëson sidomos kujtesën dhe përqendrimin, për shkak të përmbajtjes së lartë të glukozës, e konsideruar si lëndë ushqyese e rëndësishme për punën neuronale dhe ndaj është e nevojshme që nivelet e saj të mbeten të qëndrueshme.

Është e rëndësishme, që të shmanget edhe agjërimi i zgjatur, duke ruajtur ritmin e të paktën 3 vakteve në ditë.

Ndërkaq, acidet yndyrore, që gjenden të përfshira tek peshqit, kanë fuqinë për të mbajtur në gjendje të mirë mbaresat nervore dhe ato të neuroneve.

Sidomos sardelet bëjnë mirë për trurin, por edhe për qarkullimin e gjakut dhe zemrën.
Por edhe vitaminat e mineralet janë një domosdoshmëri në listën tonë të ushqimeve të mira për trurin.

Kështu, acidi folik, mineralet, vitaminat B6, B12, C, E dhe A dhe mineralet, kanë mundësinë për të përmirësuar kujtesën tonë duke stimuluar funksionimin e duhur të sistemit tonë nervor.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të jenë gjithmonë në tavolinën tonë frutat, perimet, mishi pa dhjamë, peshku vaji, veza dhe djathi.

Por gjithashtu, ndër ushqimet që ekspertët rekomandojnë për të ushqyer mendjen dhe trupin janë veçanërisht:
- Banania, e cila përmban sasi të mëdha të triptofanit;
- Arra, sidomos bajamet, të cilat janë të pasura me magnez, hekur dhe kalium, minerale të çmuara;
- Sardelet, janë të pasura me Omega-3;
- Farat, ushqim që përmban choline, një substancë që përmirëson transmetimin e impulseve nervore, duke e bërë mendjen më të shkathët.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons