Forumi Kuq E Zi
Kontrolli i trafikut ajror Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kontrolli i trafikut ajror Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kontrolli i trafikut ajror Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kontrolli i trafikut ajror Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kontrolli i trafikut ajror Empty Kontrolli i trafikut ajror 12/4/2012, 21:37

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kontrolli i trafikut ajror Kontrolli-ajror
A e keni pyetur ndonjehere veten teksa fluturoni me avione se si e di piloti se ku po shkon?Mbase nuk jeni ndier rehat kur keni menduar se dhjetra ose qindra avione u bien kryq e terthor qiejve ne te njejten kohe.Si ka mundesi qe nuk perplasen?

Keto pyetje i shqetesojne me te drejte udhetaret.Megjithate,statistikat tregojne se fluturimi me avion eshte shume i sigurt,madje me i sigurte se te udhetosh me motociklete ose makine.Nje faktor i rendesishem i kesaj sigurie eshte sistemi i kontrollit te trafikut ajror.

Drejtojne fluturimin tuaj te sigurte

Kapiteni,ose piloti i pare, ka pergjegjesine kryesore per sigurine ne avion.Megjithate,ka shume raste kur ai nuk mund ti shohe avionet e tjere qe fluturojne rrotull,madje as nuk eshte i vetedijshem per pranine e tyre.Prandaj,shume shtete kane nje sistem per kontrollin e trafikut ajror..Nje ekip punonjesish ndjekin nga toka cdo faze te fluturimeve qe behen sipas rregullave te fluturimit me ndihmen e kontrollit te trafikut ajror.

Samueli,qe prej 13 vjetesh punon si kontrollor i trfikut ajror ne Kaliforni,thote:”Specialistet e kontrollit ajror luajne nje rol jetesor per sigurine e trafikut.Perparesia kryesore eshte te sigurojne distancat midis avioneve.”Melba,qe punon si mbikqyrese turni e trafikut ajror,shpjegon me tej:”E para dhe me e rendesishmja eshte siguria.Megjithate,ne bejme te mundur edhe qe trafiku te rrjedhe shpejt dhe me rregull.”Pra,pervecse ndihmojme per te shmangur perplasjet,kontrolloret e trafikut ajror sigurojne edhe qarkullimin e avioneve.
E gjithe kjo do te thote,ndersa piloti kujdeset per detyrat e veta ne kabinen e pilotimit,fluturimin e ndjekin edhe shume sy e veshe te tjere nga toka.Piloti flet rregullisht me radio jo vetem me kontrolloret e aeroporteve nga ku nisen dhe ku mberijne avionet,por edhe me ata te pikeve te ndrushme pergjate fluturimit.

Ne kete epoke te avioneve me shpejtesi te larte,eshte shume e rendesishme te mbash nen mbikqyrje ate qe piloti ende nuk mund ta shohe.Perfytyroni dy avione udhetaresh qe po ndjekin nje kurs qe do ti vinte balle per balle.Ne castin kur pilotet do ta dallonin njeri-tjetrin me sy te lire,mund te kene vetem pak sekonda ne dispozicion per te shmangur perplasjen!Pikerisht kontrolli i trafikut ajror ka pergjegjesine qe te parandaloje situata te tilla.Shume kohe para se ta shohin njeri-tjetrin,pilotet kan marre udhezimet per te mbajtur nje distance sigurie.

Ndjekin fluturimin tuaj

Radiotransmetues nga toka percjellin sinjale per te drejtuar avionin.Piloti ka aparatura qe kapin sinjalet e ketyre transmetueseve dhe i tregojne me saktesi se ku ndodhen.Meqe transmetuesit gjenden ne pika te percaktuara,avionet fluturojne nga njera pike te tjetra derisa mberrijne ne destinacion.Ne fakt,keto paisje ndihmese fluturimi kane krijuar rruge ajrore te percaktuara.

Kontrolloret e trafikut ajror i ndjekin avionet pergjat ketyre rrugeve ajrore.Para se te nisen,piloteve u kerkohet te dorezojne nje plan fluturimi i cili tregon drejtimin qe do te ndjekin.Kontrolloret kan nje kope te atij qe quhet shiriti i ecurise se fluturimit.Salvador Rafaeli,shef i kontrollit te trafikut ajror,shpjegon rendesine e ketij shiriti:”Pergjate rrugeve ajrore ka pika kryqezimi.Kur piloti fluturon mbi to,duhet tia raportoje kete kontrollorit,i cili e shenon te shiriti.”Ne kete menure,kontrollori ka nje ide per rrugen qe po ndjek avioni.

Per te marre keto raporte,kontrollori ka edhe nje mjet tjeter,radion.Ai e di se ku ndodhet avioni dhe i dergon pilotit udhezime qe e ndihmojne te mbaj nje distance sigurie nga avionet e tjere.Kontrolloret dhe pilotet zakonisht kane disa radio dhe frekuenca.Ne rast se ndonjera nuk punon,mund te perdori nje tjeter.

C’te themi per fluturimet nderkombetare,ku personeli flet gjuhe te ndryshme?Per te shmangur rreziqet qe mund te vijne nga keqkuptimet ne komunikim,Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil ka zgjedhur anglishten si gjuhe te perbashket te aviacionit.Gjithashtu,meqe disa fjale,germa dhe numra tingellojne njesoj ne radio,kontrolloret e trfikut ajror mesojne te perdorin fraza dhe shqiptime standarte kur u japin udhezime piloteve.Per te rritur edhe me tej shkallen e sigurise,piloteve u kerkohet te perseritin disa udhezime te kontrolloreve.

Nje mjet tjeter qe perdorin kontrolloret e trafikut ajror jane radaret.Valet e radios qe perplasen me avionet kthehen pas dhe kapen nga antena e radarit.Avionet shfaqen si objekte ose shenja ne ekranin e radarit te kontrolloreve.Shume avione jan te paisur me nje aparature e cila i transmeton antenes se radarit nje sinjal identifikues.Kur ky sinjal bashkohet me te dhenat qe gjendet ne kompjuter,ne ekranin e radarit shfaqet avioni,bashke me numrin e fluturimit,shpejtesine,lartesine dhe me tipin e avionit.

Nese e sheh te nevojshme se avioni duhet te manovroje per te parandaluar ndonje perplasje,kontrollori ka disa mundesi veprimi.Ai mund ta udhezoje pilotin te ndryshoje:1;kursin.ose drejtimin.Ky quhet ndryshe vektorizim.Ose mund ta udhezoje te ndryshoje, 2;shpejtesine,ne rast se nje avion duket se po i afrohet nje tjetri dhe mund ta parakaloje.Nje menyre shume e zakonshme se si ai i ndan avionet,eshte duke u ndryshuar, 3;lartesine.

Shume sisteme radaresh kane edhe nje vecori tjeter per te rritur sigurine,ata mund ti lajmerojne kontrolloret kur lindin situata te rrezikshme.Per shembull,alarme pamore dhe degjimore ndizen nese sistemi parashikon qe dy avione do te afrohen shume me njeri-tjetrin.Nje alarm tjeter ndizet nese ndonje avion duket se po i afrohet teper siperfaqes se tokes.

Synimi-siguria juaj

Tashme jan duke u vene ne zbatim plane per te permiresuar sistemin e kontrollit te trafikut ajror.Shpesh sistemet e drejtimit nga toka i detyrojne avionet te mbajne vetem disa kurse dhe lartesi te percaktuara.Kjo sjedh si pasoje qe hapesira ajrore te mbetet e pashfrytezuar dhe itineraret e fluturimit te jene me te gjata.Ne te ardhmen,drejtimi i fluturimeve do te bazohet edhe me shume ne sisteme satelitore,si Sistemi Global i Pozicionimit (GPS),te cilat do te krijojne me shume elasticitet ne percaktimin e itinerareve te avioneve dhe do ta bejne me te lehte kontrollimin e fluturimeve transoqeanike.

Sic e keni pare edhe ne kete trajtim te shkurter te kontrollit te trfikut ajror,piloti nuk eshte i vetmi qe e di se ku ndodhet ne cdo moment avioni me te cilin po fluturoni.Ne te vertete,shume njerez te tjere nga toka jane duke mbikqyrur ecurine e fluturimit.Sistemi eshte projektuar qe te zvogeloje rreziqet dhe te rrite sigurine.Ja perse numri i aksidenteve te avioneve civile eshte shume i ulet.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons