Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

“Brenda vitit 2100, gjysma e 6 mijë gjuhë të folura në botë janë në rrezik zhdukje, midis tyre shumë dialekte!”

Ky është alarmi i përcjellë nga UNESKO në aktivitetet e shumta të saponisura anekënd botës në prag të 21 shkurtit festës Ndërkombëtare “Dita e Gjuhës Nënë”.

Me anë të një harte gjigande të botës, UNESCO shpreh një nga rreziqet e ardhshme të historisë së njerëzimit; ”Me zhdukjen e gjuhëve jo të shkruara e të dokumentuara, humanizmi mund të humb jo vetëm një pasuri kulturore, por dhe njohuritë e trashëguara nga përmbajtja e tyre”.

Sipas të dhënave të Uneskos, gjuha rrezikohet kryesisht nga faktorët e jashtëm si dominimi ushtarak, ekonomik, fetar e kulturor , por dhe nga faktori i brendshëm, i lidhur me sjelljen negative të popullsisë ndaj gjuhës së saj. Sot emigrimi, urbanizimi, modernizmi në luftë të vazhdueshme me tradicionalen, një mënyrë e re jetese nën presionin e përdorimit të një gjuhe dominuese vec favorizojnë këtë proces. Për këto arsye ekspertët e UNESKO-s theksojnë se është e domosdoshme që komunitetet e gjuhësore, të aktivizohen, të ruajnë e të përhapin gjuhën e territorit të tyre.

Duke dashur të bësh një historik e ke të pamundur të klasifikosh numrin e gjuhëve që i janë zhdukur njerëzimit gjatë rrugëecjes së tij. Disa specialstë kanë llogaritur se numri i gjuhëve të zhdukura në Evropë e në Azinë e Vogël është 75, e në SHBA janë 115 të tilla gjatë pesë shekujve të fundit , kundrejt 280 gjuhëve të përdorura që nga koha e Kristofor Kolombos. Në cdo pesë gjuhë në rrezik, sipas UNESKO-s, katër prejt tyre fliten nga të paktën 5 mijë persona.

Më shumë se 50% e 6700 gjuhëve aktualisht folëse në të gjithë globin janë në rrezik zhdukjeje, e cdo gjuhë që vdes merr me vete një pjesë nga vizioni i përgjithshëm kulturor i botës. 96% e gjuhëve ekzistuese sot në botë flitet vetëm nga 4% e popullsisë e më pak se 25% e tyre përdoret në shkolla apo në internet.

Që gjuhët në rrezik zhdukje mund të shpëtohen nga bota e ëeb-it duket një paradosk, pasi shpesh interneti është konsideruar si një faktor progresiv i varfërimit të gjuhës, në format e shkurtuara e në favorirmi e anglistes. Por ja që ëebi është kthyer në një arkiv të mire dixhital, ku shumë gjuhë e dialekte në rrezik, ruhen e vihen në dispozicion të kujtdo që kërkon të di më shumë.

Përhapja e tyre, konservimi me anë të mjeteve të reja të informimit e komuniteteve sociale virtuale është një mënyrë fituese ndaj këtij rreziku. Mjaft site ofrojnë mundësinë e ruajtjes së sekretit të gjuhëve antike, që nga ato indigjene si Rama , e folshme vetëm nga 30 persona në brigjet e Nikaraguas, apo ajo e indigjenëve të Oklahomës në Florida e përdorur vetëm nga 8 persona. Sa më shumë kuriozohesh online mbi këtë argument aq më shumë informacione e mundësi studimi gjen mbi to.

.
Qe viti 1999 kur Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 shkurtin si “Dita Internacionale e Gjuhës Nënë”. Është festa në kujtim të 21 shkurtit të viti 1952, kur studentët bengalez u vranë në kryeqytetin Dhaka, ndërsa manifestonin për të mbrojtur të drejtën e tyre për t’u shprehur në gjuhën mëmë. Sakrifica e këtyre studentëve i lejoi popullit të tyre të ruajën identitetin e tyre gjuhësor. Sivejt mbushen 50 vjet nga kjo ngjarje e cdo vit kjo datë paraqet një mundësi më shumë për të diskutuar, reaguar e promovuar të gjitha gjuhët folëse. Si një mjet që shpejton njohjen, kuptimin, dialogun, shprehjen e vizionit të realitetit të një kulture të vecantë, secila prej tyre, ushqen e pasuron me origjinalitetin e vet, pasurinë kulturore të njerëzimit. Roli që kanë gjuhët në strukturën e përgjithshme të cdo kombi shpjegon dhe rëndësinë strategjike që ato marrin ndaj së ardhmes.

“Kush di akoma të flas me natyrën ku jeton, kush është i aftë të rinjohë e të përshkruaj në gjuhën e tij këngën e një zogu do të bëhet pjesëmarrës i fatit të tij. Përkundrazi kush nën një presion historik të diskriminimit e mohimit shtyhet të braktisë botën e tij duke harruar e mosnjohur gjuhën e kulturën e paraardhësve, përfiton horizonte të tjera njohëse. Këto të fundit janë të fragmentizuara e të paqarta e që shtyjnë automatikisht drejt një bote akoma më me hapësirë. Braktisja e gjuhës mëmë nuk të drejton patjetër në zotërimin e plotë shprehës të një gjuhe dominuese por con domosdoshmërisht në krijimin e argomentave diskriminuese”- shkruan sociologu italian prof. Francesco Gnerre.

Gjuha nënë është e vetmja mënyrë e aftë për të përcjellë cdo nevojë komunikimi, nuk është thjesht një mjet mesazhi, por shprehja e gjithckaje që përmbledh një botë me vlera kulturore e sociale, me tradita e njohuri. Gjuha është pasuria kulturore jomateriale që duhet shpëtuar e transmetuar gjeneracioneve të ardhshme.

Më shumë se 50% e 6700 gjuhëve aktualisht folëse në të gjithë globin janë në rrezik zhdukjeje, e cdo gjuhë që vdes merr me vete një pjesë nga vizioni i përgjithshëm kulturor i botës. 96% e gjuhëve ekzistuese sot në botë flitet vetëm nga 4% e popullsisë e më pak se 25% e tyre përdoret në shkolla apo në internet. Mbi 50 milionë qytetarë europianë (një në shtatë) i përket një grupi linguistik minoritar. Europa mund të krahasohet më kullën e Babelit, pasi numri i gjuhëve folëse në të është mbi 60 kundrejt 21 gjuhët e saj zyrtare. Por jo gjithmonë të ashtuquajturat gjuhë më pak të përhapura zotërohen po nga pak folës, p.sh. katalano është një gjuhë minoritare në Spanjë, Francë, e Itali, por numri i personave që e flasin është më i madh përsa i përket folësve të gjuhës daneze apo finlandeze, të cilat janë pjesë e gjuhëve zyrtare të Unionit Europian. “Gjuha është instrumenti i parë i gjenisë së një populli”-ka afermuar Stendal, pra me anë të saj mëshirohet identiteti nacional, kulturor e fetar i cdo personi.

Mbrojtja e shumëllojshmërisë gjuhësore hyn në mbrojtjen e gjerë të larmisë kulturore shpëtimi i së cilës merr një rëndësi të vecantë në një botë përherë e indiferente. Pikërisht zhvillimi i dialogjeve midis kulturave, promovimi i plurilinguistikës e mbrojtja e pakicave gjuhësore janë terrente ku UNESCO ka zhvilluar e zhvillon programe te ndryshme ndërhyrjesh. Të vlerësosh gjuhët do të thotë të respektosh njerëzit që i kanë në përdorim e kulturat që ata përfaqësojnë, por do të thotë të respektosh dhe rrethanat e vecantitë e cdo folësi me diferencat individuale, me aftësitë e ndryshme funksionale e personale që krijojnë identitetin e tyre..

Një rëndësi të vecantë merr në këtë epokë të sotme problemi delikat i emigracionit. Të privosh emigrantin nga gjuha e tij nënë do të thotë të krijosh kushtet e një konflikti midis modelit familjar e atij social e ënëkupton shpërfilljen ndaj identitetit të tij. Por në qoftë se gjuha e kultura e tyre do të respektohen me sisteme shkollore, kjo do cojë pa dyshim në rritjen e stimës ndaj vetvetes e ndaj të tjerëve. Historikisht mosfavorizimi i respektit të zgjedhjes së lirë të gjuhës ka krijuar një atmosferë jo pak problematike, mjaft të kujtojmë vendet ish koloniale. Popullsia e tyre jeton në një kompleksitet social të lidhur nga përdorimi i gjuhës së derivuar nga kolonizatorët, edhe pse shpesh popullsia është e formuar nga grupime të cilat flasin gjuhën e përbashkët vendase. Pa harruar Spanjën, ku gjatë diktaturës së Frankos, mësuesit në shkolla rrihnin fëmijët që flisnin Basko. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të shkuar, anglishtja ishte e vetmja gjuhë që mësohej në shkollat e Porto Rikos. Në Taiëan duhej pritur viti 1987 që gjuha nënë të rikthehej në një të drejtë të sanksionuar me ligj. Sot një i burgosur turk nuk mund t’i përgjigjet letrave që i vijnë nga jashtë pasi atij i lejohet vetëm të shkruaj në gjuhën turke. Mbi 150 milionë fëmijë në të gjithë botën nuk arrin dot në klasën e pestë fillore, pra largohen nga shkolla pa pasur aftësitë e nevojshme bazë që do u duhen në harkun e tyre jetësor. Në Algjeri pas hyrjes në fuqi më 1998 të ligjit i cili bëntë gjuhën arabe si e vetmja gjuhë zyrtare, janë shumëfishuar protestat e grupimeve minoritare kundër arabizmit të forcuar.

Sot anglishtja nuk është gjuha më e folur, por është më e përdorura për të komunikuar në cdo cep të botës, e shumë investojnë për ta mësuar, pasi ajo konsiderohet si një kalim i detyrueshëm për t’u bërë pjesë e botës së globalizuar.

Cilat janë gjuhët që po zhduken?

Kush pjesë e botës e vuan më shumë këtë fenomen?

Cfarë mund të bëjmë për ta shpëtuar këtë?

“Atlanti i gjuhëve të botës”, botimi i UNESCO-s i ka gjetur disa përgjigje pyetjeve, e ofron një informacion të detajuar mbi 2500 gjuhë të studiuara, frut i bashkëpunimit të një grupi linguistësh nën drejtimin e australianit prof.Christopher Moseley.

“Fjala është si uji që rrjedh, sjell me vete shijen e shkëmbit nga ka buruar e të terreneve në të cilat ka kaluar”- shkruan filologu Giorgio Pasquale. Vdekja e gjuhëve është sot një fenomen gjithjnjë e më i pranishëm dhe me një ritëm intesiv të ngjashëm me zhdukjen e qënieve te gjalla, kafshëve, bimëve. Por ndryshe nga këto të fundit gjuhët që vdesin lënë prapa fragmenete të asaj cka ishin. Pas fjalëve të lëna pas zbulohen gjurmët e një historie të mëdhe apo të vogël .

E sidoqoftë kjo histori qëndron mbi shpatullat e gjuhës që flasim, është rezultati. dëshmia, memoria e ngjarjeve të mëdha

Nga : Alba Kepi


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons