Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Këngëtarja Rita Ora, e cila, sipas shumë mediave ndërkombëtare, do të jetë ylli i 2012-ës, ka publikuar në kanalin virtual “YouTube”, videon në të cilën tregon se si për më pak se një vit, është ngritur në majat e top-listave britanike dhe amerikane. Përmes kësaj videoje që zgjat tre minuta, Rita tregon sesi kur ka qenë 18 vjeç ka nënshkruar kontratën me shtëpinë diskografike më të njohur në botë, që e menaxhon Jay Z, “Rock Nation”.
“Kam nënshkruar një kontratë me ‘Rock Nation’ kur isha 18 vjeç. Isha duke punuar në një dyqan atletesh dhe tani jam nën shoqërinë e njerëzve, talenti i të cilëve më çmend”, – ka thënë Rita.

E që në fillim të kësaj videoje, 23-vjeçarja tregon për diçka që atë e bën krenare. Rita thotë në videon “Të bëhesh Rita Ora”, se ka lindur në Kosovë, pavarësisht se është një vajzë tipike londineze. “Kam lindur në Kosovë, por jam një vajze tipike londineze dhe prezantoj Britaninë, megjithatë gjithmonë do ta kem në zemër Kosovën”, – ka thënë ajo. Këngëtarja ka treguar se këngën e parë e ka regjistruar në moshën 8-vjeçare. “Muzika është një shpërfaqje e personalitetit tim, ajo çfarë jam unë. Dua që njerëzit të kënaqen me muzikën time dhe nëse e bëj dikë të qesh me këngët e mia, atëherë gjithçka është në rregull”, – ka thënë Rita. “Për mua, muzika duhet të jetë e mirë, që të kesh qejf ta dëgjosh me shoqërinë, të të prekë emocionet dhe të vallëzosh me të. Është kjo ajo çfarë kam dashur të bëj”, – ka shtuar ajo.

Sipas Ritës, njerëzit nuk e përshkruajnë atë si një artiste të zakonshme. “Unë kam personalitetin tim. Kam qenë duke përgatitur këngën e parë para dy vitesh dhe tani besoj se kur njerëzit e dëgjojnë, e pëlqejnë”, – ka thënë ajo më tej. Dhe duket se tashmë Rita është kudo. Është publikuar gjithashtu edhe videoja zyrtare e këngës “RIP”, një bashkëpunim ndërmjet këngëtares kosovare dhe këngëtarit të njohur botëror, Tinie Tempah. Kënga “RIP” do të jetë pjesë e albumit, për të cilin Ora po punon prej kohësh. Ishte spekuluar një kohë, se kjo këngë ishte bërë për Rihannën, por bosi i “Rock Nation”, Jay-Z, vendosi t’ia japë Ritës ta këndojë. “I used to be”- thotë teksti i këngës duke lënë të nënkuptohet që Rita Ora i ka thënë lamtumirë vajzës së thjeshtë për t’u bërë tashmë një star i muzikës pop.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons