Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Dikur,me saktësisht në vitin 1936 Gjermania udhëhiqej nga Adol Hitleri. Në një nga daljet e tij në publik një njeri nuk pranoi të përshëndeste sipas mënyrës klasike duke ngritur njërin krah, Fuhrerin.

Ajo skenë u fiksua në një fotografi tashmë e përjetësuar në celuloid e cila më vonë u zhduk në thellësitë e historisë dhe të kujtesës deri sa dikush e ka ringjallur dhe e ka sjellë nëpërmjet internetit. Dhe kështu akti i August Landmesser bëri në pak orë xhiron e botës.

Fotoja u postua në faqen e facebook, të një organizate që kishte si mision të ndihmonte viktimat e tërmetit në Japoni dhe cunamin në mars të vitit 2011. Brenda pak orëve mbi 87 mijë përdorues kanë klikuar në të duke dhënë pëlqimin në opsionin e duhur poshtë saj. 30 mijë e morën atë foto ndërsa 7 mijë të tjera lanë komente në të. Sipas organizatës japoneze “Senri no michi” kjo fotografi simbolizon “guximin për të thënë jo”.


Në momentin e shkrepjes së fotos August Landmesser punonte akoma në kantierin detar në Hamburg. Atë ditë fatale ishte i pranishëm edhe Hitleri në qytetin Hanestetik për të asistuar gjatë nisjes së një anijeje të re dhe kjo është arsyeja se përse August nuk bëri përshëndetjen tradicionale. Një vit më parë, në 1935, 25 vjeçari ishte martuar me Irma Eckler, 22 vjeç.

Vajza kishte një problem të madh për Gjermaninë e kohës: ishte hebreje. Ligji nazist e ndalonte martesën e tyre. Në këtë mënyrë August u përjashtua nga partia naziste në të cilën kishte bërë pjesë që në 1931. Çifti, megjithatë solli në jetë dy fëmijë: Ingrid, në tetor 1935 dhe Irene në Korrik të 1937-ës.

Çifti u arrestua në vitin 1938. August dhe gruaja e tij u arrestuan për; “ç’nderim të racës ariane”. U dënuan me punë të rënda. Ai u lirua në vitin 1941, por u thirr përsëri në fronin e luftës, ndërsa Irma e tij vdiq në burg në vitin 1942… Vajzat u dërguan në një jetimore, por mbijetuan. Që kur August iku në luftë nuk u kthye më dhe në vitin 1944 u deklarua i humbur…

Në vitin 1991 Irena e njohu të atin e saj në këtë fotografi, e publikuar atëherë nga një gazetë gjermane. Tashmë si grua e rritur filloi një rrugëtim të gjatë (në kuptimin figurativ) në mbledhjen e të dhënave, fakteve dhe dokumenteve. Në vitin 1996 ajo publikoi një libër në të cilin tregon historinë e familjes së saj; “të shkatërruar nga Gjermania Naziste”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons