Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Fenomeni UFO, është një nga misteret enigmë nga më të “pazgjidhshmit” të botës moderne.
Përsa i përket këtij fenomeni i cili, gjatë 60-të viteve të fundit, që nga momenti kur nga pilotët e aviacionit luftarak u kryen raportimet e para rreth; Objekteve të Fluturimi të pa Identifikuara, ose siç njihen sot UFO, në çdo kohë e moment “gjen mundësin” të shfaqet befasisht në mënyrë të mistershme e enigmatike të qëndrojë gjithmonë në epiqendër të vëmendjes tonë për gjatë gjithë këtyre 60-70 vjetëve.
Por, ekziston një kategori e konsiderueshme njerëzish që për nga profesioni i tyre gëzojnë respekt të plotë, të cilët besojnë se nuk është e domosdoshme që UFO-të, të jenë Jashtëtokësorë, kështu ata nuk e përjashtojnë mundësin (me të drejtë) se shumë prej shfaqjeve të Objekteve të Fluturimit të pa Identifikuara (UFO), ndoshta dhe të gjitha i përkasin (pjelljes) krijimit të teknologjisë njerëzore.
Deri më tani më të njohurat janë ato të hulumtimeve të shkencëtarëve të Rajhut të Tretë me avion në formë sferike të pagëzuar si Disqe Fluturues, të projektuar në nevojë të hulumtimeve sekrete, projekte të cilat dhe sot e gjithë ditën kanë mbetur enigmë!
Gjitashtu të shumta janë dhe hulumtimet që u bazuan në historinë e famshme të rrëzimi të një disku fluturues në Itali në periudhën e Musolinit më vitin 1933, i cili pas pesë vjetëve më 1938, u transferua në fshehtësi të plotë Gjermani bashkë me të gjitha faktet dhe studimet e shkencëtarëve Italian.

Pak vite më vonë, krijohet një degë e re (pasi i kishin paraprirë asaj kompanitë Naziste të Aeronautikës dhe ato homologe Amerikane) e quajtur AVRO CANADA me seli në Malton, Toronto, Kanada.
Forma e re e mjeteve të fluturimit, rezultoi kur më 1945-ën, kompania e aviacionit britanik, A.V. ROE Ltd, që e kishte selinë në Manchester dhe ishhte pjesë e grupit të aeronautikës Hawker Siddeley, bleu nga qeveria Kanadeze kompaninë Victory Aircraft Ltd.
Në vitet 1951-52 kompania inauguroi dy super-programe të saja, për atë kohë. Projekti i parë i përkiste avionit me krahë të bashkuar në formë trekëndore, CF-105 Arrow, i cili i paraprinte të paktën një 10-vjetçar teknologjisë së aso koheshe projekti i dytë, akoma më i përparuar ai i n jë disku fluturues, i cili vërtet konsiderohet si një “mrekulli” e projektimit të inxhinierisë, i njohur si projekti Y.
Që të dy këto super-programe nga një projekt përkatësisht, përfunduan shumë shpejtë dhe shkaqet e ndalimit të tyre, akoma dhe sot mbeten enigmë. Programi CF-105 Arrow u pezullua më 1959-ën, ndërsa pasoj dhe pezullimi i projektit tjetër të Diskut Fluturues VZ-9-AY (i cili nuk mundi kurrë të fluturojë më shumë se 60 metra lartësi), projekt ky i sponsorizuar që nga viti 1954 nga USAF.
Edhe pse koha e funksionimi të AVRO CANADA ishte e shkurtër, inxhinierët mundën të aplikojnë një teknologji shumë të përparuar, saqë nuk koordinonte me atë periudhë, duke u konsideruar me të drejtë jashtëtokësore. Burimi i kësaj super-teknologjie të përparuar, pezullimi i palavdishëm me proceduara të përshpejtuara e jo të pastra, si dhe shfrytëzimi i mëvonshëm i njohurive që dispononin shkencëtarët e kompanisë, vazhdojnë dhe sot të mbeten të nën mbulimin e petkut të fshehtësisë.
CF-135 Arrow


Dsiku Fluturues AVROCAR me inicialet e USAF.


Fotografi e avionit të projektit të parë të programit Y në Malton


Pamje nga një imitues fluturimesh të Diskurt Fluturues, WS-606A, me katër turbina.


Pamje anësore me seksion kryq të diskut PV.704


Tribunë e testeve statikore në sistemin e 6 turbinave të
Armstrong Siddeley Viper në formë asteroide, për diskun MX 1794



Provë fluturimi i prototipit të dytë të Avrocar



Drejtori i ekipit të programeve sekrete të AVRO CANADA John Frost, duke demonstruar mundësit e fluturimit të një modeli imitues të diskut fluturues nën
përdorimin e Coanda-s fenomen aerodinamik.
(Dallimi në presion)


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons