Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

avatar
Vizitor
Besojeni ose jo, Albërie Hadërgjonaj është bërë nënë në moshën 16-vjeçare. Pas martesës kur ishte vetëm 15 vjeç, këngëtares së dashur të skenës shqiptare iu desh të kalonte një mal me peripeci derisa të përfundonte gjimnazin. Pasi kreu dy vitet e para në Deqan, shpërngulet në Amerikë bashkë me familjen, ku lind edhe vajzën e dytë, Anxhelinën, të cilën sot e duam po aq sa atë.Në këtë kohë ndjek atje një kurs 2-vjeçar për mjekësi, i cili s’i hyri kurrë në punë. Më pas, me ardhjen e demokracisë, e bukura e fisit Ramosaj kthehet në Shqipëri, ku ndjek Liceun Artistik me rezultate të shkëlqyera. Po, sa të vështirë e pati ajo këtë rrugëtim? Çfarë i shijoi e çfarë jo gjimnazit? Çfarë u mësoi të bijave dhe cilat janë ndryshimet që ka ndeshur duke krahasuar brezin e saj me atë të vajzave, Agnesës dhe Xhinës. Rrëfehet Albëria: Nga bankat e shkollës tek njohja me Mentorin, e deri tek përfundimi i studimeve për muzikologji në Akademinë e Arteve.
Do flasim pak për periudhën e gjimnazit, si ka qenë kjo kohë për ju?
O Zot sa nostalgji kam për gjithçka. Ka qenë shumë bukur dhe kam kujtimet më të mira nga kjo periudhë. Gjimnazi im në fakt ka qenë paksa i veçantë dhe i ndryshëm nga të tjerët. Gjimnazin e kam filluar në Deqan, ku e kam vazhduar deri në vit të dytë. Pastaj bashkë me Mentorin e Agnesën shkuam në Amerikë, ku u bëra me fëmijën e dytë dhe në këtë kohë ndoqa atje një shkollë, ose më saktë një kurs 2-vjeçar për mjekësi. Pastaj me ardhjen e demokracisë, pas viteve ‘90 erdhëm në Tiranë familjarisht. Me të ardhur këtu nisa Liceun Artistik dhe më pas vazhdova Akademinë e Arteve për muzikologji. Doja shumë që të studioja për kompozim, por mungesa e njohurive për një vegël muzikore, bëri që të mos e fitoja këtë degë. Më vonë natyrisht iu përkushtova maksimalisht kurseve të pianos.
Keni mësuar shumë?
Po shumë. Kam qenë sistematike dhe i kushtoja shumë rëndësi mësimeve.
Cila ka qenë lënda që ‘urrenit’ më shumë?
S’mund të them që e urreja, por ndoshta është lënda që doja më pak. Historia e muzikës, ishte lënda që nuk e mësoja me shumë dëshirë. Jam e vetëdijshme, isha edhe në atë kohë që duhet të dija më shumë për historinë e muzikës, për kompozitorët që kanë bërë epokë, por s’e di pse atë orë nuk e prisja me shumë dëshirë.
Po më e preferuara?
Kompozimi, absolutisht ishte lënda që doja më shumë.
A ka qenë nëna kërkuese ndaj jush?
Natyrisht, si çdo prind. Megjithatë me mua s’ka pasur asnjëherë probleme. Përveçse kam qenë shumë e rregullt, kam qenë kryetare e forumit rinor në Deqan. Sakaq, isha gjithashtu kryetare e grupit letrar, ku mblidheshin të gjitha shkollat e Kosovës dhe të gjitha këto arritje e bënin atë të ndihej krenare për mua.
Ziheshit me nënën?
Jo, kam qenë e dëgjueshme. S’isha një fëmijë rebel.
E keni provuar alkoolin ose duhanin në këtë moshë?
Jo. Kini parasysh që Deqani ishte një vend i vogël, konservator dhe koha për të cilën po flasim, nuk është ajo e para 2 viteve. Tani e ndez ndonjë cigare, por në atë kohë s’bëhej fjalë. Asnjë nga ne nuk e bënte. Ne nuk kishim jetë nate, nuk kishim jetë blloku me kafene e argëtime të tjera.Ju kanë tërhequr ndonjëherë vëmendjen mësuesit në shkollë?
Ndonjëherë. Unë kam kërkuar gjithmonë të më jepet ajo që më takon dhe kur kjo nuk ndodhte ngrija zërin dhe bëja ndonjë debat me mësuesit, që përfundonte po aty, gjatë orës së mësimit. Megjithatë e pranoj kam qenë pak çapkëne dhe kokëfortë.
Çfarë notash merrnit zakonisht?
Dhjeta absolute.
Po katër keni marrë ndonjëherë?
S’mbaj mend. Ah po mund të kem marrë ndonjëherë katër në fizkulturë, megjithëse më vonë u bëra atlete.
Keni kopjuar ndonjëherë?
Në atë kohë kopjimi ishte një akt i dënueshëm. Po e quaj kështu, pasi prindërit na e kishin përcjellë si të atillë dhe krahas kësaj unë kam mësuar shumë. Nuk isha dembele, si këto të rinjtë e sotëm që gjithçka e lënë për minutën e fundit dhe si zgjedhje përfundimtare kanë kopjen në provime.
Na tregoni pak për djemtë… Ju ngacmonin?
Me të parin që më ngacmoi, u martova (qesh).
Mbetemi këtu atëherë, si e keni njohur Mentorin?
Mentori e kishte shtëpinë shumë pranë shkollës sime dhe mua për të shkuar në shkollë më duhej të kaloja nga shtëpia e tij. Madje sheshin përpara shtëpisë së tij ne e kishim si shesh pushimi dhe kalonim shumë kohë me shokët e shoqet e klasës. Aty u njohëm.
Kur e keni dhënë puthjen e parë?
S’e mbaj mend ekzaktësisht.
Kujtimi më i bukur që keni nga gjimnazi?
Janë të shumta më beso dhe më vjen keq t’i ndaj.
Ndonjë ekskursion i veçantë?
Problemi është se ngaqë nëna ime na rriti e vetme, pa babain, ishte pak konservatore në këtë aspekt dhe nuk na linte të shkonim në ekskursione. E kam vuajtur pak këtë pjesë me thënë të drejtën.
Si e kujtoni mbrëmjen e maturës?
Nuk kam qenë në mbrëmjen e maturës. Unë isha nënë dhe ky argëtim më dukej për më të rinjtë.
Ju jeni bërë nënë në moshë të re. Sa të vështirë e kishit ta përballonit shkollën dhe rritjen e vajzave?
Ishte e lodhshme, ishte shumë e lodhshme. Por, fatmirësisht gjendja ekonomike e familjes sonë ishte e mirë dhe kështu i krijova vetes luksin për të pasur dy gra, të cilat më ndihmonin në mirërritjen e vajzave, me punët e shtëpisë, duke më dhënë mua mundësinë për të mësuar. Më ka ndihmuar shumë edhe nëna ime.
Ju ndihmonte Mentori?
Edhe ai natyrisht, por burrat janë më tepër jashtë shtëpisë, me punët e veta.
E ndjenit veten të paragjykuar si nënë në moshë të re?
Nuk mund ta them tamam këtë, pasi shoqet e mia të klasës nuk e besonin që isha nënë. Deri vonë, si pasojë e moshës sime të re, nuk e imagjinonin që mund të kisha 2 vajza, derisa i takuan vetë. Mbaj mend që kur vinte Mentori të më merrte, ato dilnin në dritaret e Liceut dhe na shikonin.
Si e ka kaluar Agnesa dhe Anxhelina gjimnazin. U keni bërtitur?
Jam treguar pak e rreptë me to, pasi kjo është periudha më delikate dhe mjafton një gabim i vogël që të të rrëshqasë këmba. Fatmirësisht, kam arritur të krijoj me vajzat një marrëdhënie mikeshash, motrash dhe si pasojë me kanë besuar gjithçka, duke më dhënë mundësinë t’i jepja këshillat e duhura. U kam bërë gjithmonë të ditur që shkolla është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe ato janë përpjekur ta vënë në jetë këtë këshillë timen duke mësuar. Falenderoj Zotin për 2 vajzat e mia, të cilat më kanë dëgjuar dhe më kanë marrë mendim në çdo hap që kanë hedhur. Ju tregojnë për marrëdhënien që kanë me djemtë?
Natyrisht edhe për këtë. Thash që unë di gjithçka për to, jam në njëfarë mënyrë ditari i tyre.
Cilat janë ndryshimet që vini re nga brezi juaj, në brezin e vajzave tuaja?
Ndryshimet janë të shumta, pasi po flasim për dy kohë të ndryshme. Në atë kohë ne na mungonin shumë gjëra. Nuk mund të shoqëroheshim dot me një mashkull, nuk mund të kishim shokë, se ai duhej të ishte patjetër mashkulli jonë i jetës. Na mungonin argëtimet, mundësitë për të marrë informacion, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar. Jetojmë në epokën e dixhitalizimit dhe liria për të pasur atë që do është shumë herë më e madhe veçse duhet bërë kujdes, gjithçka brenda limiteve.
Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons