Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
13 gabimet që i bëjmë para gjumit që shkatërrojnë kualitetin e gjumit

Portali Allure sjell 13 gabimet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë para gjumit dhe të cilat shkatërrojnë kualitetin e gjumit tonë.

1. Shikimi i TV-së para gjumit ose surfimi në Internet

Edhe pse gjatë shikimit të TV-së ose shikimit të risive në Facebook nuk jemi aq të angazhuar mentalisht, drita artificiale që arrin deri tek truri ynë, e mashtron dhe i tregon që ende nuk është koha për gjumë. Ekspertët si aktivitet para gjumit më së shpeshti rekomandojnë seksin.

2. Shikimi i orës

Nëse nuk mund të flemë ose zgjohemi gjatë natës, më së shpeshti shikojmë orën për të parë se sa kohë na ka mbetur për gjumë. “Llogaritja e kohës” rrit ankthin dhe nervozën, prandaj orën ose telefonin me alarm më së miri është ta lëmë diku ku nuk mund ta arrijmë me duar. Përveç që gjatë natës nuk do ta dini se sa është ora pa u zgjuar nga shtrati, kjo ide është e mirë edhe gjatë zgjimit, sepse nuk do të mund ta fikni më shpejt alarmin dhe të rrotulloheni në krahun tjetër.

3. Biseda me telefon

Edhe një shprehi tjetër e keqe para gjumit është biseda telefonike. Hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që të anketuarit të cilët shpesh praktikojnë biseda të vonshme telefonike më vështirë arrijnë fazën e gjumit të rënduar dhe ajo vepron më dobët tek ata.

4. Fjetja në hapësirë të ngrohtë

Do të zgjoheni shumë më të pushuar nëse temperatura në dhomë është më e ulët, sepse më lehtë do ta arrini fazën e gjumit të rëndë.

5. Lënia e dritës ndezur

Drita, të cilën e lëshon llamba e natës, laptopi ose telefoni mund të çrregullojnë sasinë e melatoninës në organizëm, hormonit i cili rregullon ciklin e gjumit.

6. Kafeina

Dihet fakti që pirja e pijeve që përmbajnë kafeinë, si kafja, Coca-Cola dhe çaji mund të shkaktojnë pagjumësi. Ekspertët rekomandojnë që të mos pihen pijet që përmbajnë kafeinë të paktën tetë orë para shkuarjes në gjumë.

7. Duhani

Konsumimi i duhanit është një nga shkaktarët e gjumit të keq. Hulumtimet tregojnë që joduhanpirësit flenë më mirë dhe zgjohen më të pushuar. Nëse pini duhan, më së miri do të ishte që cigaren e fundit ta pini të paktën katër orë para se te shkoni në shtrat.

8. Alkooli

Për gjumë të mirë duhet ta shmangni alkoolin. Konsumimi i alkoolit para gjumit do të rezultojë me gjumë jo të rehatshëm dhe shumë lëvizje nëpër krevat.

9. Pizhamet shumë të ngushta

Besoni apo jo, për shkak të pizhameve shumë të ngushta po ashtu mund të flihet vështirë, sepse ato mund të reduktojnë nivelin e melatoninës dhe të rrisin temperaturën trupore.

10. Fjetja në bark ose në krah

Dermatologët rekomandojnë që gjurmët në faqe të krijuara për shkak të gjumit në bark ose në krah mund të bëhen të përhershme. Për t’u shmangur ky problem, më së miri është të flihet në shpinë.

11. Mosheqja e grimit

Heqja e grimit e liron lëkurën nga papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës dhe parandalon mbylljen e poreve. Lërini pecetat e lagura për fshirjen e grimit në dollapin e natës që të mos harroni ta pastroni fytyrën.

12. Veprimi i produkteve antiageing

Produktet antiageing që përmbajnë glicerinë ose retinol më së miri veprojnë gjatë natës për shkak të rritjes së lehtë të temperaturës trupore ose absorbimit të përbërësve.

13. Shmangia e pastrimit të dhëmbëve para gjumit

Shumica i frikësohet shkuarjes te dentisti, por shumë edhe e kapërcejnë pastrimin e dhëmbëve para shkuarjes në shtrat. Pasojë e kësaj mund të jenë
shumë baktere në zgavrën e gojës, kariesi dhe era e gojës.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons