Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Analizat për zbulimin e sindromës "down" prej Thu 29 Mar 2012, 08:35

Vizitor


Vizitor
Një tjetër ngjarje që mbeti në kujtesën tonë këto ditët e fundit i përkiste 21 Marsit, ditës ndërkombëtare të sindromës daun.

Pasdite në “Top Channel” ishte emisioni i parë që nisi diskutimet që do t'i paraprinin kësaj dite me një emision kushtuar kësaj sindrome. Por, menjëherë pas transmetimit të emisionit dhe pasi u transmetuan historitë e disa nënave me fëmijë me sindromën daun mbërritën shumë emaile dhe telefonata nga gra të ndryshme që duke marrë shkas nga ajo që kishin dëgjuar donin të siguroheshin nëse mund të t’i paraprinin lindjes së një fëmije me sëmundje të trashëgueshme apo me këtë sindromë.Me dëshirën e mirë për të sqaruar të gjitha ato që janë duke pritur një fëmijë ose planifikojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen, “Pasdite” riktheu në qendër të vëmendjes të njëjtën temë, me të ftuar në studio Dritan Shpatin, një mjek obstetër gjinekolog dhe Emanuela Zajmin, nënën e Arbit 7-muajsh, të lindur me sindromë.“Unë e kam ndjekur shtatzaninë duke ndjekur të gjitha udhëzimet dhe testimet e mjekes sime gjinekologe. Unë kam bërë bitestin në javën 12-13, që është një matje e pjesës së qafës së fëmijës, që bashkë me analizën e gjakut dhe moshën e nënës japin një lloj probabiliteti për mundësinë e lindjes së një fëmije daun… Mua më doli rezultati me rrezikshmëri një në 926 raste dhe nuk konsiderohesha në zonën e rrezikut për të kryer analiza të mëtejshme dhe nuk e bëra amniocentezën dhe as tripletestin”, dëshmoi në studio Zajmi.
“Shtatzania më eci shumë mirë. Nuk ka patur asnjë lloj anomalie, nuk kam konsimuar alkool dhe cigare, por edhe nëse një nënë konsumon nuk ka lidhje me sindromën daun. Janë faktorë që ndikojnë për të shkaktuar probleme të tjera, por jo këtë problem, i cili shkaktohet që në çastin fillestar kur formohet embrioni. Konkretisht, në të gjithë familjarët tanë, të paktën 2-3 breza që njohim, nuk kemi patur asnjë me këtë problem”.Nga ana e tij, doktor Shpati u ndal më shumë në testimet dhe procedurat që ndiqen gjatë një shtatzanie. “Ne ndjekim një protokoll standart në ndjekjen e shtatzanive, sëmundjet e trashëgueshme, duke realizuar ekografi dhe shumë teste laboratorike. Respektojmë një lloj protokolli që nuk është shpikur prej nesh, por që çdo vend i botës i ka dhe ne kemi një të tillë”, shpjegoi Shpati.“Është një protokoll normal, ku krahas ekzaminimit kryhen edhe disa lloj ekzaminime specifike për zbulimin e daunit… Bitesti është një test i trashësisë së qafës së fëmijës, bashkuar me moshën e nënës dhe një analizë gjaku, ngai cili del një probabilitet. Kjo nuk bëhet vetëm për sindromën daun, për për të gjitha llojet e trizomive. Daun është trizomia e çiftit të 21 të kromozomeve, që në vend të dy, ka tre të tillë. Krahas saj kemi trizominë 13, 18 dhe në kromozonet seksuale, tek i fundit, që quhet anauplodi”.

Tripletest dhe amniocenteza janë analizat e tjera që kryhen kur fëmija shfaqet me rrezik të lartë. “Triple test është një test që realizohet pas javës 15-16. Nëse njëri prej tyre ose të dy testet bashkë japin një rezultat me rrezikshmëri të lartë, atëherë kryhet amniocenteza. Megjithatë, duhet thënë se në 100 triple teste me rrezik të lartë që i nënshtrohen në një mesatare botërore, janë kapur 10 fëmijë daun dhe 90 të tjerë normal. Tek ne, në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, në 100 raste ka rezultuar vetëm një. Kjo ka të bëjë me shumë faktorë, duke nisur që nga kushtet dhe aftësia e mjekëve tanë, laboratoret, etj. Këto janë teste që i rekomandohen të gjitha grave shtatzane, pavarësisht moshës së tyre, ndonëse është e qartë që nga një rrezikshmëri prej 1/2000 raste për lindjen e një fëmije daun në një nënë 20-vjeçare, probabiliteti zvogëlohet deri në 1/60 në moshat 35-40 vjeçare”.

Por, çfarë është amniocenteza? “Bitesti dhe tripletesti janë testet probabiliteti, që tregojnë shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa amniocenteza jep një përgjigje tërësisht të saktë, ku nuk ka më shanse për gabim. Në momentin që përgjigja është negative dhe fëmija është i prekur nga një sindromë apo anomali, ne si mjekë jemi të detyruar t’ia referojmë këtë prindërve. Edhe kur ka deformime, duhet t’i themi prindërve nëse ato janë të pajtueshme apo të papajtueshme me jetën. Unë nuk i di saktësisht statistikat në Shqipëri, por në botë, në pesë nëna që zbulojnë se mbartin një fëmijë daun, katër vendosin ta abordojnë dhe vetëm njëra vendos ta mbajë”, përfundoi doktori Shpati.

Analizat e këshilluara për ndjekjen e shtatzanisë

Testi i shtatzanisë
Analizat gjaku, urine (çdo tre muaj)
Analizat e verdhëzës
6-7 ekografi
Dietë ushqimore e kontrolluar
Analiza B-test (e detyrueshme)
Analiza Tripletest
Analiza e Amniocentezës
Analiza për acidin folik, multivitaminën, kalcium e jod
Eko te zemres se nënës në muajin e nëntë
Eko morfologjike
tch

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons