Forumi Kuq E Zi
TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Mon 02 May 2011, 14:10

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi. Nga faktet e gjetura në rrënojat e një kështjelle ka mundësi të bëhet fjalë mbi një kështjellë të cilën Prokopi von Caesarea në shekullin e gjashtë e ka quajtur "Tirkan". Sidoqoftë qyteti i sotëm u themelua në vitin 1614 kur Sulejman Pasha Bargjini (Mulleti) ndërtoi një xhami pikërisht në vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit të Panjohur. Xhamia u shkatërrua nga Lufta e dytë Botërore. Trazirat e pas vdekjes së Kapllan Pashës (1816) e shkatërruan një pjesë të qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani.

Lagjia e parë e Tiranës është Bami dhe më vonë lagjia e Mujos. Xhamia e Ethem Beut ndërtuar në vitin 1789 është edhe sot në qëndër të Tiranës pranë Kullës së sahatit 35 metra e lartë, ndërtuar në vitin 1830. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë një nga familjet më të mëdha e autoktone të Tiranës ka qënë ajo e Toptanasve. Gjatë Rilindjes, Tirana ka qenë qendër e rëndësishme patriotike. Këtu përqëndroi punën e saj shoqëria "Bashkimi".
Më 26 Nëntor 1912, Tiranasit së bashku me Ismail Qemalin ngritën flamurin Shqiptar.
Gjatë Luftës së parë Ballkanike, kur Dibra u pushtua nga ushtria Serbe, një numër i madh i popullsisë që u larguan me forcë nga ushtria Serbe në vitet 1913-1915 dhe 1918-1920 gjetën strehë në Tiranë.

Më 8 Shkurt 1920 Kongresi i Lushnjës shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërise, në vend të Durrësit. Në atë kohë Tirana numëronte vetëm 10.000 banore ndërkohe që Shkodra dhe Korça numëronin dyfishin e Tiranës. Vetëm pas 1938 Tirana mund të renditej në një radhë me këto dy qytete.

Në vitin 1919 Esat Pashë Toptani u shpall tradhëtar i interesave nacionale të Shqipërisë. Në vitin 1922 Ahmet Zogu organizoi dhe udhëhoqi krahinën e Dibrës kundër qeverisë. Në vitet 1920-1924 qytetarët e Tiranës luftuan kundër sulmit të ushtrisë Serbe tek Shkalla e Tujanit. Qytetarët e Tiranës bënë një demonstratë ku ne 20 Mars 1924, agjentët e Zogut vranë Avni Rustmin, një patriot i madh Shqiptar, udhëheqës i shoqatës demokratikë "Bashkimi".

Në Janar 1924 qeveria e Ahmet Zogut u zëvendësua me atë të Fan S. Nolit pas Revolucionit Demokratik. Jeta e qeverisë së Nolit ishte e shkurtër. Pas disa muajsh Zogu mori përsëri qeverisjen e vendit. Tirana vazhdonte të ishte qëndra e opozitës të drejtimit të Ahmet Zogut. Megjithëse ishte kryeqyteti i Shqipërisë Tirana deri në vitin 1838 kishte vetëm 25.000 banorë. Në vitet 1930 u ndërtuan ministritë në sheshin "Skënderbe" dhe Banka e shtetit shqiptar në vitin 1937 si edhe spitali dhe disa dyqane në rrugën e Barrikadave. Qyteti filloi të shtrihet me ndërtime të reja në perëndim e jug-perëndim që u quajt Tirana e Re. Qyteti nuk kishte ujë, sistem kanalizimesh, elektricitet etj. Rrugët ishin të ngushta, shtëpi të ulta me përjashtim të disa shtëpive 3-4 katëshe ku banonin tregtarë të pasur.

Gjatë pushtimit Italian më 1939 në Tiranë u bënë disa ndryshime në administratë dhe u ndërtuan shtëpi të reja banimi.
Tirana u çlirua nga pushtimi fashist në 17 Nëntor 1944. Ne atë kohe ajo numeronte rreth 60 000 banore.

Përpara Luftës së Dytë Botërore, Tirana kishte vetëm disa punishte e një fabrikë sapuni me teknologji të prapambetur. Sot Tirana është qëndra më e madhe industriale në Shqipëri. Gjatë vitit 1980 Tirana prodhonte 1/5 e produktit total industrial, 1/3 e produktit industrial mekanik, 30% të prodhimit total të qymyrgurit dhe gjysmën e prodhimeve tekstile të Shqipërisë. Disa industri si materiale ndërtimi, tekstili, ushqimi, produkte mekanike, dhe elektrike e kanë bazën në Tiranë.

Në Tiranë janë të gjitha ministritë, kryeministritë, presidenca, Gjykata e Lartë, Parlamenti etj. Qyteti ka 45 shkolla 8 - vjeçare (krahasuar me 13 përpara luftës) dhe të njejtin numër me gjimnaze (në krahasim me 6 përpara luftës). Më 1957 u themelua Universiteti i Tiranës si dhe disa insitute te tjera mësimore si Akademia e Arteve, Universiteti i Agrikulturës, Akademia Luftarake, Insituti Fizik "Vojo Kushi", Insituti i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Disa nga Insitutet kulturore dhe artistike në Tiranë janë:
Teatri Kombëtar,
Teatri i Operas dhe Baletit 1966,
Teatri i Estradës,
Hotel Tirana, 1979
Muzeu Historik Kombetar, 1981
Monumenti i Skëndërbeut, 1968
Ansambli i Kengëve dhe Valleve Popullore, dhe të tjera.
Biblioteka Kombëtare së bashku me tre biblioteka të tjera kryesore, përfshinë shtatë biblioteka të specializuara.


Pellgu i Tiranës

Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit, etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.

http://kuqezi.albanianforum.net/

2TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Mon 02 May 2011, 14:10

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës
Stacion paliolitik në verilindje rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose ndryshe Shpella e Pëllumbasit vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët e hershme të banimit në këtë pellg.


Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe përbëhet nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore.


Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.


Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V, në ndërtesë kulti.



Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.



Kalaja e Prezës
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.


Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.

Të dhëna arkeologjike
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.

http://kuqezi.albanianforum.net/

3TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Tue 02 Apr 2013, 18:03

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Tirana (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë . Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit , në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[4]

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini , me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut . Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920 . Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese .Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e
madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale,
akademike, sociale dhe kulturore e vendit.[4] Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza" , i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas . Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[4] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.
Gjeografia


Tirana ndodhet 110 metra
mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m,
kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik
në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të
ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të
rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës . Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit .
Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e
gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën , Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm .

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin , Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin .

Klima


Në Tiranë mbizotëron një klimë nëntropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius. Në vit bie 1 189 mm shi.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Tue 02 Apr 2013, 18:05

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Kalaja e Tiranës, bërthama historike e kryeqytetit.
Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit
Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me
një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë.
Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur
kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme
Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar
plotësisht.
Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në
vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e
lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun,
lindjen me perëndimin.
Në ambjentet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat
kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase.Në ndërtesat brenda
Kalasë së Tiranës kanë banuar pjestarë të familjeve sunduese të qytetit
dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së
parë lokale.
Secila nga rrugët e vjetra, para se të hynin në Tiranë dominoheshin nga një kështjellë apo kala.
Kështjella e Lalmit (shek. II e.s.) ndodhej në kodrinën ku lumi Erzenit merrte kthesën e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelës.
Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku
gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në
shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës.Në anën tjetër, pranë malit të Vilës ku janë ngushticat e Krrabës,
ndodhej qyteti ilir i Parthinëve-Persqopi (shekIV-III p.e.s.), banorët e
të cilit më pas u shpërngulën në Petrelë.
Kalaja e Dorëzit në kodrën ndërmjet lumit të Trezës e të Piollit (
periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, e Prezës e Ishmit, të
gjitha së bashku, këto kala antike e mesjetare përbënin rrethin mbrojtës
të Tiranës. Kalaja e Tiranës ishte dhe mbeti bërthama historike e
trevës së Tiranës dhe rezidencë administrative përgjatë mesjetës së
mesme.
Si e tillë vazhdoi të ekzistonte edhe në shek. e XVII kur qyteti i
Tiranës u shtri përreth saj duke patur një qendër qytetare me kullijen
(kompleksin social kulturor) të ndërtuar nga Sulejman Pasha, pazarin
zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanë dhe urën e Tabakëve nga ana
lindore, ndërtesat e qeveritarëve brenda truallit të kalasë.
Nga dy anët e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit të Lanës.
Është menduar që në vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindërtuese në
muret rrethues të kalasë duke i ngritur ato në lartësi mbi strukturat
antike. Vepër e tij ishte edhe kulla e gjatë që mbetet akoma pjesërisht
në gjendje të mirë. Kalaja pëson dëmtime sërish në periudhën e luftrave ndërfeudale të shek XVIII, kur aty u përplasën trupat e Ahmet Kurt
pashës së Beratit me Bushatllinjtë. Populli i Tiranës i mbyllur brenda
saj u mbrojt me heroizëm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjëri prej tyre.
Të kësaj kohe janë sistemi i frëngjive për armë zjarri në pjesën më të
lartë të mureve rrethues.
Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranës bëhet rezidencë e sundimtarëve të rinj
të saj ; Toptanëve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi
njërën për banim dhe tjetrën për pritje që janë dhe sot. Përgjatë shek
XX kur humbet funksioni i saj origjinal për mbrojtje, vërehen dëmtimet
më të mëdha. Ajo humbi një pjesë të mureve rrethues dhe thuajse nuk
lejon të kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotë stilistik.
Megjithatë ajo sërish mbeti rezidencë qeveritare apo vendi më i spikatur
për to edhe në ditët tona. Në truallin e Kalasë janë sot Akademia e
Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombëtare e Arteve.
A do të ndriçohet plotësisht historia e saj?
Legjendave, fare pak mund t’iu besohet. Tradita gojore e sidomos burimet
e shkruara nuk besojmë të kenë shterur. Sidoqoftë, mbetet akoma një
rrugë e sigurtë, gjurmimi arkitekturor me metodat e vlerësimit të
shkencës së restaurimit. Ky proçes iluminist ka nisur në vitin 2002,
nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të Bashkësisë së Tiranës me
Institutin e Monumenteve të Kulturës, të cilët sëbashku i kushtojnë një
vëmendje thelbësore këtij monumenti themelor të programit “ Kthim në
identitet”.
E parë në këtë konceptim Kalaja e Tiranës ishte dhe duhet trajtuar në
epokën tonë si bërthama historike e kulturore e Kryeqytetit.

Rezidencë e Sudimtarëve Toptanas

Shtëpi muze brenda Kalasë












TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Paperclip Fotografitë e Bashkëngjitura
TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Attachment


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

5TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Tue 02 Apr 2013, 18:05

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Kalaja e Tiranës shpallet zonë arkeologjike e rëndësisë së parë

Dalja në dritë e mureve të kalasë së Tiranës, si dhe diskutimet e shumta
nga specialistët, e kanë çuar Këshillin e Ministrave në vendimin për ta
shpallur si zonë arkeologjike A. Vendimi është marrë në mbështetje të
nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.
9048, datë 7.4.2003, "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar. E
konsideruar si një zonë e rëndësisë së parë, nga ky vendim ka rrjedhur
edhe një rregullore për administrimin e kalasë. Ndërkohë që Ministria e
Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme,
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe
organet e njësisë së qeverisjes vendore ngarkohen për zbatimin e këtij
vendimi. E gjendur në zonën e planifikuar nga bashkia për Unazën e vogël
të qytetit, deri më tani nuk është bërë asnjë veprim tjetër në muret e
kalasë, të cilët kanë mbetur në fazën fillestare të zbulimit.

Shqip


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

6TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Tue 02 Apr 2013, 18:05

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster

Qendra e Tiranës, Ansambël Monumental












Ky ansambël ka filluar të ndërtohet në vitet 1929-1930-1931 e
konceptuar nga arkitektektët Italianë Armando Brasini dhe Florestano de
Fausto. Qendra e kësaj zone Muzeale u pasurua edhe me vlera të
mirëfillta kombëtare siç janë simbolet e Aleksandit të Madh dhe ato të
Skënderbeut. Sheshi Skënderbej me ndërtimin e këtij ansambli u bë një
shesh i mirfilltë për historinë e qytetit dhe të gjithë vendit.Vlera
historike e këtij ansambli qëndron në faktin se unifikoi me harmoni
vlerat ekzistuese të qytetit me vlerat e reja që po merrte Tirana si
kryeqytet i vendit.










TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Paperclip Fotografitë e Bashkëngjitura
TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Attachment


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

7TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Empty Re: TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. prej Tue 02 Apr 2013, 18:06

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
TIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. AttachmentTIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. AttachmentTIRANA DHE HISTORIA E SAJ.. Attachment


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons