Forumi Kuq E Zi
E ardhmja e planetit Tokë dhe njeriut 100.000 vjet pas Krishtit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E ardhmja e planetit Tokë dhe njeriut 100.000 vjet pas Krishtit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
E ardhmja e planetit Tokë dhe njeriut 100.000 vjet pas Krishtit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
E ardhmja e planetit Tokë dhe njeriut 100.000 vjet pas Krishtit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
E ardhmja e planetit Tokë dhe njeriut 100.000 vjet pas Krishtit Spreads
”Nuk do te zhdukemi si dinosauret”

Në revistën “New Scientist” është publikuar e ardhmja e planetit Tokë: si do të jemi fizikisht, ku do të jetojmë, si do të komunikojmë mes nesh. Ngrohja e planetit do të na detyrojë të lëvizim, nuk do të arrijmë në yje shumë të largët dhe kryesorja, do të gjejmë burime të reja energjie

Për njeriun e sotëm, të mendojë për të ardhmen do të thotë që të përgatitet ose të shqetësohet për atë që mund të ndodhë pas gjashtë muajsh (Izraeli sulmon Iranin për të shkatërruar centralët bërthamorë), pas dy vjetësh (ekonomia botërore fillon të rritet) ose pas njëzet vjetësh (Kina është sërish superfuqia planetare).

Megjithatë studime të reja po përpiqen të risjellin në vëmendje se si do të jetë bota jonë jo pas 50 vjetësh, një shekulli apo dy, por pas njëqind mijë vjetësh. Nëse përpiqemi ta imagjinojmë, me të dhëna shkencore në dorë, nuk e dimë se ç’pamje do të kemi, ç’gjuhë do të flasim dhe ku do të jetojmë në vitin 102012.

Rrallëherë guxojmë të shohim kaq larg, edhe pse ky ushtrim na tremb. Katastrofat janë aq të përhapura saqë preferojmë të mos imagjinojmë një të nesërme të tmerrshme, e cila është shumë afër: ndryshimet klimatike, rreziku i pandemive që shkaktohen nga viruset e reja, apo që një asteroid mund të godasë Tokën.

Të gjithë janë skenarë të frikshëm. Në vitin 2008, “Global Catastrophic Risc Conference” që u mbajt në Oksford, llogariste se qeniet njerëzore kishin vetëm 19 për qind probabilitet që të mbijetonin deri në vitin 2100. Një pesimizëm i ngjashëm, bën të ditur sërish e përjavshmja “New Scientist”, duke cituar një numër të madh publikimesh nga ekspertët, është i parakohshëm, i gabuar.

Lajmi i parë i mirë është theksuar nga shkencëtarët e “Long Now Foundation”, një qendër e krijuar në San Francisko me qëllim parashikimin e të ardhmes më të largët, se edhe pas 100 mijë vjetësh ne do të vazhdojmë të ekzistojmë. Fosilet e gjetura tregojnë se gjitarët mund të mbijetojnë një milion vjet dhe disa gjallesa, dhjetë herë më gjatë.

Por përse Homo Sapiens, nuk mund të ishte mes këtyre specieve? Në bazën e 200 mijë viteve jetë rezistence njerëzore mbi Tokë, Richard Gott, astrofizikan i Universitetit të Prinstonit, ka llogaritur se do të jetojmë edhe 7,5 milionë vjet. Katastrofat e shkaktuara nga vetë ne (luftërat termobërthamore), viruset e reja vrasëse pandemike (në shekullin e fundit ka pasur katër të këtilla) apo shpërthimi i një supervullkani (çdo 50 mijë vjet aktivizohet një) mund ta kenë shkatërruar Tokën, por vështirë që të zhdukin 7 miliardë banorë të shpërndarë anembanë globit.

Rreziku më i madh është që një asteroid gjigant të godasë Tokën, siç ndodhi rreth 65 milionë vjet më parë, duke shkaktuar zhdukjen e dinozaurëve. Por, sipas llogaritjeve të NASA-s, edhe kjo nuk do të shkaktonte zhdukjen e gjithë qytetërimit njerëzor. Një rrezik më konkret është ngrohja globale e planetit: nëse gjatë shekullit të ardhshëm temperatura do të rritet nga 2-10 gradë, Nju Jorku, Londra dhe Tokio do të mbulohen nga oqeanet, ishuj të tërë do të përfundojnë nën ujë, zonat tropikale do të bëhen të pajetueshme.



Po ashtu, shumë zona të tjera, gjysmë të thata, ose të thata, do të bëhen të banueshme, madje në to do të lulëzojë jeta: nga tundra siberiane në Antarktidë. Gjatë tremijë viteve të ardhshme një pjesë e njerëzimit do të detyrohet të lëvizë, disa më shumë, të tjerë më pak, por sërish nuk do të dorëzohen. Në bazë të studimeve, është zbuluar se do të vazhdojmë të ekzistojmë, por do të duhet të ndryshojmë rezidencë. Ajo që mbetet mister është pamja që do të kemi në të ardhmen.

Një eksperiment i vjetër imagjinon mundësinë e një njeriu Kromanjon (para 30 mijë vjetësh), i rruar, i veshur dhe i nxjerrë në mes të Nju Jorkut. Pyetja e antropologëve është kjo: a do t’i kishte njohur ai njerëzit e tij? Sipas tyre përgjigjja është po, edhe pse nuk s’do të njihte asgjë tjetër. Le të bëjmë të njëjtën lojë: të marrim një njeri të vitit 2012 dhe ta spostojmë në vitin 102012: a do t’i njihte ai individët dhe gjërat që e rrethojnë? Përgjigjja do të ishte po dhe jo. Në atë kohë mund të ketë robotë që nuk kanë asnjë ngjashmëri me ne.

Komunikimi mund të jetë më i komplikuar. Sot ne nuk e kuptojmë anglishten e para një mijë vjetëve. Gjuhët zhvillohen në mënyrë më radikale se sa ata që i flasin: fjalori “Oxford Dictionary” pasurohet me 2500 fjalë të reja në vit, ndërkohë që edhe rregullat e gramatikës ndryshojnë. Ndoshta duke thënë “emri im është Mario” do të arrijmë të kuptohemi edhe në vitin 100 mijë. Në këtë përfundim ka arritur gjuhëtari Mark Pagel. Çfarë gjëje tjetër shohin shkencëtarët në të ardhmen e afërt?

Do t’u japim fund disa burimeve, si naftës dhe gazit, por do të gjejmë të reja më në thellësi të Tokës dhe në planetë të tjerë. Meqë ra fjala: do të eksplorojmë sistemin tonë diellor, por duket e pamundur që do të arrijmë deri tek yjet. Diçka është e sigurt, që ne tokësorët do të vazhdojmë të ndihemi vetëm në univers. Kjo gjë do të ndryshojë vetëm në qoftë se, ndërkohë, na vjen për të na vizituar ndonjë specie më e zhvilluar dhe e shpejtë se ne.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons