Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gropat e Zeza dhe Galaksite prej Sat 04 Jun 2011, 15:58

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


Gropat e zeza zakonisht prodhohen nga yje qe jane ne te shuar, te cilat kane nje mase 10 - 20 here me te madhe se te Diellit tone. Ajo qe mbetet nga nje yll qe eshte ne te shuar, shembet brenda vetvetes pasi kemi te bejme me nje mase teper te madhe qe nuk mund t´i qendroje forces se vet te rendeses (gravitetit).

Fotonet e drites te çliruara ne kete faze mbesin ne kurth ne orbite per shkak se ylli arrin nje dendesi te pafundte çfare ben qe terheqja nepermjet forces se rendeses (gravitetit) te jete teper teper e madhe. Meqenese drita nuk arrin te shkeputet nga kjo force per tu shperndare ne Gjithesi dukuria eshte quajtur Grope e Zeze.

Gropa e zeze eshte e perbere nga dy pjese te ashtuquajtura, veçoria dhe dukuria horizont. Veçoria ndodhet ne qender te gropes se zeze. Ajo eshte ngjeshur ne menyre te pashprese brenda vetvetes deri ne ate pike ku vellimi i saj eshte bere zero ndersa dendesia eshte bere e pafundte.

Dukuria horizont eshte pika prej se ciles asgje nuk mund te arrije t´i shkeputet forces teper te fuqishme gravitacionale te gropes se zeze. Forca e shkeputjes do te ishte e njejte me shpejtesine e drites. Kur vete drita nuk arrin te dale prej andej, nuk mund te arrije te shkeputet dot asgje tjeter. Keshtu drita apo rrezatimi qe kalojne neper dukurine horizont te gropes se zeze, mbesin ne kete kurth.

Gropat e zeza per shkak te forces se tyre teper te madhe gravitacionale bejne qe yjet qe gjenden prane tyre te sillen perqark me nje shpejtesi teper te madhe, prandaj atje ku ka yje te tille jane te pranishme gropat e zeza. Nje deshmues tjeter eshte rrezatimi i zbehte qe vjen prej andej.

Gropat e Zeza Tepermasive kane nje mase nga nje milion deri nje bilion here me te madhe se Dielli yne.

Para pak kohesh nuk besohej te kishte Gropa te Zeza Tepermasive me permasat e nje sistemi diellor, por studimet e pese viteve te fundit kane treguar se ato jo vetem qe gjinden, por ne çdo galaksi qe e kane drejtuar teleskopin Hubble, kane arritur te dallojne pranine e nje grope te tille ne qender te tyre.

Galaksia Jone

Nje grope te tille tepermasive eshte gjetur edhe ne qender te galaksise sone te quajtur Udhe e Qumesht. Astronomja Andrea Ghez, e Universitetit te California-s, qe ka studiuar qendren e galaksise sone per pese vitet e fundit ka zbuluar deshmi te pakundershtueshme mbi pranine e nje grope te zeze me permasa 2,6 bilion here me te medha se te Diellit tone ne zonen e njohur si Shigjetari A* (Sgr A*).

Yjet prane kesaj grope sillen me shpejtesi me te madhe se 1 000 kilometra ne sekonde perqark saj.

Kjo grope e zeze eshte kaq e fuqishme sa mund te shkaterronte krejt sistemin tone diellor. Pamjet qe jane marre nga qendra e galaksise tregojne se gropa gjendet ne nje vakt te ushqyeri ku gaze dhe yje jane duke u thithur ne menyre te tmerrshme nga ajo. Megjithate Ghez thote se duke e krahasuar me ate qe ndodh ne galaksite e tjera gropa e zeze ne qender te galaksise sone mund te quhet e qete.

Krijimi i galaksive

Medohet se ne fillim Gjithesi a ishte e perbere vetem nga gazi. Ky u ngurtesua per te formuar galaksite qe shohim sot. Se çfare e beri te mundur kete ngurtesim nuk dihet me saktesi por shkaktaret mund te kene qene vete gropat e zeza tepermasive qe me forcen e tyre teper te madhe gravitacionale kane bere gazin te ngjeshet brenda vetes. Pastaj duke e vertitur kete gaz perqark vetes mund te kene krijuar yjet, planetet dhe vete jeten.

Keshtu gropat e zeza tepermasive jane si shkaterruese ashtu edhe ndertuese galaksish.

Prania e gropes se zeze tepermasive ne galaksine tone mund te jete ajo qe ka bere te mundur qenien tone, por ndoshta mund te jete edhe ajo qe nje dite do te na fshije nga kjo Gjithesi.

Gropa e zeze tepermasive e galaksise sone ndodhet 26 000 dritevjet larg nesh dhe tani per tani nuk ka ndonje ndikim mbi ne, por fizikanti John Dubinski eshte i mendimit se gjerat mund te ndryshonin. Ai ka bere nje simulim grafik mbi se çfare do te ndodhe me galaksine tone.

Mbas 3 bilion vjetesh ajo do te perplaset me galaksine fqinje, te quajtur Andromeda. Apokalipsi do te nxjerre nga orbita e tyre Token dhe Diellin tone.

Shansi eshte pesedhjete me pesedhjete (perqind) qe Toka te marre me shpejtesi teper te madhe rrugen per ne drejtim te gropes se zeze.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons