Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Rreziku nga Coca-Cola prej Sun 18 Mar 2012, 20:21

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në 10 minutat e para pasi kemi pirë një kanaçe apo shishe Coca Cola, 10 lugë sheqer depërtojnë në sistemin tuaj trupor.

Sasia ditore që duhet të ketë trupi është 10 % e kësaj. Arsyeja pse nuk ju vjen për të vjellë menjëherë nga sasia hiperbolike e sheqerit që fusni në trup, është acidi fosforik, i cili pret shijen e sheqerit, duke ju lejuar që të mbani pijen në stomakun tuaj.

Pas 20 minutave, sheqeri që keni marrë nga pirja e Coca Colas ju provokon një shpërthim të insulinës. Mëlçia juaj përgjigjet dhe shndërron në yndyrë sa më shumë sheqer që të mundet. Dhe ende shumë sheqer, mbetet. Pas 40 minutave, Absorbimi i kafeinës është tashmë i plotë.

Arteriet tuaja zgjerohen, rritet tensioni i gjakut dhe mëlçia vazhdon të hedhë sheqer në gjak. Përçuesit e adenozinës në trurin tuaj janë bllokuar dhe janë të përgjumur. Pas 45 minutave, Trupi juaj rrit prodhimin e dopaminës, duke ngacmuar qendrat e kënaqësisë në trurin tuaj.

Është e njëjta mënyrë me të cilën funksionon heroina në trurin tonë. Pas 60 minutave, Acidi fosforik lidh azbestin (kalçiumin), magnezin dhe zinkun në zorrën tonë të hollë, duke siguruar një nxitje të mëtejshme të metabolizmit.

Kjo shkaktohet nga sasia e madhe e sheqerit dhe ëmbëlsuesve artificialë që gjithashtu rrisin nxjerrjen urinare të kalçiumit. Tani, në “lojë” hyjnë edhe fuqitë e kafeinës. Duke qenë diuretik, ju bën të keni nevojë për jashtëqitje të ujit të hollë. Kjo siguron largimin nga trupi juaj të magnezit, kalçiumit dhe zinkut që duhet të shkonte te kockat e trupit tuaj.

Po ashtu largohet edhe natriumi, elektroliti dhe uji. Tani ju do të keni një përplasje të sheqernave. Ju do të bëheni nervoz ose do të ndjeni ngathtësi. Ndërkohë, ju keni nxjerrë ujin që kishte Coca Cola Coke që pitë, por bashkë me të edhe ushqyesit e çmuar që trupi juaj do të mund të përdorte për të përballuar këto dhe për të ndërtuar e ruajtur eshtra dhe dhëmbë të fortë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Rreziku nga Coca-Cola prej Sun 18 Mar 2012, 20:22

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nga coca - cola arrin peshën 220 kilogramë
Britaniku Daren Johns i cili gjatë javës pi 42 litra coca - cola koka-kole, e ka zbuluar me shumë frikë varshmërinë e vet të parëndomtë.

Ky 38 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nuk është narkoman, as alkoolist dhe madje as duhanpirës. Dobësia e tij është coca - cola dhe ajo jo dietale.

Daren mesatarisht pi 42 litra të kësaj pijeje të gazuar ose nga 18 kanaqe në ditë dhe kjo për një vit ikushton rreth 3.500 euro.

Gjatë disa viteve të fundit gjendja e tij është përkeqësuar aq shumë dhe ai tash sa ka arritur në shkallën që të mos dalë nga shtëpia pa një bidon me coca -cola. Po qe se nuk e pi dozën e vet të kësaj pije, ai bëhet shumë nervoz dhe i paqëndrueshëm.

Për shkak të këtij vesi, Daren ka peshën mbi 220 kilogramë dhe ai ta po përpiqet të lirohet nga kjo varshmëri.

"Mendoj se tani jam krejtësisht i varur nga kjo pije. Kur nuk kam coca -cola, më rrok paniku. Është sikur drogë ose alkool. Më duhet ë bëj diçka ose do të vazhdoj të ndjehem si një dyzim i një lëngu. Më duhet ë shkoj në detoksikim nga coca cola dietale”, ka vendosur Daren.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: Rreziku nga Coca-Cola prej Sun 18 Mar 2012, 20:24

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Coca-Cola ndryshon ngjyrosësin kancerogjen

Coca-Cola dhe Pepsi do të ndryshojnë ngjyrën e produkteve të tyre për të shmangur detyrimin për të bërë publike elementet e vlerësuara si kancerogjene në ngjyrosësit e përdorur.

Kalifornia ka shtuar përbërjen 4- methylimidazole, e cila gjendet në ngjyrosësin e përdorur nga dy kompanitë, në listën e substancave që rrezikojnë të shkaktojnë kancer tek konsumatorët.

Coca-Cola menjëherë ka vendosur të modifikojë formulën e saj sekrete, duke reduktuar përqindjen e përbërjes së inkriminuar, duke ndryshuar kështu edhe ngjyrën e pijes analkoolike.

Polemikat

Ndërhyrja e korporatave është nxitur edhe nga presionet e shumta që kanë ardhur nga organizatat nën mbikëqyrjen e Qendrës Shkencore të Interesit Publik, të cilat i kanë drejtuar një peticion institucionit amerikan të Administimit të Ushqimit dhe Ilaçeve, për të ndaluar me ligj disa ngjyrosës të përdorur në prodhimin e Coca-Cola dhe Pepsit.

Institucioni federal në fakt nuk ka qenë dakord. "Është mjaft e rëndësishme të kuptohet që një person do të duhet të pinte më shumë se një mijë kanaçe në ditë për të arritur nivelin kancerogjen të sinjalizuar nga studimet".

Të njëjtin mendim ka patur edhe Shoqata amerikane e Pijeve, e cila ka deklaruar: "Këto janë akuza skandaloze, shkenca nuk provon aspak që përbërësi 4-methylimidazole është i dëmshëm për shëndetin".

Zgjedhja

Pavarësisht mbrojtjes që kanë marrë nga shumë shoqata dhe institucione shtetërore, dy gjigantët e pijes joalkoolike kanë vendosur të ulin dozën e "ngjyrosësit të mallkuar" në Kaliforni, për të shmangur detyrimin për të shkruar në shishe që ekziston një mundësi shumë e vogël që ngjyrosësi të ketë efekte negative në shëndet.

"Edhe pse jemi të bindur që nuk ekziston asnjë rrezik për konsumatorët që të justifikojë këtë ndryshim, i kemi kërkuar furnitorëve tanë të ngjyrosësve që të reduktojnë nivelin e përbërjes për të shmangur detyrimin e publikimit të diçkaje që nuk ka asnjë bazë shkencore", ka thënë Diana Garza, një zëdhënëse e Coca-Cola për gazetën britanike "The Guardian"


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons