Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Llamba e perjetshme prej Sun 18 Mar 2012, 13:59

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Ishte një llambë e thjeshtë, që iu dhurua zjarrfikësve për t‘i ndihmuar të gjenin fenerët me naftë në errësirë dhe që atëherë nuk është shuar më kurrë. Ndriçon që prej 1 milion orësh, e zbehtë por besnike, si një “armë” për të luftuar frikën nga errësira të një vendi që sot e adhuron si një mishërim të shpresave të veta. E në fakt, historia e kësaj llambe është thuajse e pabesueshme. Rekord “Guinness” apo thjesht një rastësi e denjë për t‘u ekspozuar në muzeun e gjërave të çuditshme.Ishte prodhuar nga një shoqëri në Ohajo, në konkurrencë me Thomas Edison, “Shelby”. Ajo “flluskë” e xhamtë me një filament karboni në brendësi, është një lutje laike, një kandil që vendi e ndez në momentet e pasigurisë dhe që konsiderohet si shenjë e vazhdimësisë dhe shpresës.Është kujtuar dhe nderuar gjithnjë nga gazetat, radiot e televizionet, sa herë që Amerika kalonte momente të vështira, pasigurie ekonomike, luftërash të hidhura, dhe ka pasur efekte kuruese.
Ushtarët amerikanë vdesin në front, shtëpitë janë shtrenjtuar, bankat rrezikojnë të falimentojnë, por nëse llamba e zjarrfikësve vazhdon të funksionojë, do të kalojë edhe kjo natë, si shumë të tjera.Është varur mbi një kordon 60 centimetra të gjatë, në tavanin e kazermës në numrin 4555 të “East Street”, në Livermore, një lokalitet që bota e ka dëgjuar të përmendet për faktin e vetëm se mban edhe laboratorët e kërkimit më të sofistikuar për armët luftarake të të ardhmes e pra mbyll, si mes thonjëzash ironike, të djeshmen dhe të nesërmen e teknologjisë.
Për herë të parë, për llambën e famshme u shkrua në vitet ‘70, një prej dekadave më të hidhura të pasluftës amerikane, nga një gazetar i lodhur nga lufta, politika e katastrofat, dhe që kish vendosur t‘u dedikohej historive të vogla të jetës.Më pas u rizbulua nga televizionet, revistat e përjavshme dhe tani është “Los Angeles Times” ajo që nxjerr sërish në dritë llambën e famshme. “Si ka mundësi që një llambë e prodhuar në 1901-shin, me mjetet dhe teknologjitë që tani duken primitive, të funksionojë pa u ndalur për një shekull të tërë?”, pyet gazeta.
Janë mbledhur në fakt përreth saj një mori inspektorësh, inxhinierësh, skeptikësh dhe mosbesuesish, dhe të gjithë kanë arritur në një konkluzion: llamba Shelbi prej 4 vatësh funksionon efektivisht dhe pandërprerë që nga janari i 1901-shit.Ekspertët hedhin hipotezën se voltazhi i ulët, pra mungesa e nxehtësisë intensive, dhe montimi perfekt i llambës që garanton vakumin brenda saj, shpeshtësia e filamentit të karbonit dhe fakti që nuk i është nënshtruar tronditjes së ndezjes dhe shuarjes që shkurton ndjeshëm jetën e llambave, mund të jenë sekreti i jetëgjatësisë së saj.Por, zjarrfikësit e Livermorit buzëqeshin para këtyre hipotezave. Për ta, ajo llambë ka fuqi magjike. Nuk është një objekt i thjeshtë, por një relike. “Tek ajo, thotë shefi i batalionit të zjarrfikësve para mijëra vizitorëve që shkojnë ta shohin, ndriçon drita e kolegëve që kanë dhënë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”.
Fakti që ka fuqi mbinatyrore është në fakt një akt besimi i pademonstrueshëm, ashtu si për të gjitha reliket e tjera të famshme. Sot është rreptësishtë e ndaluar të preket. Por, për shumë dekada, kur Shelbi 4 vatëshe ishte një llambë e thjeshtë, i kishte mbijetuar gjithçkaje.
Zjarrfikësit argëtoheshin duke e qëlluar dhe llamba vazhdonte të funksiononte. Ngadalë legjenda filloi të përhapej dhe gjenerata të tëra të rinjsh, të thirrur në shërbim gjatë luftës së Vietnamit, ndaleshin atje vetëm për ta prekur, si për të thithur prej saj një lloj mbrojtjeje magjike. Vetë zjarrfikësit, kur binin sirenat e ndonjë zjarri, e preknin si fatsjellëse.E nisur nga kjo u vendos që llamba të ngrihej më lart, në mënyrë që askush më të mos e prekte. U thirr një elektricist, ekspert, i cili nën sytë e mbushur me ankth të “miqve” të llambës, preu kordonin dhe e rilidhi sërish.Kjo ishte hera e parë, dhe e vetme, që fluksi i elektroneve u ndërpre. Llamba qëndroi e shuar për 22 minuta, por nuk “vdiq”.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons