Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Botët e reja: Sekretet e sistemit tonë diellor

Gjenerata e re e anijeve kozmike është e aftë që të kryejë udhëtime shumë më të largëta nga sa ishte parashikuar para disa vitesh, duke revolucionarizuar kështu njohuritë që kemi për fqinjët tanë më të afërt, planetët që na rrethojnë dhe që si ne ngrohen nga i njëjti Diell.

Sa më shumë që zbulojmë për planetët që sillen rreth Diellit tonë, pra planetët e sistemit tonë diellor, aq më shumë të magjishëm dhe misteriozë bëhen ata.

Vitet e fundit, një numër i madh sondash kozmike të lëshuara nga Toka kanë kryer udhëtime jashtëzakonisht të frytshme në hapësirat e pamata që na rrethojnë, duke sjellë informacione të mrekullueshme, që në vend që t‘i japin përgjigje mijëra pyetjeve të shkencëtarëve mbi përrethësinë, i kanë ngatërruar më keq ato.

Së fundi, astronomët lëshuan në hapësirë anijen "Messenger", e cila do të fluturojë rreth planetit Mërkur dhe do të dërgojë foto të papara më parë të planetit.

Por kjo anije është vetëm nga të shumtat që janë nisur vitet e fundit drejt së panjohurës së madhe të sistemit tonë diellor, por edhe më përtej. Në kohën tonë, anije të pajisura vetëm me kompjuterë të fuqishëm janë të afta t‘i aviten Diellit dhe të kapërcejnë edhe kufijtë e sistemit tonë planetar.

Gjatë këtyre udhëtimeve ato dërgojnë pa reshtur informacione mbi format, përmasat, përbërjet, distancat e planetëve, kometave, meteorëve, satelitëve...

Disa prej tyre ndodhen në rrugëtimin e largët drejt Plutonit, planetit më të skajshëm të sistemit, ndërkohë që disa të tjera shpresojnë të jenë me fat e të marrin me vete pak nga pluhuri misterioz i kometave.

Kurrë më parë në historinë njerëzore nuk janë nisur kaq shumë anije nga Toka për eksplorimin e hapësirës që na rrethon. Ja cilat janë disa nga sekretet që janë zbuluar dhe po zbulohen në rrugë e sipër për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e trupave kryesorë që përbëjnë sistemin tonë diellor, si dhe mënyra se si këto zbulime mund të ndikojnë në të ardhmen e njerëzimit.

Le t‘i marrim trupat me radhë: Dielli Ylli që na ngroh, na ndriçon e na bën të mundur ekzistencën dominon gjithçka në sistemin tonë planetar, duke qenë qendra e gravitetit për çdo objekt që sillet rreth tij. Edhe pse Dielli ka të bëjë me çdo aspekt të jetës sonë, ai mbetet një mister dhe enigmë e madhe.

Për të zbuluar sa më shumë nga këto mistere, nga Toka janë nisur drejt tij një flotë e tërë anijesh kozmike e sondash. Qëllimi i tyre ka qenë të kuptuarit e shumë proceseve që ndodhin në yllin tonë, të tilla si ai i disa reve, që herë pas here prekin Tokën.

Bëhet fjalë për re prej gazi që lëshohen në hapësirë, pas erupsioneve që ndodhin në sipërfaqen e Diellit dhe që ikin prej tij drejt hapësirës e trupave të tjerë qiellorë, me një shpejtësi 2000 kilometra në sekondë. Këto re me peshë disamilionë tonelatash janë të dëmshme edhe për satelitët e sistemet elektrikë dhe ato të radios në Tokë.

Një ndër përpjekjet që merret me studimin e këtij fenomeni janë dy sonda të misionit "Stereo", të cilat ndodhen në afërsi të orbitës së Tokës.

Këto sonda, për nga vetë pozicioni i tyre, bien në kontakt me retë e Diellit dhe mund të përcaktojnë nëse ato kanë marrë rrugën drejt planetit tonë, apo kanë tjetër itinerar. Së fundi, njëra nga sondat mundi që të fotografonte pamjet e para të përplasjes së njërës prej këtyre reve me një kometë. Kur të dy objektet u përplasën kometa e humbi bishtin e saj.

Një tjetër mision i fundit që merret me studimin e Diellit është ai i anijes japoneze "Hinode", e cila ka sjellë në Tokë pamje spektakolare të njollave diellore dhe në veçanti të gazit tepër të nxehtë që ndodhet mbi to. Pikërisht njollat diellore, formimi dhe ndikimi i tyre mbeten një nga misteret më të mëdha të yllit tonë dhe nga objektet kryesore të studimit.

Mërkuri Është konsideruar gjithmonë një planet i çuditshëm dhe misterioz. Mban emrin e lajmëtarit të zotave dhe deri tani, në krahasim me planetët e tjerë të sistemit, është më pak i studiuari, për shkak të vështirësisë së observimit dhe mbi të gjitha vajtjes në afërsi të tij.

Është planeti më i vogël i familjes sonë dhe i vjen rrotull Diellit për 88 ditë. Kjo orbitë e shkurtër bën që ai të jetë në mënyrë të vazhdueshme i ekspozuar ndaj pasojave të rrezatimit diellor.

Të çosh një sondë në Mërkur kërkon një kohë shumë të gjatë, ndërkohë që planetët e tjerë janë më pranë nesh. Së fundi, anija "Messenger" ka qenë e vetmja që është ndodhur më pranë planetit misterioz, duke shënuar kështu edhe rastin e parë të një sonde nga Toka në këto 30 vitet e fundit, që kur kanë nisur eksplorimet në hapësirë që i afrohet Mërkurit. Prej tij kanë ardhur disa foto.

Përshtypja e parë që të jep sipërfaqja e planetit është ngjashmëria me Hënën, edhe pse në fakt në të vërtetë bëhet fjalë për një sipërfaqe krejtësisht origjinale. Mendohet se në të shkuarën e largët duhet të ketë pasur përplasje të fuqishme të shtresave që përbëjnë planetin, ndaj sipërfaqja ka një reliev tepër të ashpër e të çuditshëm.

Kur sistemi ynë diellor ishte ende i ri në moshë, planeti duhet të jetë bombarduar nga kometa dhe asteroide që kanë bërë daljen e magmës nga thellësitë e tij. Më pas, magma ka nisur të ftohet dhe sipërfaqja e Mërkurit ka pësuar çarje dhe hone të thella. Foto të tjera pritet të vijnë në të ardhmen e afërt nga "Messenger".

Nga këto foto, që priten në vitin 2011, do të përpilohet edhe harta e parë e planetit. Venusi Nëse jeni zgjuar në mëngjes, keni shanse të shihni shkëlqimin e Venusit në pjesën juglindore të kupës qiellore. Për të vjetrit, drita e planetit kishte një pastërti unike dhe një mister tipik femëror.

Ky planet është njëherazi edhe më i shndritshmi i qiellit, pas Hënës. E mbështjellë nga një perde resh, të cilat në pjesën më të madhe përbëhen nga grimca acidi sulfurik, sipërfaqja e Venusit dihet pak a shumë nga puna e një sateliti që ka përdorur një radar shumë të fuqishëm.

Në të janë gjetur një numër krateresh të vegjël. Sipas astronomëve, ato janë pasojë e aktivitetit vullkanik, i cili ndodh radhë në planet, por kur ndodh ia ndryshon sipërfaqen.

Venusi ka shumë më tepër kratere se Toka dhe perimetri i tyre shpesh i kalon të 100 kilometrat. Poshtë reve të tij, në pjesën më të madhe, sipërfaqja e Venusit përbëhet nga rrafshnalta vullkanike. Ka dy rajone malore. Pjesa veriore e planetit quhet Ishrat Terra dhe ka afërsisht përmasat e Australisë.

Mali më i lartë i Venusit është pikërisht në këtë zonë, me një lartësi 33 mijë kilometra. Pjesa jugore, ose kontinenti i jugut, mban emrin Aphrodite Terra dhe është më e madhe se veriorja. E vetmja anije kozmike që ndodhet aktualisht në orbitën e Venusit është "Venus Express" e Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Ajo ka regjistruar shumë materiale për planetin dhe një nga zbulimet është gjetja e gjurmëve të oqeaneve që mund të kenë ekzistuar në të shkuarën e largët. Në të shkuarën, atmosfera e planetit ishte shumë më e ngjashme me atë të Tokës dhe, sipas të gjitha shanseve, mund të ketë pasur ujë në sipërfaqe.

Uji mund të jetë zhdukur si pasojë e një efekti serë, pra mund të ketë avulluar, çka mund ta ketë pasuruar atmosferën e planetit me re të dendura dioksidi sulfuri.

Pikërisht këto prodhojnë një nxehtësi të madhe, më e madhja në të gjithë planetët. Hëna Pas një braktisjeje që ka zgjatur disa dhjetëvjeçarë, tani po hyjmë në një fazë të re të eksplorimit të satelitit tonë të vetëm.

Pavarësisht se ajo është afër nesh dhe më e studiuara nga trupat e tjerë qiellorë, shumë mistere mbeten ende të pazbërthyera, madje njëri prej tyre është se nga ka ardhur Hëna? Në orbitën hënore aktualisht ndodhen dy anije kozmike dhe të tjera pritet të dërgohen brenda një kohe të shkurtër.

Njëra është japonezja "Kaguya", e cila u lëshua në shtator dhe përbën misionin më të madh drejt Hënës që pas "Apollos". Paketa e parë e të dhënave pritet të mbërrijë shumë shpejt. Ndërkohë, Agjencia Hapësinore e Japonisë po planifikon edhe dërgimin e misionit të parë me njerëz në vitin 2030.

Edhe Kina lëshoi në tetor sondën e saj "Chang 1". Një nga objektivat e saj është survejimi i sipërfaqes hënore për praninë e helium-3, një formë heliumi i rrallë në Tokë, që është gjetur me sasi të mëdha në Hënë dhe mund të jetë i dobishëm për veprimtarinë tonë në Tokë.

Edhe India ka ambiciet e veta për Hënën dhe sonda e saj, "Chandrayan", do të lëshohet në fund të vitit. Ndërkohë, Rusia, nga ana e saj, kërkon që të rifillojë projektin "Hëna", me lëshimin në orbitë të anijeve kozmike në vitin 2012.

Në mars të vitit 2007, Gjermania njofton se edhe ajo do të lëshojë në orbitë anijen e saj në vitin 2012 dhe ndërkohë britanikët janë në kërkim të fondeve për misionin e tyre. Marsi Romanët mendonin se Marsi ishte një pikë e madhe gjaku që rrinte varur në hapësirë dhe për këtë arsye i vunë emrin e Perëndisë së Luftës.

Në të vërtetë, Marsi është një planet jo i madh dhe shkëmbor, me një përmasë pak a shumë sa ajo e Tokës sonë dhe me një atmosferë të dendur plot re dhe stuhi pluhuri. Ai është planeti që i ngjan më shumë Tokës: ka vullkane, lugina, shkretëtira, kapuçë polarë.

Maja e quajtur Olympus Mons është më e larta e njohur deri tani në sistemin tonë diellor. Për shumë shkencëtarë, Marsi është bota e parë e re, qëllimi kryesor i eksplorimeve. Është shumë i dukshëm në qiellin e natës.

Shihet në verilindje afërsisht dy orë para perëndimit të diellit dhe qëndron lart në qiell deri në orën 23.30. Në orbitën e planetit ndodhen tri anije: "Odiseja e Marsit", "Mars Ekspres" dhe "Mars Orbiter".

Provat e mbledhura nga sondat e mësipërme dhe të tjera të ngjashme me to sugjerojnë se Marsi ka qenë i mbuluar nga uji dhe se aktualisht edhe ai po kalon një fazë problematike me ngrohjen e planetit. Njëra nga sondat sapo ka gjetur shtatë guva në male, të cilat kanë ngjallur interesin e shkencëtarëve në lidhje me mundësinë e ekzistencës së jetës primitive te to.

Tre sondat e mësipërme, në muajt në vijim do të nisin eksplorimin e shtresave të sipërfaqes së Marsit dhe do të sjellin në Tokë materiale që shkencëtarët parathonë se do të jetë shumë interesante, edhe për të zbuluar disa të fshehta të së shkuarës së planetit tonë.

Jupiteri Është bota më e madhe në sistemin tonë diellor dhe është konsideruar si mbreti i qiellit. Edhe pse Venusi është shumë më i shndritshëm, vetëm Jupiteri mund ta sfidojë në qiellin e errët. Planeti nuk ka qenë kohët e fundit shumë në qendër të vëmendjes së sondave. E fundit që u mor me të ishte Galileo.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons