Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Natyra e misterit prej Sat 04 Jun 2011, 15:52

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
NATYRA DHE DOMETHËNIA E MISTERIT NË PËRGJITHËSI

Kush e vështron vetëm pakëz më me vëmendje dhe më gjerësisht vetveten dhe botën rreth vetes, lehtë vëren se e tërë gjithësia është e gërshetuar me fshehtësi të panumërta; lehtë vëren se si bota rreth tij madje zhytet në detin e fshehtësisë.

Ne, për më tepër, flasim për energjinë, mirëpo – çka dimë ne për të? E dimë se është shkaku i të gjitha dukurive në materie – dhe asgjë më shumë. Newton thotë: «Unë e di ligjin e fuqisë tërheqëse (gravitacionit), mirëpo po të më pyeste dikush ç'është kjo fuqia tërheqëse, unë nuk kam asnjë përgjigje». E tillë është (mos)dija jonë për gjithë energjinë në përgjithësi.

Ne të gjithë shohim me anë të dritës dhe në dritë. Mirëpo, ç'është kjo dritë, kush do të dinte të tregonte? Një fizicient kishte thënë: «Drita, kjo dukuri më e thjeshta që na çon në botën e të gjitha dukurive materiale dhe që gjindet në thelbin e të gjitha dukurive materiale, mbetet me thelbin e vet dhe me esencën e vet fenomen i panjohur».

Ne e dimë se procesi i lëvizjes në kozmosin tonë ka filluar para 5-10 miliarda vitesh, mirëpo si është zgjuar materia nga ëndrra e saj letargjike në të cilën deri atëherë ishte, në jetën që atëherë filloi, asnjë fizicient nuk di ta shtjellojë.

Gjatë netëve të bukura të kthjellëta mbi vehte qartë shohim kupën qiellore me ngjyrë të kaltër të mbyllur të zbukuruar me yje.

Për popujt e lashtë mu këto yje ishin një fshehtësi e madhe. Ne mirë i kemi zbuluar dhe kemi «shkelur» në to, mirëpo sa larg është kjo prej njohjes së yjeve dhe gjithësisë! Edhe sa gjëra të shumta janë të fshehura në këto thellësi qiellore, sa miliona trupa të zjarrtë që me miliarda vitesh flakërojnë në pafundësinë e gjithësisë – gjithë kjo për ne është fshehtësi!

Megjithatë në fshehtësi nuk hasim vetëm ndër dukuritë materiale dhe në natyrën e vdekur, por edhe në qeniet e gjalla ku këto fshehtësi janë edhe më të komplikuara.

Edhe vetë fillimi i jetës mbetet për ne fshehtësi.

Edhe nëse e mbështesim ne cilindo sistem,

edhe nëse shmangemi në Zotin apo kaosin,

historinë apo tregimin,

arsyen apo fantazinë,

fillimi i jetës për ne gjithmonë domethënë fshehtësi, fshehtësi aq e madhe sa para saj ndjejmë një nderim të thellë!
Dhe ashtu siç është fillimi i jetës fshehtësi, po ashtu është fshehtësi edhe vet jeta. A thua fshehtësitë pikërisht në jetë – veçanërisht në jetën e njeriut – nuk e kanë gjetur, do të thonim, mu vendtakimin e tyre?

Po, njeriu është plotë me fshehtësi!
Këtu në rend të parë është fshehtësia e zemrës së tij!
E ç'është zemra e njeriut:
gur i ftohtë apo furrë e ndezur,
i plagosur apo që plagosë,
fron i urrejtjes apo tempull i dashurisë?

Këtu është edhe fshehtësia e vullnetit të lirë, kësaj nëne të të gjitha të mirave dhe të gjitha të këqiave, në të cilën prehen të gjitha bekimet dhe të gjitha mallkimet.
E ç'është kjo vullneti i lirë i njeriut?

E dimë se ajo ëndërron për ideale dhe zien baza të errëta,
se ngrit në lartësinë e virtyteve dhe rrëzon në humnerën e së keqes...

E dimë edhe atë se ajo mund të kalojë në karikaturë, atëherë edhe njeriu bëhet karikaturë e njerëzisë...

E kur ajo fiket në njeriun, tretet prej tij njerëzia! Po, por ç'është vullneti i lirë në vetvete – këtë nuk e dijmë!

Në njeriun është fshehtësia dhe arsyeja!

Si arrin kjo arsye nëpërmjet botës së pashme deri te e papashmja?

Si arrin nëpër dukuritë deri te thelbi i sendit?

Si krijon prej qenieve të veçanta koncepte të përgjithshme të këtyre qenieve?
Të gjitha këto janë pyetje në të cilat ne nuk dijmë të përgjigjemi.

Parandjejmë se janë aq të mëdha sa që nuk mund t'i përshkojmë dhe i përjetojmë si thirrje në adhurim. Po e pakufishmja s`mund të rroket apo të shtjerret me intelektin tonë të kufizuar.
Është e vërtetë, syri i mprehtë i shqiponjës sheh nga lartësitë më larg dhe më qartë se sa syri i zogut nga kulmi, mirëpo ekzistojnë kufijt përtej të cilëve nuk kalon as syri më i mprehti.

Ekzistojnë largësi para të cilave mjegullohet edhe syri më i kthjellët.

Fushat e të Pamatshmit dhe të Pakufijshmit paraqesin për intelektin tonë largësi të tilla sa ai (arsyeja/intelekti) nuk i arrin dot sepse e ka pikëmbërrijtjen e vet përtej së cilës nuk shkon. Është i kufizuar!

Që të mund t`i ndiqni këto mendime me një interes sa më të madh, do t`i nxjerr në këtë meditim të parë edhe disa mendime për misterin apo fshehtësinë në përgjithësi.
Ç`është misteri?

Misteri në rend të parë nuk është absurd!

Misteri, absurdi: të paudhëzuarit këto dy nocione me dëshirë i lidhin, mirëpo ato s`guxojnë kurrsesi të lidhen.
Absurdi është një grumbull nocionesh prej të cilëve njëri bjerrë tjetrin.

Misteri, përkundrazi, larg është nga ajo që të jetë pështjellim nocionesh.

Misteri, më tutje, nuk është një vakuum ontik. Vakuumi ontik është mohimi i njëmendësisë (realitetit).

Misteri nuk e mohon njëmendësinë, por përkundër – ai e afirmon atë.
Pra, misteri është e vërteta dhe njëmendësia.
Po, e vërteta dhe realiteti (njëmendësia)!

Mirëpo, prapë:
Jo realitet i pashëm (dukshëm për sytë), por i fshehur, realitet i pazhveshur;

Realitet së cilit intelekti jonë nuk mund t`ia arrijë fundin, të cilin me gjithë orvatjen e tij të ndriçimit dhe shpjegimit nuk mund ta kapë përfundimisht!

Misteri, mund të themi shkurtazi dhe në mënyrë të figurshme, për arsyen tonë është realitet i fshehur apo i maskuar.
Fshehtësia, misterioziteti, heshtësia e njëmendësisë para intelektit tonë – kjo është ajo që përbën thelbin e misterit!
Mirëpo, prej nga rrjedh kjo fshehtësi e sendit, apo ç`gjë i jep një sendi vulën e fshehtësisë?

Prej nga është e mundur që disa sende para nesh qëndrojnë të zbuluara, ndërsa të tjera disi nën një mbulesë.

Për njeriun i cili në jetën e vet nuk llogarit në mister, siç nuk llogarit në asnjë gjë të rëndësishme, i cili në jetën e vet është i kënaqur me të rëndomtën dhe ikën prej gjithë asaj që është jo e rëndomtë, përgjigjja në këtë pyetje paraqet befasi të vërtetë.
Nëse e vështrojmë mirë dallimin ndërmjet gjërave evidente dhe misterit, çka shohim?

Shohim se gjërat e kursyera, të cekëta, të zbehta dhe të dukshme na janë evidente dhe të qarta, ndërsa ato të fshehta paraqesin sende me thellësi jo të zakonshme, gjëra me një njëmendësi shumë të plotë në vetvete, gjëra me dimenzione të gjera.

Një gjë pra, nuk e bënë të fshehtë varfëria dhe thjeshtësia, por përkundrazi, bollëku i njëmendësisë dhe shumësia e qeniesimit (ekzistencës) të cilën një gjë në veti e ka dendur dhe ngjeshur.
Vetëm natyra paraqet për ne një fshehtësi të madhe – një mister.
Përse?

Për arsye se në vetvete ka grumbulluar aq gjëra dhe aq qenie të llojllojshme, me aq ligje të larmishëm, por prapë me aq lidhje dhe thjeshtësi të madhe, sa njeriut s`mund që pas të gjitha hulumtimeve dhe kërkimeve të natyrës të mos i shmanget ajo klithja Du bois Reymonda: «Ignoramus et ignorabimus!» (Nuk dimë, as që do të dijmë ndonjëherë!)

Edhe kupa e qiellit për ne është po ashtu një fshehtësi e tillë – mister.
Përse?

Për arsye se në të nëpër drjetime të panumërta në mënyrë marramendëse ngarendin gjigandë të panumërt masash më të ndryshme, dritash më të llojllojshme dhe shpejtësish më të ndryshme, dhe sërish me një ritëm dhe harmoni aq të veçanësishme sa që para kësaj dukurie barazi mbesin shtang artistët, shkencëtarët dhe vëzhguesit e rëndomtë. Po të ishte në qiell po edhe një yll i vetëm, ai edhe atëherë do të ishte fshehtësi, mirëpo atëherë ndoshta kjo do të zvogëlohej shumë.

Mirëpo një shumicë aq e madhe, dimenzione aq të mëdha, aq shumë shpejtësi, aq shumë zgjatje – këtë njeriun e mahnit dhe e tejkalon.

Nëse vetë materia është mister për njeriun, atëherë kjo është për arsye që pas një sipërfaqeje rrafshore me të cilën ajo tregohet, pas mureve të saja të forta dhe të shtangshme të jashtme, luhet pikërisht vallëzimi i zanave i qelizave atomike.

Dhe pikërisht kjo begati, ky bollëk i qeniesimit (ekzistencës) dhe lëvizjeve që është akumuluar në një atom, e bënë materien për njeriun megjithatë fshehtësi me gjithë progresin e fizikës moderne që sinqerisht e pranon se nuk i mbanë në dorë të gjitha çelsat e atomit. Fshehtësia, pra, do të thotë bollëk esence (ekzistimi).

Ai që e kupton kështu misterin – dhe kështu duhet të kuptohet – ai mund ta kuptojë lehtë domethënien e misterit për njeriun.

Për njeriun, mister domethënë ofrim i një jete më të plotë dhe më të begatshme, sesa njeriu këtë e posedon. Një shkrimtar thotë: “Çdo mister duket absurd, e megjithatë as në jetë, as në art, as në jetën shoqërore – asgjë nuk është më e thellë dhe më frytëdhënëse se sa misteri.”

Hyrja e njeriut në kontakt me fshehtësinë gjithmonë e ka pasë domethënien e përparimit të njeriut. Kështu psh. zbulimi i njeriut i një fshehtësie materiale, gjithmonë domethënë fillim i një epoke të re dhe më të mirë të jetës ekonomike dhe shoqërore të njerëzimit.

Dhe po t`i kishit larguar të gjitha fshehtësitë nga natyra, do ta kishit paralizuar mbarë zhvillimin e njerëzimit dhe do ta kishit bërë ekonomikisht dhe qytetarisht apatik (të venitur), sepse me humbjen e fshehtësisë do të humbiste për njeriun burimi i mënyrave dhe mundësive të reja të jetës.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por megjithatë është e vërtetë: derisa të ketë në materie errësirë, derisa të ketë në natyrë mister, përmbi ardhmërinë materiale të njeriut do të qëndrojë drita.
Dhe sikurse zemra e njeriut, edhe shpirti njerëzor është gjithmonë i shqetësuar nëse nuk e ushqen e Vërteta e pashterrshme, dmth. e Vërteta së cilës intelekti ynë kurrë nuk mund t`ia gjejë fundin, kurrë nuk ia prek kufijtë, nuk ia sheh mbarimin.

Prandaj:
Nuk ka paqe të brendshme,
nuk ka vetëdije të fortë shpirtërore,
nuk ka jetë të fortë dhe të madhe shpirtërore,
nuk ka jetë së brendshmi të frymëzuar dhe të mbushur me admirim, nëse vetëdija jonë nuk është e rrënjosur në mister dhe nëse nga këtu nuk ushqehet.

Përkundrazi, çdonjëri që e ekspozon shpirtin para veprimtarisë së këtyre mistereve, përjeton rilindjen e tij shpirtërore.

Bota e qëmotshme ishte pa mistere. Idea e tij udhëheqëse ishte “njeriu ideal”, idea e humanitetit të kulluar.

“Nos vero iuris germanaeque iustitiae solidam et expressam effigiem nullam tenemus” klith vajtueshëm Ciceroni (Ne nuk kemi asnjë rast solid, në të cilin do të ishte realizuar drejtësia e vërtetë).

Arti i njerëzve të hershëm ka dhënë në të vërtetë forma të ndrequra, por nën këto forma nuk banon shpirti, nuk ndodhet dashuria e devotshme, nuk fshihet liria e vërtetë e brendshme, e cila nuk dridhet para asnjë gjëje as para vdekjes, por përkundrazi, nën ato forma ndjehet frika e robëruar dhe ngrirja para fatit të mërrolur të jetës. Buzëqeshja pa jetë dhe shtëpia e bukur e vdekjes – kjo ishte bota e vjetër.

Shfaqja e misterit, për botën antike do të thotë, siç e dimë, rilindjen e tij.
Luftën kundër misterit e bënë një sasi e caktuar e mendjelehtësisë njerëzore dhe krylartësisës së fryrë.

Hedhja poshtë e misterit gjithmonë domethënë mohim nga një jetë më e begatshme shpirtërore.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons