Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Saturni prej Fri 03 Jun 2011, 20:00

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Numri i hënave 61
Diametri 120.536 ±8 km (ekuator)
108.728 ±20 km (polar)
Sipërfaqja 1 / 10,21
Masa 5,685×1026kg
Koha e rrotullimit (ditë) 10 u 39 m 25 s
Koha e rrotullimit
reth diellit (vite) 10.757,73 ditë (29,45 vite)
Distanca deri te dielli 1,426×109 km
Atmosfera Dendësia, H2, He
Temperatura (përafërsisht) 143 K (-130°C)
Ngjyra E verdhë,
e gjelbërt në drejtim të poleve

Saturni është një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë nga dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit.[1] Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë".
Saturni ka 61 satelitë natyror (plus 3 të tjera të pakonfirmuara akoma) më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit.
Saturni është një sferoid i shtypur në pole, që do të thotë se polet i ka të rrafshuar dhe se fryhet rreth ekuatorit të tij. Diametri ekuatorial i planetit është 120,536 kilometra, kurse diametri polar është 108,728 km; një ndryshim prej 9%. Forma e tij e rrafshuar është e tillë për shkak të rrotullimit të tij shumë të shpejtë, një herë në 10.8 orë Toke. Saturni është planeti i vetëm i Sistemit Diellor që ka dendësi më të vogël se uji. Edhe pse bërthama e planetit është shumë e dendur, Saturni ka një atmosferë të gaztë, kështu që dendësia specifike e planetit është 0.69 g/cm³ (më e vogël se uji). Si rezultat, nëse Saturni do vendosej në një pellg të madh uji, ai do notonte mbi të.

Atmosfera
Pjesa e jashtme e Saturnit është e përbërë 96.7% nga hidrogjeni, 3% nga heliumi, 0.2% nga metani dhe 0.02% amoniak. Gjithashtu ka sasi të vogla të acetilenit, etanit dhe fosfinës.[2]


Reja e parë gjashtëkëndore veri-polare e parë për herë të parë nga Voyager1 dhe më vonë e konfirmuar nga Cassini.
Retë e Saturnit shfaqin një strukturë të fashuar, të ngjashme me fashat e reve të gjetura në Jupiter. Ndryshe nga Jupiteri, retë e Saturnit janë shumë më të zbehta dhe fashat më të gjera në ekuator. Shtresa më e ulët e reve është e përbërë nga akulli dhe është 10 kilometra e trashë. Tempreatura aty është shumë e ulët, reth 250 Kelvin, -10 °Fahrenhajt, -23 °Celsius. Gjithsesi ka kundërshtime nga shkencëtarët rreth kësaj çështjeje. Shtresa më sipër, rreth 77 kilometra e trashë, është e përbërë nga acid hidrosulfurik i bashkuar me amoniak: NH4HS), dhe sipër tij ka një shtresë resh të akullta amoniaku 80 kilometra të trashë. Shtresa më e lartë është e përbërë nga hidrogjeni dhe heliumi, që zgjerohet nga 200 deri 270 kilometra sipër majës së reve prej uji. Aurorat formohen në mezosferën e Saturnit.[2] Temperatura në majë të reve është shumë e ulët, rreth 98°K,-283 °F,-175 °C. Temperaturat në shtresat e brendshme janë shumë më të larta se në shtresat e jashtme, për shkak të nxehtësisë së prodhuar nga shtresat e brendshme.[3] Erërat e Saturnit janë nga më të shpejtat në Sistemin Diellor, duke arritur në shpejtësinë 500 metres per second(1,800 km/h, [4] shumë më të shpejta se ërërat në Tokë.
Atomsfera e Saturnit është e njohur për formimin e reve në formë ovale, të ngjashme me ato më të qarta të Jupiterit. Këto re ovale janë stuhi ciklonike, identike me ciklonet e para në Tokë. Në vitin 1990, Teleskopi Habëll vuri re një re të bardhë gjigante afër ekuatorit të tij. Stuhi si ato të vitit 1990 njiheshin si Great White Spot(Pikat e Mëdha të Bardha), stuhi unike të Saturnit që ekzistuan për një periudhë të shkurtër dhe shfaqen një herë në 30 vjet Toke, gjatë kohës së solsticit veror në Hemisferën Veriore.[5] Pikat e Mëdha të Bardha janë parë edhe në vitet 1876, 1903, 1933, dhe 1960. Nëse ky cikël vazhdon, pritet që një tjetër stuhi do formohet rreth vitit 2020.[6]
Anija kozmike Voyager 1 vuri re një vijë resh gjashtëkëndore afëër polit verior të Saturnit në gjatësinë 78°N. sonda Cassini-Huygens më vonë e konfirmoi këtë në vitin 2006. Ndryshe nga poli i veriut, poli i jugut nuk tregon tipare të reve gjashtëkëndore. Mjaft interesante është se sonda Cassini zbuloi një stuhi të ngjashme me një uragan.
[redakto]Brendësia
Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël shkëmbore në qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e tij arrin deri në 15,000 K (26,540 °F, 14,730 °C). Është aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm herë më shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga Diellit.[3] Bërthama është sa gjysma e madhësisë së Tokës, por është më e dendur. Sipër saj ka një shtresë të trashë hdrogjeni metalik, rreth 30,000 km në thellësi. Akoma më sipër kësaj shtrese ka një pjesë të përbërë nga hidrogjeni i lëngshëm dhe heliumi.[7] Bërthama është e rëndë, 9 deri 22 herë më e rëndë se masa e bërthamës së Tokës.[8]
[redakto]Fusha magnetike
Saturni ka një fushë magnetike natyrore, që është shumë më e dobët se ajo e Jupiterit. Si ajo e Tokës, fusha e Saturnit është një dipol magnetik. Fusha e Saturnit është unike sepse është tërësisht simetrike, ndryshe nga planetet e tjerë të njohur(fusha është ekzaktësisht në vijë përputhje me aksin e planetit). Saturni gjeneron valë radioje, por që janë shumë të dobëta për t'u kapur nga Toka. Hëna Titan rrotullohet në pjesën e jashtme të fushës magnetike të Saturnit dhe shpërndan plazmë në fushë nga grimcat e jonizuara të atmosferës së Titanit.[9]
[redakto]Rrotullimi dhe orbita

Distanca mesatare e Saturnit nga dielli është mbi 1.4 miliard kilometra, 9 herë më shumë se distanca e Tokës nga Dielli. I duhen 29.5 vjet Toke që të rrotullohet rreth Diellit. Kjo njihet si periudha orbitale e Saturnit. Saturnit i duhen rreth 10.8orë Toke për t'u rrotulluar rreth vetes. Kjo njihet si periudha rrotulluese e tij. Duhet ditur që periudha rrotulluese nuk është e njëjtë tërë kohën, kështu që, Saturni nuk rrotullohet në një mënyrë konstante. Periudha rrotulluese e tij varet nga shpejtësia e rrotullmit të valëve të radios të lëshuara nga planeti. Anija kozmike Cassini-Huygens zbuloi se çlirmi i valëve të radios u ngadalësua, kështu që periudha rrotulluese u rrit. Është i panjohur shkaku i ngadalësimit të valëve të radios.
[redakto]Unazat planetare

[redakto]Historia
Saturni është më së shumti i njohur për unazat e tij që lehtësisht shihen me teleskop. Unazat e bëjnë Saturnin një nga gjërat më interesante për t'u parë në qiellin e natës. Unazat u zbuluan për herë të parë nga Galileo Galilei në vitin 1610, duke përdorur teleskopin. Në fakt ato nuk dukeshin si unaza për Galileon, por ai i quajti ato "veshë". Ai tha se Saturni ëeshtë i përbërë nga tre planete që për pak sa nuke prekin njëri-tjetrin. Më 1612, kur unazat përballeshin me cepine Tokës, ato u zhdukën, pastaj u rishfaqën përsëri në vitin 1613, duke e ngatërruar Galileon edhe më shumë.[10] Më 1655, Christiaan Huygens ishte i pari person që sugjeroi se Saturni ishte i rrethuar nga unazat. Ai vëzhgoi Saturnin duke përdorur një teleskop shumë më të fuqishëm se ai i Galileit. Ai tha se "Saturni është i rrethuar nga një unazë e hollë, e rrafshët, që nuk takon asgjë."[10] Më 1675, Giovanni Domenico Cassini zbuloi se unazat e planetit ishin në fakt të përbëra nga unaza më të vogla me hapësirë. Hapësira më e madhe e unazës u emërtua më vonë Divizioni Cassini. Më 1859, James Clerk Maxwell tregoi se unazat nuk mund të jenë solide, sepse janë janë të përbëra nga grimca më të vogla, secila duke orbituar Saturnin, përndryshe, do të ishin të pastabilizuara dhe do ndaheshin.[11] James Keeler studioi unazat duke përdorur një spektroskop në vitin 1895, që provoi vërtetësinë e teorisë së Maxwellit.
[redakto]Tiparet fizike


Saturni i parë nga anija kozmike Cassini më 2007.
Unazat janë nga 6,630 km deri në 120,700 km sipër ekuatorit të planetit. E provuar nga Maxwelli, edhe pse unazat duken solide dhe të pathyeshme kur shihen nga sipër, unazat janë të përbëra nga grimca të vogla të shkëmbinjve dhe akullit. Unazat janë mesatarisht mbi një kilometër të trashë dhe janë të përbërë nga dioksidi i silikonit, oksidi i hekurit dhe grimcat e akullit. Grimcat më të vogla janë sa një pikë pluhuri, kurse më të mëdhatë janë sa një shtëpi.[12]
Hapësirat më të mëdha në unaza janë Divizioni Cassini dhe Divizioni Encke, të dyja mund të shihen nga Toka. Divizioni Cassini është më i madhi, rreth 4800 km i gjerë.[13] Gjithsesi, kur anija kozmike Voyager vizitoi Saturnin më 1980, ata zbuluan se unazat janë struktura më komplekse, të përbëra nga mijëra hapësira dhe unaza të vogla. Kjo strukturë mendohet se ngrihet nga forca gravitacionale e disa prej hënave të Saturnit. Hëna e vogël Pan rrotullohet brenda unazave të Saturnit, duke krijuar një hapësirë mes unazave. Unaza të tjera të vogla e mbajnë strukturën e tyre për shkak të forcës gravitacionale të disa sateliteve, si Prometeu dhe Pandora. Hapësira të tjera formohen për shkak të forcës gravitacionale të hënave të mëdha, por që gjenden në largësi të mëdha.
Kohët e fundit, nga të dhënat e marra nga anija kozmike Cassini, unazat kanë atmosferën e tyre, të pavarura nga atmosfera e planetit. Atmosfera e unazave është e përbërë nga oksigjeni i gaztë dhe prodhohet kur rrezet ultravjollcë ndahen në akull uji në unaza. Reaksioni kimik ndodh mes rrezeve ultravjollcë dhe molekulave të ujit, duke krijuar gazin e hidrogjenit.[14] Përveç gazeve të hidrogjenit dhe oksigjenit, unazat kanë një atmosferë të përbërë nga hidroksidet, por kjo është shumë e rrallë. Ky komponim kimik u vu re nga Toka Teleskopi Hapësinor Habëll.[15]
[redakto]Hënat

Saturni ka të paktën 60 [16] hëna, 48 prej të cilave kanë emra. Shumica e hënave janë shumë të vogla: 33 nga 60 hënat kanë diametër më të vogël se 10 km dhe 13 hëna më pak se 50 km.[17] Shtatë hëna janë aq të mëdha sa për të qenë sfera gati perfekte të shkaktuara nga graviteti i tyre. Këto hëna janë Titani, Rea, Iapetus, Dione, Tetis, Enceladus dhe Mimas. Titani është hëna më e madhe, më e madhe se Mërkuri dhe është hëna e vetme në Sistemin Diellor që ka një atmosferë të trashë dhe të dendur. Hiperioni dhe Febi janë hënat e dyta më t mëdha, me diametër më të madh se 200 km.
Në Titan, hënën më të madhe të Saturnit, në Dhjetor 2004 dhe Janar 2005, shumë pamje afër tij u morën nga sonda Cassini-Hugens. Një pjesë e këtij sateliti, i njohur si sonda Hugens, ka zbarkuar në Titan.
[redakto]Eksplorimi

Saturni është eksploruar për herë të parë nga anija kozmike Pioneer 11, në Shtator 1979. Ajo fluturoi aq afër sa 20,000 km sipër majës së reve. Ajo mori fotografi të planetit dhe të disa hënave të tij, por ato kishin rezolucion të dobët (cilësia nuk ishte shumë e mirë). Pioneer 11 zbuloi një unazë të re, të hollë, e quajtur unaza F dhe zbuloi që hapësirat e unazave të zeza shfaqen të shndritshme kur shihen përballë Diellit, duke treguar që hapësirat ose vendet bosh nuk janë pa materiale. Anija kozmike bëri matjen e temperatures së hënës Titan.[18]
Në Nëntor 1980, Voyager 1 vizitoi Saturnin dhe mori fotografi me rezolucion të lartë të planetit, unazave dhe hënave. Ndryshe nga Pioneer 11, pamjet ishin aq të mira sa të fokusonin tiparet e sipërfaqjes së hënave. Voyager 1 shkoj shumë afër Titanit dhe mori shumë informata rreth atmosferës së tij. Në gusht 1981, Voyager 2 vazhdoj me studimin e planetit. Pamjet e bëra nga kjo zonë hapësinore tregoj se në unaza dhe në atmosferë po ndodheshin ndryshime. Anijet kozmike Voyager zbuluan disa hëna që kryenin orbitë pranë unazave të Saturnit dhe gjithashtu u zbuluan hapësira të reja unazash.


Impresioni i një artisti për Cassinin që orbitohet rreth Saturnit.
Më 1 Korrik 2004, sonda Cassini-Huygens hyri në orbitën rreth Saturnit. Ajo bëri një fluturim afër hënës Febë, duke marrë foto me rezolucion shumë të lartë të sipërfaqjes së saj dhe duke fituar sasi të mëdha informacioni. Më 25 Dhjetor 2004, sonda Huygens u nda nga sonda Cassini përpara se të shkonte dhe të ulej në Titan m On December 25, 2004, the Huygens probe separated from the Cassini probe before 14 Janar 2005. U ul në sipërfaqje të thatë, por komfirmoi se trupa të mëdhenj të lëngshëm ekzistonin mbi hënë. Sonda Cassini vazndoi të marrë informacione për Titanin dhe për disa hëna të akulltaGjeti prova se hëna Enceladus kishte ujë që shpërthente nga gejzerët e tij.[19] Cassini gjithashtu provoi në Korrik 2006 se Titani përmbante liqene hidrokarboni, e gjendur pranë polit të veriut. Në Mars 2007, ajo zbuloi një liqen të madh hidrokarboni me madhësinë e Detit Kaspik pranë polit të veriut.[20]
Cassini vëzhgoi vetëtimat që kanë ndodhur në Saturn që nga fillimi i vitit 2005. Fuqia e vetëtimës u mat dhe ishte 1000 herë më e fuqishme se vetëtimat në Tokë. Astronomët besojnë se vetëtimat se vetëtimat e vëzhguara në Saturn janë më të fortat që janë parë ndonjëherë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Saturni prej Mon 01 Aug 2011, 18:51

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Saturni është një planet i sistemit diellor. Ai është planeti i gjashtë nga dielli.

U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në sistemin diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë.

Për shkak të kësaj, këta katër planetë quhen "gjigantët e gaztë". Saturni ka 61 satelitë natyror (plus 3 të tjera të pakonfirmuara akoma) më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli.

Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit. Saturni është një sferoid i shtypur në pole, që do të thotë se polet i ka të rrafshuar dhe se fryhet rreth ekuatorit të tij. Forma e tij e rrafshuar është e tillë për shkak të rrotullimit të tij shumë të shpejtë, një herë në 10.8 orë Toke.

Saturni është planeti i vetëm i sistemit diellor që ka dendësi më të vogël se uji. Edhe pse bërthama e planetit është shumë e dendur, Saturni ka një atmosferë të gaztë, kështu që dendësia specifike e planetit është 0.69 g/cm³ (më e vogël se uji). Si rezultat, nëse Saturni do të vendosej në një pellg të madh uji, ai do notonte mbi të.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: Saturni prej Sat 02 Mar 2013, 10:49

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Saturni
Saturni për shumë kohë konsiderohej si
mbajtës i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe përqendrim i të gjitha
energjive në vetvete, domethënë përfaqëson integrimin racional në jetë,
vlerësimin e çdo situate, duke organizuar më mirë mbrojtjen e individit.
Saturni është personifikimi i një miqësie të pamundur, nuk arrin t’i
mbajë raportet shoqërore, por ka një forcë të madhe shpirtërore dhe
shumë vendosmëri, kurajë morale dhe inteligjencë. Negativisht, mosbesimi
dhe pesimizmi e nxitin që të marrë masa, duke e shtyrë në një ambicie
të llogaritur, në ftohtësi dhe në mungesë mëshire. Për shumë kohë
Saturni ka qenë i njohur si bartës i fatit të keq. Në fakt edhe traditat
e lidhin me tersllëkun. Materialisht Saturni përfaqëson pleqërinë,
kohën e vetmisë dhe të heqjes dorë nga shumë gjëra. Në trup korrespondon
me skeletin e njeriut, më dhëmbët dhe mëlçinë. Shenja shtëpiake primare
e tij është bricjapi, ndërsa ajo bazë ujori.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons