Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Toka prej Fri 03 Jun 2011, 14:59

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Largësia nga Dielli 150,000,000 km
Shpejtësia orbitale 29.783 km/s
Perioda e orbitës 365.26 ditë
Perioda e rrotullimit 24 orë
Anim - Pjerrtësi 23°27'
Diametri ekuatorial 6,371.0 km
Madhësia 5.976 x 1024
Rëndesa (Toka=1) 1.0
Shpejtësia e largimit 11.186 km/s
Temperatura e sipërfaqes -89° gjer në 57.7° C

Toka (lat. Terra) është planeti i tretë i sistemit diellor. Toka është rreth 4.55 Miliard vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka një satelit i cili quhet Hënë. Supozohet që, krijmi i tokes erdhi si rezultat i ngjarjeve qe pasuan Big Bang-un (Shperthimin e Madh). Sipas kesaj hipoteze, nje yll stermadh, shpertheu du e u ndare ne nje pafundesi copash te cilat me pas krijuan galaktikat, dhe sitemet diellore. ne kete forme u krijua dhe sitemi yne diellor, nga nje grumbullim pluhuri e copas, te cilat duke u sjelle rrotull vetes krijuan Diellin dhe planetet e sitemit te tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilet duke kaluar neper atmosfere digjen. Edhe mosha e tokes eshte percaktuar nga matja e moshes se njerot prej ketyre meteoreve, te cilet sipas supozimit jane pjese e sitemit diellor dhe kane te njejten moshe me token
Forma dhe madhësia e Tokës
Aristoteli (Mendimtar i shquar) me zenien e henes ne te pa nje hark dhe mendoi dhe tha se toka ka forme te rrumbullaket mirepo i pari qe e vertetoi se toka eshte e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i cili udhtoi me anije rreth tokes. Toka e ka përafërsisht formën e topit apo sferës. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka eshtë deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë formën e një elipsoidi i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve pret një rreth ndërsa rrafshi që e pret sipas meridianeve pret një elipsë. Tani egzistojne mjete te shumta qe e vertotojne se toka ka forme te rrumbullaket si p.sh fotografite nga satelitet.
Forma elipsoide e tokes eshte marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit G qe e kishte zbuluar shkenctari anglez Isaac Newton ushtrohen ne te dy polet pra forca gravitacionale e veriut kundervepron me forcen G te jugut ose anasjelltas per kete arsye toka nuk ka form plotesisht rrethore por Elipsoide. Madhësia e tokës është 510 km². 360 km² prej tyre jane te mbuluara me uje kurse 150 km² jane te mbuluara me toke. Rrethi i ekuatorit te tokes eshte pak me i madh se 40,000 km. Rrezja ekuatoriale eshte 6,378 km kurse ajo polare 6,357 km.
[redakto]Lëvizjet e Tokës dhe rrjedhojat e tyre
Toka rrotullohet rreth boshtit te vet dhe rreth diellit. Rrotullimi reth boshtit të vet që sjell ndryshimin e dites dhe te nates quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revulocion si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga te cilen e pershkon toka quhet ORBIT.
[redakto]Ndërtimi i brendshëm i Tokës

Toka mbeshtillet prej atmosferes, e cila kufizohet ne pjesen e poshtme nga siperfaqja e oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e siperme e ngurte e tokes quhet litosferë me nje trashesi deri 200 km. pjesa me e rendesishme e saj eshte "korja e Tokës", trashësia e te cilesj shkon nga 30-60 km. Trashesia e kores ndrzshon duke u rritur ne kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar ne oqeane (korja oqeanike). Kufiri i poshtem i litosferës eshte i ashtuquajturi "kufiri Moho".
Pas ketij kufiri fillon shtrsa e dytë e tokës qe quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtem. Kufiri mes tyre mendohet të jetë në thellësinë 950 km, kurse kufiri më poshtëm i mantelit, aty ku fillon berthama mendohet se është në thellësinë 2900 km. Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja-sfera e dobët).
Pjesa qëndrore e tokës eshtë bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërtama e brëndëshme.
Duhet patur parasysh se për këto ndarje që u përmendën, akoma nuk ka të dhëna material, por ato janë ndarje hipotetike të cilat bazohen kryesisht në të dhënat e nxjerra nga studime gjeofizike.

Relievi i Tokës

Artikulli kryesor: Relievi
Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentet e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit , gjenezës, zhvillimit dhe dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia (greq. ge-Toka, dhe logos-shkencë, dhe morf - formë). Relievi i sipërfaqes së Tokësore është formuar me veprimin e fuqive të brendshme (endogjene), dhe të fuqive të jashtme (ekzogjene).
[redakto]Pedosfera

Artikulli kryesor: Pedosfera
Pedosfera (greq. pedon - dheu), është mbështjellës i dheut - tokës, gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresa e hollë e shkriftë e sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë, sepse shfrytëzohet për kultivimin e bimëve të ndryshme. Formimi i kësaj shtrese të tokës- dheut, varet nga disa faktorë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Toka prej Fri 01 Mar 2013, 12:48

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Nga çka u bë Toka ?
Njerezit primitive mendonin se Toka dhe planetët janë shkëputur nga
Dielli. Sot, shumica e shkencëtarëve janë të një mendimi që planetët, së
bashku me Tokën dhe Diellin janë krijuar në të njëjtën kohë. Një dredhë
e pluhurit dhe reve të gazta janë mbledhur në një hapësirë dhe me
tërheqjen nga qendra janë bashkuar. Nga pjesa më e madhe e reve të gazit
është krijuar Dielli ndërsa nga mbetjet tjera janë krijuar Toka dhe
planetët.
Nga se perbehet Toka ?
Shtresa e jashtme e Tokës përbëhet nga një kore e hollë dhe e
ngurtë me një thellësi prej 30-80 kilometrash. Poshte kores gjendet një
mbulesë e ngurtë pjesërisht e shkrirë. Kjo shtresë është manteli i Tokës
dhe është i trashë rreth 2900 kilometra. Pastaj me ne thellesi ndodhet
pjesa e jashtme e bërthamës së Tokës e përbërë nga metalet në gjendje të
lëngët. Në qendër gjendet bërthama në të cilen metalet me me shumice
jane hekuri dhe nikeli
Sa e vjeter eshte Toka Toka është përafërsisht 4,6 miliard vite e vjetër. Studiuesit e
kanë llogaritur duke studiuar gurë të meteoritëve që kanë rënë në Tokë.
Meteoritët janë copa shkëmbore të krijuara në të njëjtën kohë me Tokën
dhe pjesen tjeter te sistemit Diellor. Ndërsa shkencëtarë te tjere e
kanë gjetur vjetërsinë e tokës sipas kohës që i nevojitet metalit
radioaktiv të Uranit të zbërthehet.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons