Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Të gjithë kanë dëgjuar për qytetin e humbur të Atlantidës. Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin. Në vitin 360 para Krishtit, ai shkroi një libër personazhet e të cilit e përshkruanin Atlantidën si një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra bashkë, që kish ekzistuar 9000 vite më herët m’u përpara “Kolonave të Herkulit”, që ndodheshin në hyrjen për në Detin Mesdhe.

Një teori në lidhje me qytetërimin e humbur të Atlantidës është se ai është rikrijimi i një ngjarjeje historike që ndodhi mijëra vjet para se Platoni të vinte në jetë.Ndarja e Bosforit nga deti i Mesdheut dhe përmbytja e Detit të Zi.

Thuhet se shumë qytetërime mund të kenë lulëzuar në bregun e Detit të Zi në atë kohë, për t’u përmbytur brenda pak kohësh, çka ka mund të ketë shkaktuar që njerëzit të ikin drejt rajoneve të tjera dhe të rrëfejnë variantet e tyre mitologjike të historisë, si më poshtë:

1. Atlantida ishte në Bahamas, Bermude, ishujt Kanarie, etj.
Ideja se Platoni i referohej nj vendi në Atlantik nuk vdes kollaj, e thuajse çdo ishull apo masë toke që shtrihet diku mes bregut lindor dhe Amerikës e Evropës apo Afrikës është supozuar si vendi i kontinentit fantastik të Platonit.
Fatkeqësisht, asnjë prej këtyre ishujve nuk janë aq mbresëlënës në masë apo qëllim dhe as nuk kanë ndonjë të dhënë për të treguar se aty ka banuar një qytetërim i avancuar.

2. Atlantida ishte në Azinë juglindore
Nëse shohim gjeografinë e planetit në kulmin e Epokës së Akullnajave, mund të vëmë re se niveli i oqeaneve ishte disa herë më i ulët atëherë, si rezultat ujit që mbulonte pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut dhe Evropës.
Kështu, mund të shihet se arkipelagu ishullor i njohur sot si Indonezia ishte atëherë një kontinent i plotë, i madh thuajse sa Evropa perëndimore. Klima do ishte perfekte për një qytetërim të ri e madje edhe një të avancuar teknologjikisht sa qytetërimi unë sot.

3. Atlantida ishte vendi mitologjik Mu
Në Azi tregohet një legjendë që të kujton kontinentin e përmbytur Atlantida mbi të cilin flet edhe Platoni. Në Azi qytetërimi i përmbytur njihej me emrin Mu.

Në fillim u tha se kontinenti ka qenë diku në oqeanin indian, pastaj u tha se ka qenë në Detin Paqësor që mund të shpjegohet me përhapjen e kulturës polineze.
Sot, shkencëtarët e hedhin poshtë konceptin e Mu apo të Atlantida dhe Lemurias, si fizikisht të pamundur sepse një qytetërim nuk mund të shkatërrohet në një kohë të shkurtër.

4. Atlantida ishte referencë për kontinentin e lashtë Lemuria
Grekët nuk ishin të vetmit që besonin në një qytetërim të lashtë. India dhe kontinenti aziatik kanë traditën e tyre, sipas së cilës quajnë Lemurian, një qytetërim që ka ekzistuar në oqeanin Indian.
Ideja se një vend i tillë ekzistonte u hodh në shekullin e 19-të nga Philip Sclater. Sipas tij, Madagaskari ose India mund të ketë qenë pjesë e kontinentit të madh që e quajti Lemuria, por nën oqeanin Indian nuk ka asnjë formacion gjeologjik që korrespondon me Lemurian hipotetike.

5. Atlantida i referohej Antarktidës
Sugjerimi se korja e tokës mund të jetë zhvendosur 12 mijë vjet më parë ka ngacmuar imagjinatën e shumë besimtarëve të ekzistencës së Atlantidës.
Sipas Charles Hapgood, për shkak të kësaj zhvendosjeje kontinenti i Antarktidës ka qenë më në veri se ç’është tani dhe i populluar nga një qytetërim i avancuar e ai ishte civilizimi, të cilit i referohej Platoni.
Zhvendosja e menjëhershme shkatërroi qytetërimin dhe e ktheu në akullnajën që është sot Antarktida.

6. Atlantida ishte një rikrijim mitik i përmbytjes së Detit të Zi
Një teori tjetër në lidhje me qytetërimin e humbur të Atlantidës është se ai është rikrijimi i një ngjarjeje historike që ndodhi mijëra vjet para se Platoni të vinte në jetë. Ndarja e Bosforit nga deti i Mesdheut dhe përmbytja e Detit të Zi.
Thuhet se shumë qytetërime mund të kenë lulëzuar në bregun e Detit të Zi në atë kohë, për t’u përmbytur brenda pak kohësh, çka ka mund të ketë shkaktuar që njerëzit të ikin drejt rajoneve të tjera dhe të rrëfejnë variantet e tyre mitologjike të historisë.

7. Platoni i referohej ishullit vullkanik të Terës
Një tjetër teori, për sa i përket natyrës së vërtetë të Atlantidës mendohet se është se Platoni i referohej banorëve të ishullit modern grek të Kretës, të cilët u fshinë nga faqja e dheut kur ishulli vullkanik i Terës, i njohur sot si Santorini, shpërtheu duke prodhuar cuname aq të forta sa për të dëmtuar gjithë Mesdheun.
Një katastrofë e tillë masive do të jetë mbajtur mend në analet e historisë egjiptiane deri sa ka gjetur rrugën drejt mitologjisë së Platonit mijëra vjet më pas.

8. Atlantida ishte një kontinent që ekzistonte në Atlantik
Kjo mbetet teoria më tradicionale deri më sot. Mendohet se Atlantida ndodhej në oqeanin Atlantik dhe u krijua nga shkrimtari i shekullit të 19-të Ignatius Donnelly, në librin e tij të vitit 1882 “Atlantis”.
Në këtë libër mendohej se oqeani Atlantik ishte disa qindra metra i thellë dhe shpeshherë zhvendosej vertikalisht.
Duke qenë se dihej shumë pak për oqeanin në kohën e tij, ajo teori u konsiderua si shumë e gjetur dhe për shumë vetë e besueshme.

9. Atlantida është sajim, por përmbytja e vërtetë
Platoni i është referuar shumë herë një përmbytjeje të madhe që ka ndodhur mijëra vjet përpara kohës së tij dhe që ka shkatërruar pjesën më të madhe të njerëzimit, duke lënë vetëm një pjesë të vogël njerëzish në tokë, sa për të nisur jetën sërish nga fillimi.
Historia e Atlantidës mund të jetë prodhim i imagjinatës së frytshme të Platonit, por ngjarjet nga e cila është bazuar mund të kenë qenë reale dhe një përmbytje masive mund të ketë shkatërruar jetën në tokë mijëra vjet para se ai të lindte.

10. Gjithë teoritë e Atlantidës janë të krijuara
Pozicioni tradicional i mbajtur nga shumë shkencëtarë dhe historianë është se rrëfimi i Platonit mbi një qytetërim të pasur dhe të avancuar ishte thjesht një histori e krijuar për të argëtuar dhe ndriçuar lexuesit e tij për rreziqet e kryelartësisë dhe kthimin e shpinës ndaj zotave.
Sipas shkencëtarëve, këtë e vërteton fakti se Platoni tregon se ishulli iu dha zotit grek, Poseidonit, i cili ra në dashuri me vajzën e bukur të mbretit të parë të Atlantisit të quajtur Atlas.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons