Forumi Kuq E Zi
Kongresi kombëtar i Lushnjes. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kongresi kombëtar i Lushnjes. Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kongresi kombëtar i Lushnjes. Empty Kongresi kombëtar i Lushnjes. prej Mon 02 May 2011, 13:44

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kongresi i Lushnjës ka peshën dhe përmasat e një rëndësie të veçantë për historinë tonë kombëtare. Në punimet e tij, kongresi mori edhe vendime të rëndësisë së veçantë, si ato për organizimin e një kryengritje të përgjithshme popullore kundër pushtuesve të huaj, pra kundër qëllimeve grabitçare të shteteve fqinje shoviniste të cilat pretendonin copëtimin dhe gllabërimin e tokave shqiptare. Ishin vendimet e këtij Kongresi që si rezultat pasuan me lindjen e lëvizjes së fuqishme nacional-çlirimtare në Shqipëri, që në fakt lindja e kësaj lëvizje ishte dhe mbeti domosdoshmëri e kohës e cila e vërtetoi katërcipërisht më vonë ekzistencën dhe veprimtarinë e saj në favor të çështjes kombëtare e politike. Kongresi i Lushnjës punimet e veta i filloi më 21 janar të vitit 1920 të cilat zgjaten deri me 31 janar të atij muaji. Në punimet e Kongresit morën pjesë dhe e përfaqësuan vendin mbi 50 delegatë, ku përfaqësoheshin gati të gjitha viset e Shqipërisë. Në këtë kohë Shqipëria pothuaj se ishte e pushtuar nga forcat e huaja me synime grabitçare, ndërkaq “Konferenca e paqes” e cila u mbajt në Paris (më 18 janar 1919), duke përmbushur ambiciet e mbretërive gllabëruese, miratoi dhe mbështeti pretendimet e tri monarkive fqinje, atë të Italisë, Greqisë dhe Serbisë përkatësisht mbretërisë SKS, për ta ndarë Shqipërinë duke refuzuar kështu kërkesat e delegacionit shqiptar për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e shtetit shqiptar, për të rishikuar kufijtë në favor të Shqipërisë dhe për të përfshirë brenda tyre të gjitha territoret shqiptare të cilat padrejtësisht ia kishin shkëputur Shqipërisë më 1878 dhe më 1913.

Në fakt që nga shkurti i 1919 e gjer në mars të 1920, në Konferencën e paqes rol dominues luajtën: Anglia, Franca, SHBA-të, Japonia, Italia etj. U hartuan disa projekte të cilat shkonin në dëm të së ardhmes politike dhe territoriale të Shqipërisë. Aty u parapa që:
1. të copëtohet shteti shqiptar!
2. të zhduket nga hartat politike evropiane emri Shqipëri!
3. Shqipëria të mos ekzistojë si shtet i pavarur dhe sovran!
4. Ndarjen e Shqipërisë në disa pjesë!- ku do t’i kalohej në sundim e Mbretërisë Serbo- Kroato- Sllovene, Italisë dhe Greqisë.
Kjo pra ishte “drejtësia” e fuqive të mëdha të cilat vepronin në emër të “paqes” atë kohë!, duke i mohuar popullit shqiptar të drejtën e vetëvendosjes dhe të bashkimit kombëtar e territorial që është një e drejtë universale dhe legjitime e patjetërsueshme për popujt që të jetojnë të lirë e sovranë në tokat e veta.
Patriotë e diplomatë shqiptarë të kohës, duke e vërejtur se ekziston rreziku real për një pushtim të plotë të Shqipërisë, si dhe duke e parë se qeveria e përkohshme shqiptare e dalë nga Kongresi i Durrësit (1918), po ndiqte politikën e nënshtrimit ndaj pushtuesve italian, vendosën që të mblidhen për të marrë hapa të mëtejmë për fatin e atdheut. Organizimi i Kongresit iu besua një komisioni me qendër në Lushnjë, ku edhe i mbajti punimet me sukses.
Vendimet e Kongresit kishin një rëndësi të madhe historike por edhe politike për Shqipërinë që hodhën poshtë planet antishqiptare të “Konferencës së paqes” së Parisit dhe ku njëkohësisht u zotuan dhe u betuan që të mbrohej me çdo kusht tërësia territoriale e shtetit shqiptar. Kongresi i dërgoi protestë kryetarit të Konferencës së paqes në Paris ku thuhej prerë se: “Ne shqiptarët jemi gati që të derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë territoriale, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë!”, duke i dërguar edhe notë proteste qeverive të Anglisë, Francës dhe Italisë. Në të njëjtën kohë u miratua edhe akti kushtetues ku u përcaktua sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar, të paraqitura nga organet e zgjedhura që do të kryenin funksionin e kryetarit të shtetit derisa ky të caktohej përfundimisht nga asambleja kushtetuese. Po ashtu kongresi emëroi edhe Këshillin Kombëtar që përbëhej prej 37 vetash e që do të kryente funksionin e parlamentit. Kongresi, hodhi poshtë edhe vendimet e “Konferencës së paqes” si dhe ato të “Konferencës së ambasadorëve të Londrës të vitit 1913”.

Kongresi i Lushnjës, mori vendimin e duhur dhe shumë të guximshëm, kështu duke e larguar Qeverinë e Përkohshme të Durrësit nga skena politike dhe duke emëruar një Qeveri të re e cila do të kryesohej nga Sulejman Delvina. Qeveria e Delvinës, iu kundërvu me sukses politikës shoviniste të shteteve fqinje. Ajo bashkoi nën një pushtet të vetëm pjesën dërmuese të vendit, duke e udhëhequr me sukses luftën për çlirimin e plotë të tokave tona.

http://kuqezi.albanianforum.net/

2Kongresi kombëtar i Lushnjes. Empty Re: Kongresi kombëtar i Lushnjes. prej Tue 02 Apr 2013, 17:51

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Kongresi kombëtar i Lushnjes. Sht%C3%ABpia_ku_u_mbajt_Kongresi_i_Lushnj%C3%ABsKongresi i Lushnjës çeli punimet në 23 janar të vitit 1920 ,
në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të
Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të
kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37
veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina .Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një kongresi
Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes,
më 21 janar të vitit 1920-të.

Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe
aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i
të cilëve ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit
dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë
mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqësues i Prefekturës së
Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e
tyre në atë kongres. Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani ,
që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët
më të mëdhenj. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha
pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e
hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve
nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna
menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28
janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë
nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e
patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes
së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së
Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të
frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos
që t'i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas
formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të
filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë,
vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra,
kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë
të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i
cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja
analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme,
ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se
ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej
Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të.
Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte
vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur
vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të
acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo
kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.
Zgjidhet Senati e qeveria


Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së
Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe
Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në
delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u
mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë,
imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas
kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e
cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë
qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica,
Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc
Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza
Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i
Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi,


Kongresi kombëtar i Lushnjes. 300px-Pas_Kongresit

Kongresi kombëtar i Lushnjes. Magnify-clip
Pas mbledhjes 28 Janar


Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u
mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u
vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në
dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të
vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur
Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.
Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit


Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të
31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u
dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë
të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e
Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori
ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e
kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i
ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një
admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të
Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç.
Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq
me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të
kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane që ishin
akoma në Shqipëri.

Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si
një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat
qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila
ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga
presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e
vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit,
Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat
italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të
qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.
Zogu : Të njihet Kongresi


Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e
Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga
qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu.
Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të
zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë
po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu". Kështu, siç dhe ishte
parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe
njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave
italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza. Një oficer italian
ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të
ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian
duke i thënë : "Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të
Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të
armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte
nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e
Kavajës.

Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë,
duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës
vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësojë shumë qeverinë e
Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta
ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij
një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e
qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej
kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër Kombëtar
atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri.
Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht
dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes.
Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me
Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi
kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve. Me 23 te janarit
qe shkoi u mbush dyzetvjetori i Kongresit te Lushnjes, i cili u mblodh
ne disa rrethana shume te veshtira per kombin tone.
Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por çfarë
shteti ! Gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente
anarkia me e plote : Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte
Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurieret e brendshëm menduan se
gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me
ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim
që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me
hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër
mbas një qëndrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin
se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe
armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël. Një
princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha,
zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në
shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe
vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur
organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.

Me mbarimin e Luftës Botërore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur
akoma : Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte
Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë
e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet
atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te
pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur
njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te
siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme. Në vazhdim te kësaj vije
politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen
Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e
jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën
tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga
lufta si fëmije e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me
duar thate ; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire
ndoshta edhe Shkodrën.

Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes ,
që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar
në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar,
shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kish asnjë përkrahje te
jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës.
Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në
përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish
hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish
një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin ekane megjithe mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e
dredhira, por për te shpallur te vërtetën. Mire po ç’mund te bënte
Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika
s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e
Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur
ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin
vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek
Amerika.
Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku
se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht
një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte
delegacione në Konferencën e Paqes. Jugosllavet ishin në Dibër dhe
here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin
fite dhe bënin ngacmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin
me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në
Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me
atë te Qeverise se Durrësit. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te
intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo
gjendje e turbullt? Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi?
Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 23 te janarit 1920, si
një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes te
dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te
gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar,
t’i jepnin fund anarkisë, te ndërtonin një shtet shqiptar te
përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë
shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te
huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit
shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.
Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime as nga
vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm,
i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu
përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e
fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin
si një force shpëtimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te
asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te
copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te
veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj
statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi
Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu
vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerisë, te
shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Në pak kohe, Qeveria e
Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë
shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te
mblidheshin energjitë e kombit.

Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar
ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet
mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ;
greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani
kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e
kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre
parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe
pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër
ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet
dhe te lëshoje Vlorën. Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin
te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret
e bene fora.
Tërheqja e Italisë nga Vlora
sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte
se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte
me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te
fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur
Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e
përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia
te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është
i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike
imperialiste copëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar
marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e
Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot. Ajo që ka vene në rrezik
ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915)
dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët
ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane. Ndërrimet
here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane
sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve
ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920,
Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua
në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me
vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi
poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e
Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons