Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kuriozitete per kontinentin e Azisë. prej Wed 01 Jun 2011, 21:14

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjeografi: Një vështrim i shkurtër mbi kontinentin e Azisë

Azia është kontinenti më i madh që mbulon 1/3 e sip së Tokës. Ajo ka popullsinë më të madhe, ka vendin më të madh në botë, malin më të lartë dhe liqenin më të madh.

FAKTE NGA AZIA:

1 - Mbulon afro 30% të sipërfaqes së rruzullit tokësor

2 - Numri i shteteve , 48 3 - Shteti më i madh Federata Ruse, (megjithse një pjesë e Rusisë shtrihet në Europë)

4 - Shteti më i vogël , Ishujt Maldive.

5 - Gjuhët, shifra e saktë e panjohur, por më shumë se 200

6 - Popullsia mbi 4 miliardë (Më shumë se 60% e popullsisë së globit)

7 - Qyteti më i madh , Tokio , Japoni

8 - Maja më e lartë , Everst 8848 m , ndodhet në kufirin midis Nepalit dhe Kinës

9 - Lumi më i gjatë , Jance 6.300km , ndodhet në Kinë

10-Liqeni më i madh , Deti Kaspik , që është dhe Liqeni më i madh në botë.

VENDE TË FAMSHME:Mali Pinatubo - Është një vullkan aktiv në Filipine.Ai shpërtheu për të fundit herë në vitin 1991 dhe mbahet mend si një nga shpërthimet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë.

Deti i vdekur - Në të vërtetë , nuk është gjë tjetër veçse një Liqen jashtëzakonisht i kripurnë kufirin Izraelito-Jordanez.Është gjithashtu edhe vendi më i ulët në botë , 400 m nën nivelin e detit.

K2 - Është maja e dytë më e lartë pas Malit Everst, ndodhet në Pakistan.

Gangu - Të lahesh në ujin e tij do të thotë të shlyesh dhe pastrohesh nga mëkatet për shumë aziatikë.Gjithashtu është lumi më i gjatë në Subkontinentin indian dhe i shenjtë për hindutë.Ç'do vit mijra pelegrinë vizitojnë qytetet e shenjta përgjatë brigjeve të tij.


AZIATIKË TË FAMSHËM:

Benazir Bhuto - 1953-2007 , politikane pakistaneze.Bhuto u zgjodh dy herë k/ministre , duke u bërë kështu e para grua që drejtonte një vend mysliman.E megjithatë ajo u vra në vitin 2007.


Juri Gagarin - 1934-1968 , Astronaut rus , ishte njeriu i parë në botë që udhëtoi në hapësirë.

Mahatma Gandi - 1869-1948, Udhëheqës shpirtëror dhe poitik i Indisë , ndihma e tij ishte e jashtëzakonshme për çlirimin e Indisë nga kontrolli i gjatë britanik.


JETA NË AZI:

Në Azi gjen pothuajse gjithçka , pasuri përrallore dhe varfëri të tejskajshme , mënyra moderne dhe tradita të lashta, ekonomi të vogla bujqësore dhe industri të teknologjive mjaft të larta.

TURIZMIVendet më të vizituara janë Muri i Madh kinez dhe Taxh Mahalli në Indi . Ndërkohë që kureshtjen moderne e shuan në Dubai, i famshëm për jetën e natës qiellgërvishësit si dhe vendi ku gjendet hoteli më i lartë në botë.

Mumbai , është qyteti më i madh indian dhe qendra e bizneseve të gjithë vendit si edhe qendra e industrisë ssë filmit që quhet Bollivud , më i madhi në botë.

Mali Fuxhi në Japoni, vend në afërsi të Tokios që japonezët e konsiderojnë të shenjtë dhe shfaqet gati në gjithë pikturat me pesazhe japoneze.

NAFTA

Rreth 80% e naftës që nxiret me lehtësi të madhe nga puset e sajë gjendet në Lindjen e Mesme , ndaj edhe paratë që vijnë nga ajo i kanë bërë mjaft të pasura vendet e këtij rajoni.

BOTA NATYRORE

Tigrat i gjen në pjesën lindore dhe jugore të Azisë.Tigri është një kafshë e rrezikuar ngaqë hapësirat e habitatit e tij janë shkatërruar, por edhe sepse gjuhet për lëkurën e tij.


BUJQËSIA dhe USHQIMI

Afro gjysma e aziatikëve e nxjerrin jetesën duke u marrë me bujqësi .Orizi është kultura kryesore e koninentit , kj kulturë rritet dhe kërkon kushte të mëdha lagështie, orizi përdoret më së shumti në Kinë, Tailandë, Indi dhe shpesh shoqërohet me mish ose perime të skuqura.

TEKNOLOGJIA

Japonia është prodhuesi më i madh në botë i produkteve elektronike.India është nga exportuesit më të mëdhenj të programeve dhe shërbimevetë ndryshme kompjuterike.Së fundmi dhe Kina ka bërë progres jashtëzakonisht të madh në teknologji duke arritur majat e niveleve botërore në disa fusha.

MANIFAKTURA

Shumë mallra që shiten sot në perendim , prodhohen në Azi , Kompani të ndryshme kanë hapur fabrika e tyre këtu sepse krahu i punës është shumë më i lirë.

MUZIKA dhe VALLËZIMI

Aziatikët kanë vallet dhe këngët e tyre tradicionale më së shumti të poemave hindu, zakonisht kërcimet e tyre me anë të gjestikulacioneve të shtatit dhe duarve kallxojnë historinë e pasur të tyre.

E LASHTA dhe MODERNIA

Në Azi , ka mënyra të ndryshme jetese, një pjesë e mirë e tyre jetojnë në qytete të mëdha si Tokio , Pekini , Delhi etj.Ndërkohë në vise të tjera popullsi si ajo e beduinëve jetojnë ashtu siq jetonin të parët e tyre.Ata vazhdojnë të ngrenë çadra duke u zhvendosur nga një vend në tjetrin,në disa pjesë të Mongolisë nomadët jetojnë në çadra prej feltri që quhen jurts. Në Japoni shumica e njerzve jetojnë në blloqe ap moderne dhe vila të shumta.

KURIOZITETE AZIATIKE

Himalajet kanë 14 maja që ngrihen mbi 8000 m.

Azia është vendlindja e gjithë besimeve të mëdha të njerzimit duke përfshirë , judaizmin , krushtërimin, islamizmin , hinduizmin dhe budizmin.

Liqeni më i thellë në botë është Bajkali në Rusi me 1637 m. Ai përmban më shumë ujë se pesë Liqenet e Mëdha në Amerikën e Veriut, të marra së bashku.

Në Japoni , gjenden më shumë se 10% e gjithë vullkaneve që janë aktive të botës. Ajo ka 40 vullkane aktive dhe 148 të tjera të përgjumura.

Sistemi hekurudhor në Indi është punëdhënësi më i madh në botë, ai ka 1.6 milionë punonjës.

GRATË MË TË PASURA

Gjithashtu nga gratë e pasura të botës , vendet e para i mbajnë tre kineze

Yin Zhang, 5.6 miliard $

Yajun Vu 4.1 miliard $

Hong Chen 4 miliard $


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons