Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Dritat e malit Brown jane nje prej legjendave me te famshme te Karolines se Veriut. Ato jane reportuar rreth 12 here neper historite e gazetave. Per to eshte hetuar te pakten dy here nga U.S. Geological Suvey.

Keto drita kane terhequr vemendjen e shume shkencetareve dhe historianeve te ndryshem qe kur inxhinieri gjerman, Gerard Will de Brahm, regjistroi dritat misterioze ne Malet e Karolines se Veriut ne vitin 1771.

“Malet leshojne avuj nitrike qe shtyhen nga ererat dhe kur erera te ndryshme te ngarkuara takohen me njera tjetren, nitrati i natriumit merr flake, squfurohet dhe shkaterrohet,” tha De Brahm, dhe ndoshta ky deri tani eshte shpjegimi me i sakte i bere.

De Brahm ishte nje njeri i shkences dhe sigurisht qe per kete fenomen do te sillte nje shpjegim shkencor. Megjithate shpjegimet e hershme per keto drita ishin qe keto drita ishin shpirtrat e Cheroke dhe Catawba, luftetaret e vrare ne nje beteje antike te zhvilluar ne ate mal.

Nje gje eshte e sigurt: ato drita ekzistojne vertet. Jane drita qe jane pare qe ne kohet me te hershme. Ato shfaqen me intervale kohore te ndryshme ne majen e Brown Mountain – nje mal i gjate, i ulet, prane me kodrinen e Blue Ridge. Ato levizin poshte dhe lart, duken kur shihen ne largesi por zhduken kur jeni duke iu ngjitur malit. Nga Wiseman's View ne malin Linville dritat duken shume qarte. Ne fillim ato duken sikur jane pothuajse sa dy here madhesia e nje ylli nderkohe qe duken ne Malin Brown. Ndonjehere ato kane nje nuance ne te kuqe apo ne blu. Ne netet e erreta ato shfaqen aq shpejt dhe aq te shpeshta sa eshte gati e pamundur qe te arrihet te numerohen.

Nder hetimet shkencore qe jane marre here pas here per te shpjeguar dritat, dy prej tyre jane drejtuar nga U.S. Geological Survey. E para u zhvillua ne vitin 1913 dhe u arrit ne konkluzionin qe dritat ishin fenere lokomotivash nga Lugina Catawba ne Jug te malit Brown. Megjithate tre vjet me vone ne vitin 1916 nje permbytje e madhe e ndodhur ne ate vend kaloi permes Lugines Catawba duke rrezuar urat hekurudhore. U deshen shume jave qe te rregulloheshin te gjitha demet e pesuara dhe qe ne Lugine te mund te hynin serish lokomotivat. Edhe rruget ishin te permbytura dhe linjat e energjise nuk punonin.

Megjithate u pa qe dritat vazhdonin te shfaqeshin si zakonisht. Atehere u be e qarte qe dritat qe shfaqeshin nuk mund te ishin reflektime nga feneret e lokomotivave apo te automjeteve.

Guida per ne Shtetin e Vjeter te Veriut, e pergatitur nga W.P.A. ne vitet 1930, tregon qe Dritat ne malin Brown i kane habitur shkencetaret per me shume se 50 vjet. Po e njejta histori raporton shikime te ketyre dritave ne ditet perpara Luftes Civile.

Indianet Cherokee ishin familjarizuar me keto drita qe ne vitin 1200. Sipas nje legjende indiane, nje beteje e madhe u luftua ate vit ndermjet indianeve Cherokee dhe indianeve Catawba prane malit Brown.

Cherokee-t besonin qe dritat ishin shpirtrat e vajzave indiane qe shkonin te kerkonin neper qidravjecare ne ate vend per te kerkuar burrat dhe te dashurit e tyre qe kishin vdekur ne betejen e pergjakshme.

Ka histori te pafundme ne lidhje me dritat e famshme. Por megjithate ndoshta pershkrimi me i mire eshte “nje grup fantazmash me qirinj qe jane te destinuar qe te marshojne pergjithmone para dhe mbrapa neper mal”.

Dritat mund te shihen qe shume larg. Ndonjehere keto drita mund te ngrihen ne lartesi te ndryshme apo te zhduken me ngadale. Disa te tjera zgjerohen nderkohe qe ngrihen lart, dhe me pas shperthejne ne qiell si nje fishekzjarr por pa ze.

Me vone, ne vitin 1919 ceshtja e Dritave te Malit Brown u vu edhe ne qendren e vemendjes se Smithsonian Institution dhe te United States Weather Bureau.

Dr. W.J. Humphries i Weather Bureau beri investigime dhe raportoi qe Dritat e Malit Brown ishin te ngjashme me driten e Andeve te Amerikes se Jugut. Megjithate kerkimet ne lidhje me keto drita vazhdojne akoma dhe ende nuk eshte dhene nje pergjigje shkencore e besueshme per kete fenomen.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons