Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Bëhet fjalë për datëlindjen e legjendës së kinemasë Charlie Chaplin. Emri i vërtetë dhe vendlindja e legjendës së filmave pa zë Charlie Chaplin mbetet e zhytur në mister, sic deklaron Agjencia e Brendshme e kundërzbulimit në Britaninë e Madhe.

Dokumentat sekrete të publikuar së fundmi deklarojnë se agjentëve të MI5 iu kërkua më 1952 nga FBI për të hetuar origjinën e Chaplin që sipas amerikanëve ishte në fakt agjent i majtë që përdorte një pseudonim e se emri i tij i vërtetë ishte Izraeli Thornstein.
Chaplin, një nga yjet e parë dhe më të mëdha të Holliwood-it i njohur për personazhin e tij “të endacakut “, besohet se u lind më 16 prill 1889, në jug të Londrës. Por, një kërkim shterues nga MI5 nuk gjeti asnjë të dhënë të lindjes së tij askund dhe as ndonjë të dhënë që sugjeronte se gjatë jetës së tij ishte konsideruar ndonjëherë rrezik për sigurinë gjatë jetës së tij bazuar në dosjet sekrete të kundërzbulimit.
Nuk ka të dhëna për asnjë të quajtur Charles ose Izraeli të lindur më 16 prill dhe hetimet e mëtejshme në spekulimet se Chaplin kishte lindur në Francë pranë Fontainebleau gjithashtu nuk u provuan të vërteta. MI5 tha se provat e reja të shfaqura vitin e kaluar sugjeronin se Chaplin ka lindur në një karvan të një gruaje të njohur dhe si “Mbretëresha Cigane” në pjesën qendrore të Anglisë dhe nëna e tij ishte një anëtare e “komunitetit në lëvizje “. Informacioni zbulohej falë një letre, dërguar Chaplinit pak vite para vdekjes së tij në vitin 1977 nga një njeri i quajtur Jack Hill, i cili i thoshte se pronari i karvanit ishte halla e tij.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Chaplin ngjalli polemika me filmat politike të tillë si “diktatori i Madh” një imitim i liderit nazist dhe “Një mbret në Nju Jork”, një satirë për drojën anti-komuniste në Amerikë. Nga 1920, autoritetet amerikane e akuzonin Chaplin si përkrahës i komunizmit, një pretendim që ai gjithmonë e mohoi. Atij iu refuzua kthimi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1953 dhe shkoi për të jetuar në Zvicër. Dosja e MI5 që përfshin deklarata për shtyp, letra për dhe nga ambasada amerikane dhe një telegram për Chaplin nga një agjent sovjetik, tregon gjithashtu se Agjencia Britanike gjithashtu hodhi poshtë pretendimet amerikane dhe përfundoi në vitin 1958 një hetim në bazë të të cilit ai nuk përbënte asnjë rrezik.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons