Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 20 000 Ufo kanë zbritur në Tokë prej Sun 29 May 2011, 11:55

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
20 000 UFO kanë zbritur në Tokë

Ufologjia është një realitet dhe një fushë kërkimesh e mbushur plot me informacione, hamendje dhe, sigurisht, me keqkuptime.

Kjo ndodh para së gjithash nga keqin-fromimi dhe nga një coverup (mjegullnajë), sepse ka 50 vjet që informacioni ufologjik ndikon në opinionin publik përmes mass-mediave, si dhe nga fakti që ufologjia që në hapat e para të saja u fut në kurthin e makinacioneve politiko - ushtarake.

Ufologjia moderne zë fill nga qershori i vitit 1947, në ShBA, mbas përshquarjes tashmë historike të pilotit amerikan Keneth Arnold.

Ai ishte duke fluturuar mbi malet Rainer në shtetin e Uashingtonit, kur befas dalloi 9 objekte të ndritshme në formë të shtypurpetëzake, diskoidale, që fluturonin në formacion, të vendosur në shkallëzim afër tij dhe pa shkaktuar asnjë zhurmë. Keneth pati mundësinë që t’i vëzhgonte për disa sekonda, e më pas ato objekte, “sapo e didktuan”, u larguan me një shpejtësi tepër të madhe.

Aviacioni amerikan prej vitit 1947 u mor seriozisht me këtë problem duke e quajtur madje “Project Sign” dhe “Project Grudge”, për t’i përmbledhur më vonë në “Project Blue Book” që e përballoi prob-lemin e ufo-ve në përcaktime konkrete.

Sipas procesverbaleve, fillimisht sekrete, të Komisionit Robertson, i cili grumbullonte sinjalet e panumërta që vinin nga hapësira qiellore, merrte dhe analizonte sinjalet e UFO-ve që regjistroheshin në atë kohë, në kapërcyell të vitit 1953 u fut në veprim edhe CIA (Central Intelligence Agency).

Kjo u angazhua jo vetëm si shërbim sekret i vendit, por edhe si e interesuar direkt në përdorimin e lajmeve sipas interesit të saj. Megjithatë, problemi i ufo-ve nuk u quajt i tillë për sigurimin kombëtar, ndonëse ishin 10.000 raste, nga të cilat më tepër se 700 shkencërisht të pashpjegueshme, të regjistruara në “Project Blue Book”, të cilat u lanë më-njanë, por edhe vetë “Project Blue Book” u pezullua.

Astrofizika moderne vlerëson rreth 400 miliardë trupa qiellorë në Galaktikën tonë, dhe si tek e kona ka me miliarda trupa të tjerë në galaktikat e tjera të panumërta, pra, nuk jemi i vetmi dimension fizik i gjithësisë që ka veç të tjerave edhe energjinë jomateriale të Krijuesit.

Në fund të fundit çdo popullatë ka të drejtë të informohet për realitetin që na rrethon, evolucionet që ndodhin dhe që janë argumente studimi.

Babai i ufologjisë moderne është astrofizikani i shquar amerikan me origjinë polake Joseph Allen Hynek, i cili fillimisht drejtonte “Project Blue Book”, por më vonë u shkëput nga ky dhe themeloi në vitet gjashtëdhjetë Qendrën UFO Studiuese të tij së bashku me kolegë të tjerë. Punoi me pasion deri në fund të vitit 1986, kur vdiq.

Në Zvicrën italiane ekziston prej vitit 1995 CUSI (Centro Ufologico della Zvizera Italiana) edhe ky ent privat që ka president znj. Kandida Mamoliti, docente gjuhe me angazhim të vazhdueshëm shkencor.

Simpoziumi i 9 - të Botëror mbi UFO - t u mbajt në mars të vitit 2001, në Republikën e San Marinos, e cila prej vitit 1998 i ka paraqitur zyrtarisht një apel OKB - së.

E ashtuquajtura “Kartë e San Marinos” i kërkon shtetit të kësaj Republike të Titanit, që t’ia paraqesë OKB - së themelimin e një Agjensie ose dikasteri të Kombeve të Bashkuara për të përballuar, bashkërenditur dhe popullarizuar e botuar rezultatet e kërkimeve lidhur me objektet fluturuese të paidentifikuara dhe me dukuritë e përafërta, ashtu siç ka këshilluar edhe Vendimi 33/426 i marrë gjatë Mbledhjes Plenare të Sesionit të 87 - të të OKB - së më 17 dhjetor 1978, me propozim të delegacionit të Grenadës.

Por ai u bllokua 20 vjet më parë, sepse pikërisht sapo OKB - ja do ta zyrtarizonte, në Grenadë ndodhi një grusht shtetit (!), që përfshiu edhe Karaibet.

Inisiativa sot mund të merret dhe të zbatohet në Republikën e San Marinos dhe kërkuesit kanë rënë dakord për:

a) mundësinë e natyrës teknologjike jotokësore të UFO - ve në gjysmën e fundit të shekullit që sapo shkoi;

b) rritjen e interesimit të publikut në të gjithë botën për këtë çështje;

c) nevojën e një studimi shkencor ndërdisiplinor të hapur ndaj kërkesave civile ndërkombëtare

Për OKB - në është parashikuar Qendra Ndërkombëtare e Përhershme e Dokumentimit mbi UFO - t e San Marinos me mbështetjen e një Komiteti Ndërkombëtar me pjesmarrjen e personaliteteve të shquara botërore.

Mbledhja e San Marinos, që zgjati prej 16 deri me 18 mars 2001 dhe ku vërshuan studiues dhe akademikë nga 15 vendet më të civilizuara në botë, ishte ngjarje e rëndësishme për të gjithë ufologët.

Dita e parë e simpoziumit iu kushtua Projektit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës SETI (Search for Extraterestrial Intelligence) për kërkimin e jetës inteligjente në hapësirë, pioner i së cilës ka qenë astronomi Frank Drake.

Me këtë rast përmendim radioteleskopët gjigantë e shumë të kushtueshëm të ARECIBO - s, me të cilët që prej disa vjetësh po përpiqen të kapin radiovalë që vijnë nga hapësira e gjerë, të cilët do të dëshmonin për ekzistencën e jetës inteligjente.

Ky projekt padyshim është ambicioz dhe i vështirë, sepse nëse qytetërimet e tjera të gjithësisë do transmetonin radiovalë, do të ishte i vështirë komunikimi me ta me sistemin metodologjik të sotshëm.

Për shembull, po të ekzistonte një qytetërim 100 vjet dritë larg tokës, dhe t’i duhej të transmetonte gjithandej sinjale me radio, do të nevojitej një fuqi prej 66.000.000.000 vatësh për të mundësuar marrjen e sinjalit në tokë nga një antenë me diametër 300 metra (!)

Gjurmë të shumta e të pashpjegueshme dallohen në zona të ndryshme të globit të cilat të habisin me simetrinë e tyre.

Ndonëse na vijnë kumte nga lashtësia si dhe nga tekstet antike të popujve të Mesopotamisë, duke filluar nga shumerët, keltët, asiro - babilonasit, egjiptianët, nga esenët e Lindjes së Mesme, nga popujt e Amerikës Qendrore, si: inkasit, maja - t, astekët, nga tribuja Hopi etj, përsëri USAF me gjakftohtësi i quan UFO, pikërisht ata vizitorë që dikur i quanin krijesa të ardhura nga qielli.

Fizikani holandez Altjo Haselhoff ka shpjeguar rezultatet e kërkimeve të veta duke u nisur nga crop - circles ose ato që quhen piktograme të shtypura në grurë.

Që prej 20 vjetësh numri i zbulimit të tyre po rritet gjithnjë e më shumë, duke arritur kështu, në mbi 20 mijë raste në 20 vende të botës. Të shpeshta janë në Anglinë e Jugut, pikërisht ku shtrihej dikur mbretëria e mbretit legjendar Artur dhe e kalorësve të tij, pra aty ku dikur ndodhej Graali i Shenjtë.

Këto vizatime kanë të bëjnë me simbolizmin universal me fenë që i thonë “religio”, pra lidhje me origjinën. Shkencëtari Haselhoff ka shpjeguar se këto nuk mund të relizohen me mjetet tona, por kanë të bëjnë me vibracionet e shkaktuara nga sferat energjetike që çlirojnë UFO - t, që lëkunden mbi grurë duke u lakuar sipas një programi të caktuar.

Nuk dëmtojnë asgjë, por ndryshojnë strukturën e kokrrave në ridimensionimin e tyre. Pra nuk kanë qenë dy pensionistë britanikë Dave Chorley dhe Doug Bower që me kosë (!) i kanë krijuar këto figura gjeometrike me një përsosmëri të lartë vizatimore, siç dezin-formohej nga ata që nuk besojnë në asgjë!

Surpriza e simpoziumit është fotografi meksikan Carlos Diaz, i cili arriti të shpjegojë me fakt të fotografuar me një hark kohor prej 20 vjetësh në Tepoztlan të Meksikës rastet të kontakteve të tij me qeniet e dritës që udhëtojnë nëpër hapësira kozmike shumëdimensionale dhe që prej 500 vjetësh zbresin në luginën e Tepoztlan - it.

Kontakti i tij i parë ka qenë në 1981, kur në afërsi të pyllit Ajusko fotografonte natyrën i ngarkuar nga firma ku punonte si fotograf. Buzë rrugës, ku po bënte gati aparatin fotografik, ai dalloi një dritë të fuqishme ngjyrë portokalli që i krijoi dyshimin se kishte rënë zjarr.

Më pas konstatoi se drita kishte formë disku. Drita reflektohej mbi Guard - rail dhe mbi mbulesën e makinës së tij. Carlos bëri edhe fotografi të tjera dhe më vonë u kthye shpejt tek ai vend deri sa arriti të ketë një kontakt të plotë e të vërtetë, ose siç përshkruhet në ufologji, një kontakt të përafruar të tipi 4.

Brenda 20 vjetësh vazhduan shumë kontakte të tjera, përmes të cilave Carlos pati mundësinë të fliste me të mistershmet krijesa të dritës, që ishin ulur gjatë shumë shekuj udhëtimesh për eksplorimin e planetit tonë, dhe zbuloi bukurinë e jashtëzakonshme dhe dallimin biologjik të tyre.

Në fakt ata e duan shumë planetin tonë, nuk janë agresivë dhe na këshillojnë që ta respektojmë dhe ta riekuilibrojmë natyrën tonë, florën dhe faunën së cilës i kemi shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Ata na këshillojnë që të mos humbasim kohë, sepse nga ndotjet që bëhen çdo ditë do vijë një kohë që planeti ynë të bëhet i pabanueshëm.

I gjithë materiali fotografik dhe filmik i Carlos Diaz u analizua në detajet më të vogla nga ana e prof. Viktor Quezada dhe grupi i tij kërkimor pranë Universitetit Meksikan, si dhe nga shumë shkencëtarë të nivelit botëror, të cilët nuk gjetën as më të voglin manipulim.

Më shumë se 60 % e popullsisë së Tepoztlanit i ka parë ato objekte misterioze dhe i ka përshëndetur përzemërsisht e me respekt këta fqinj të largët që vijnë nga hapësirat shumëdimensionale. Carlos u ftua në anijen kozmike dhe pranoi të shndërrohej në dritë, në energji drite.

Në rrëfimin e tij ai tregoi se gjatë kohës së shndërrimit të tij në dritë, ai pati ndijimin e një dashurie të pafund që e bëri më të ndjeshëm pas kontaktit. Qeniet e dritës i thanë që edhe ata vetë e kishin kaluar atë shndërrim duke kaluar një evolucion transformimi nga materia solide e atomit në pjesëza drite.

Kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme për njerëzit, sepse një ditë njerëzimi mund të tejkalojë kufinjtë e jetës duke e kaluar pragun e vdekshmërisë aktuale, e cila shkaktohet nga shkalla jo plotësisht e zhvilluar e ndërgjegjes.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: 20 000 Ufo kanë zbritur në Tokë prej Sun 29 May 2011, 18:06

Vizitor


Vizitor
A cme vdiqe me keto ufot ne gjume do me dalin : :0q0: :

3 Re: 20 000 Ufo kanë zbritur në Tokë prej Sun 29 May 2011, 20:04

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ska gale po he se je goc e fort ti. : :0q0: :


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: 20 000 Ufo kanë zbritur në Tokë prej Sun 29 May 2011, 21:31

Vizitor


Vizitor
si more qekam goc e fort un? un i kam frik kurse ti tallesh. Ajde rri ktu me mua qe mos te kem frik dhe posto cfar te duash pasaj.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons